Gjermeni prezanton në Berlin platformën ‘Imazhi i ri turistik i Shqipërisë’

6 Mars 2014, 19:32Kronika TEMA

Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni prezantoi para mediave ndërkombëtare në Berlin platformën “Imazhi i Ri Turistik i Shqipërisë”.

Gjermeni, e cila ndodhet në Gjermani në krye të përfaqësisë shqiptare në Panairin e Turizmit në Berlin, bëri të ditur nismat e ndërmara nga ministria që ajo drejton, për përmirësimin e legjislacionit dhe rritjen e cilësisë së shërbimit në zonat turistike.

Gjermeni gjithashtu shfrytëzoi këtë takim me gazetarët për t’i ftuar ata dhe turistët gjermanë, të vizitojnë Shqipërinë.

“Shqipëria është një vend që ka një potencial të madh turistik dhe që dallohet për mikpritjen,” vlerësoi ministrja Gjermeni duke theksuar se promovimi i imazhit të ri të Shqipërisë, synon të tërheqë më shumë turistë dhe të rrisë kohëqëndrimin e tyre në Shqipëri.

Të pranishëm në konferencë ishin ambasadori i Shqipërisë në Berlin, Artur Kuko, drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Julinda Dhame, dhe përfaqësuesit e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.

Gjatë dy ditëve të Panairit të Berlinit, ministrja Gjermeni dhe delegacioni që e shoqëron, zhvilluan takime intensive me operatorë gjermanë të turizmit, investitorë potencialë, takime me deputetë të Bundestagut dhe përfaqësues të shtypit.

Duke vlerësuar bashkëpunimin me GIZ në Shqipëri për sektorin e turizmit, ministrja Gjermeni u shpreh se bashkëpunimi Shqipëri-Gjermani po konkretizohet edhe me projekte konkrete në disa fusha.

6 komente në “Gjermeni prezanton në Berlin platformën ‘Imazhi i ri turistik i Shqipërisë’”

  1. Analisti Politolog Cim Nurellari says:

    Alo, alo,
    nje zile biciklete,
    cilen nga ne, ‘ka bere ai per vete…

    1. Cufja says:

      shqiperia ka vende shume te bukra turistike, vetem se sjan ditur te mirembahen,, dhe Ministrja e re kete po ben,, po mundohet te forcoje turizmin

      1. Cufja says:

        lokacioni i shqiperise do te thote shume per ne,, bravo ministria qe po e ve ne dukje dhe po zhvillon turizmin

        1. eftiu says:

          ,e ane te ktyre nismave te domosdoshme,, shqoiperia do ndryshoje per mire

          1. turi says:

            keto jane vepra te mira, qe deshmojne per mire per qeverine

  2. Shqiperia i ka te gjitha kushtet per tu bere ne te
    ardhmen nji vend i shume vizituar prej botes.
    Kuptohet ,duhet shume pune ,ne shume drejtime.
    E para ,,,,,,komunikimi , kultura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje