Një kuti kartoni ka terrorizuar punonjësit e një banke në Shkodër, ndërsa ka alarmuar policinë e këtij qyteti.
Sipas A1Report, kutia ishte përpara derës së filialit të bankës.
Kaq ka mjaftuar dhe forcat e policisë bllokuan lëvizjen e mjeteve dhe të qytetarëve për disa minuta. Pasi bënë verifikimet, u konkludua se kishim të bënim me një alarm fals për bombë.
Por kjo situatë duket se ka shtuar të sëmurët mendorë në Shqipëri.
Deklarata vjen nga psikiatria në Qendrën Komunitare të Shëndetit Mendor Nr. 3, Ariana Reli, e cila për GSH thotë se janë shtuar ndjeshëm njerëzit me probleme mendore.
“Është e vërtetë që jemi ne profesionistët, të cilët përpiqemi të “gërmojmë” për të gjetur problematikat që e kanë shkaktuar ankthin dhe jo rrallëherë, në marrjen e historikut të problemeve, janë gjetur edhe si faktorë precipitues ngjarjet e fundit që kanë të bëjnë me shpërthimet me tritol, me vrasjet, me aksidentet që jo rrallë herë publikohen nga media.
Normalisht ne e hapim televizorin për të parë diçka, për t’u relaksuar e që do na kompensojë gjithë ngar-kesën e ditës dhe papritur gjejmë të tilla lajme dhe aq më tepër, kur janë lajme që venë në dilemë ekzistencën e individit dhe sigurinë e jetës. Në këto kushte, sigurisht që mekanizmi i parë që do të shpërthehet është ankthi”.
KE TE DREJTE MI DOKTORESHE,PO POPULLI SHQIPTAR NUK PO E NDERGJEGJSON VETEN,MENDON SI TE TERORIZOJ NJE POPULL,KU TE KETE DICKA PER TE VJEDHUR,KU KA NDONJE MAKINE PER TE DJEGUR,DHE NUK PO MENDOJN ASPAK PER NJEREZIT E SEMURE DHE ME PROBLEME.
KENI 23 -VJET NEN TERRORIN PSIQIK QE KY I CMENDUR ME PARTINE E TIJ PO USHTRON TERROR NE ATE POPULL DHE JU SOT NDJET SIMPTOMAT !!!
PO JOZI DO TI MBYLL SYT NE PODJUME FEMIJVE DHE LER VESHET
TE LIRE SE CFAR QIT PREJ GOJE NJI I CMENDUR NJI SHPELLAR QE TERRORIZOJ KTE VEND NE CDO ASPEKT TE JETES ?!