VIDEO/Sekuestrohet një arsenal armësh, 3 në pranga

9 Mars 2014, 08:44Kronika TEMA

Një arsenal armësh dhe municionesh u sekuestruan nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Policia e Gjirokastrës në kuadër të operacionit të koduar ‘Subashi’. Burime policore bënë të ditur se gjatë operacionit u sekuestruan 3 armë automatike kallashnikov, 18 predha të granat hedhëse së bashku me mbushjet, 1500 fishekë model 56 , 130 copë fishekë pistolete dhe një armë gjahu teke. Sipas policisë në pranga kanë rënë dy vëllezërit Oltjan dhe Ylber Imaj përkatësisht 25 dhe 30 vjeç si dhe 20-vjeçari Taulant Dauti. Tre personat në momentin e arrestimit ishin duke lëvizur të armatosur nga fshati Shtëpëz drejt Subashit. Policia ndaloi automjetin ku udhëtonin 3 të rinjtë pas 2 orë ndjekjeje. Sipas policisë, nga kontrolli i ushtruar në banesën e tre të arrestuarve u bë e mundur gjetja e arsenalit të armëve. Tre të rinjtë akuzohen për veprën penale të “Prodhim dhe mbajtie pa leje të armëve luftarake dhe municioneve krye në bashkëpunim”.

3 komente në “VIDEO/Sekuestrohet një arsenal armësh, 3 në pranga”

  1. 13th Floor Elevators says:

    -një arsnela- tek titulli = metatesis

  2. United Kingdom says:

    Ska gje se dalin prap me korrupsionin qe kemi.

  3. tourkofagos says:

    keta jane gyzelet….kusare,kriminel,grabites,perdhunues,mashtrues etj.
    o Zikeeeeeeeeeee,te dhjefsha rracen………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje