Një biznesmen vlonjat me emrin Ardi rezulton të jetë i implikuar me bandën e bombave C4, pasi dyshohet që përmes Andon Erjon Mëhillajt, ka porositur të dyshuarin si vrasës me pagesë, Julian Sinanajn, të ekzekutojë J. Metushajn, një eksponent i njohur në qytetin e Vlorës.
Edhe pse i identifikuar nga Prokuroria për Krime të Rënda, biznesmeni nuk është vënë në pranga.
Në dosjen e prokurorisë hidhet dritë dhe mbi detaje të vënies së eksplozivit në shtëpinë e Ardian Kollozit, kandidatit për deputet të Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës dhe njëkohësisht kryetar i PD-së në këtë qark.
“Nga verifikimet e kryera në vendngjarje ka rezultuar e provuar se në pallatin në të cilin është vendosur lënda plasëse e llojit tritol në sasinë 600 gramë, e aktivizuar kjo lëndë plasëse me fitil zjarrpërcjellës, është shkaktuar një dëm material me vlerën e 8.350.000 lekë të reja”, shkruhet në dosjen e siguruar nga GSH.
Gjithashtu, në dosje zbardhen pjesë të dëshmisë së Julian Sinanajt, i cili drejton gishtin drejt Marion Mitros, si porositës i lëndës eksplozive që u zbulua në makinën e prefektit të Qarkut Vlorë, Besnik Dervishi.
Sinanaj u ka rrëfyer hetuesve për këtë rast, se me Mitron ka komunikuar përmes e-mailit, dhe pasi e ka prodhuar bombën me telekomandë, ia ka dorëzuar 42-vjeçarit.
Pas arrestimit të Julian Sinanajt, prefekti i qarkut të Vlorës, Besnik Dervishi ka marrë një mesazh në celularin e tij nga Marion Mitro, pikërisht njeriu që dyshohet si porositës i lëndës eksplozive që u zbulua në makinën e tij. Mitro i kërkonte që të takoheshin, por pa dhënë ndonjë sqarim të mëtejshëm.
Prefekti Dervishi rezulton se nuk i është përgjigjur këtij mesazhi.
Shif sa qenka dëmi ndaj Kollozit, po në Gërdec sa ishte dëmi??
tik-pyete shokun e rames delijorgjin ai e din-ke degjuare qe rama te permende delijorgjin.po te shikone holle holle do del qe porosites i gerdecit eshte rama e ruqi.
@ ari
………aaaaarrrrrriiiiiiii jo pa rradhe se mbetesh ne klase dhe jo per cdo gje se na u bere si SALA …..po ja merr madje dhe atij kompetencat duke folur per gjithcka
O ari, kujdes se mos te shtojne ndonje germe perpara
Ne Vlore problemi eshte i qarte. Segmente kriminale, qe per perfitimet e tyre, kane qene prane PS-se ne Vlore, por jo partia socialiste, jane te implikuar ne keto ngjarje. Kjo deri tani deshmohet me porositesit per vendosjen e tritolit ndaj z. Derrvishi, ndaj z. Kollozi.
Kaq e pati dhe Ardi Kollozi. Ky biznesmeni me emrin Ardi eshte Ardi Kollozi.