Naço: Korrupsioni, problem serioz për drejtësinë. Çefa: Publiku s’ka besim

7 Mars 2014, 11:42Kronika TEMA

Forcim të pavarësisë së institucioneve të pavarura dhe luftë ndaj korrupsionit.

Këto ishin porositë që ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, bëri ndaj trupave gjyqësore në analizën e zhvilluar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Naço theksoi se korrupsioni në drejtësi mbetet një problem serioz, ndërsa shtoi se duhet të forcohet pavarësia e institucioneve të drejtësisë.

“Gjykata e Tiranës është në fokus për shkak të perceptimit të publikut, duhet punë më e madhe për ndryshimin e mendimit. Vendimet gjyqësore duhen shpallur brenda afateve dhe duhet transparence më e madhe, pasi është në nivel të ulët. Në portalin online të Ministrisë së Drejtësisë, ankesat për gjyqësorin janë të shumta. Duhet të forcojmë pavarësinë e institucioneve të pavarura në vendin tonë”, theksoi Naço.

Kryetari i Gjykatës së Tiranës, Fatri Islamaj, ka kërkuar rritje të numrit të gjyqtarëve dhe të personelit.

Sipas tij, problem mbetet mungesa e sallave të gjyqit dhe seancat vazhdojnë të bëhen në zyra. Gjithashtu Islamaj vlerësoi edhe punën e bërë në këtë gjykatë.

“Është bërë punë e mirë për të plotësuar kushtet e infrastrukturës e sigurisë në gjykatë. Publiku ka akses të plotë në punën e institucionit”, u shpreh ai.

Nënkryetari i KLD, Elvis Çefa, ndërsa e cilësoi Gjykatën e Tiranës si mjaft të rëndësishme, theksoi se duhet punuar për të rritur besimin e publikut tek drejtësia.

“Gjykata e Tiranës është mjaft e rëndësishme. Publiku nuk ka besim tek drejtësia, por duhet punuar për ta ndryshuar këtë gjë.  Publiku ka nevojë për transparencë, prandaj dhe duhet përmirësuar mënyra e drejtimit të një procesi gjyqësor. Gjykata nuk duhet të përdoret si taktikë mbrojtjeje nga palët në proceset gjyqësore”, tha ai.

6 komente në “Naço: Korrupsioni, problem serioz për drejtësinë. Çefa: Publiku s’ka besim”

  1. Kendveshtrim tjeter says:

    Kodheli po merret me pastrimin e teritorit te Shqiperise,per luftuar korupsionin duhen struktura te reja,te pakoruptuara!
    Semundja e korupsionit ne drejtesi eshte shume e perhapur,nuk ka “antibiotik” dhe vaksine ta kuroj,pervecse terapise gjithperfshirese per largimin e te koruptuarve.
    Deri tani dhe ata qe ka kapur emisioni Fiks Fare,nuk pranojne se jane te koruptuar,korupsionin nuk e pranon asnjeri,por leket i pranojne te gjithe.
    Korupsioni nuk luftohet me te koruptuar!

  2. Gezimi says:

    Skandali me i madh ishte kur u kap burri i botes me bllok e laps ne dore, dhe nuk i hyri gjemb ne kembe! Cfare kerkoni, drejtesi? E pamundur ne kete vend!

  3. bravo Nasip djali,luften kunder korupsionit po e zhvilloni shume mire dhe keshtu vazhdoni.LSI e vetmja forc politike qe do ta coj kete vend perpara,lavdi komisarit legjendar Ilir Meta.

  4. SC says:

    Me te pavarur se jeni o Nasip Bajga nuk ka ku shkon me te presesh te rregullosh drejtesin ti dhe shefi yt eshte si te shpresosh te fluturoj gomari

  5. dajti says:

    z minister ,mos piqni qiqra ne hell ………..perse nuk e informove popullin ,cfare mase u mor per gjykatesit eapelit te vlores ??????kush eshte ber kryetare e gjykates ? nje e pa afte dhe e koruptuar …qe pazaret e gjyqeve ja ben burri dhe kunatetrit ….qe jane te lidhur me krimin ////prandaj mos mashtroni me …..as nje perpjkje nuk ka rendesi …kur nuk jep rezultat ………crendesi ka fjala korupsion ..kur pas gjithe asja buje ,,,nga apeli i vlores …asnjerit nuk i hyri gjemb ne kembe ….kjo do te thote qe rrenjet ekorupsionit fillojne nga lart …..dhe ska si ndodh ndryshe …motivi eshte i qarte :hani ,ju na jepni dhe ne ….. ligjet ,jan evetem per te varfrit …..dhe ashpersia etyre eshte katastrofike …vetem perte varfrit ….pa tjeter …numri i pa te denuarve te pasur …plotesohet me numrin ete denuarve te varfer ….se domozdo ….nuk do ti nxjerin te gjithe te pafajshem ……..

  6. popolo di paskuqani says:

    Gjyqtaret dhe prokuroret duhen votuar nga populli. Me deputetin qe ne e votojme nuk na lidh asgje. Per cdo problem qe i lind njeriut ne kete jete do te perplaset tek prokurori dhe gjykatesi.
    Çeshtja e afatit te mandatit etj.. le te diskutohen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje