Naço: Gjithëpërfshirje për rritjen e besimit në sistemin e drejtësisë

14 Mars 2014, 17:57Kronika TEMA
Naço: Gjithëpërfshirje për rritjen e besimit në

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, vlerësoi si shumë të rëndësishme përfshirjen e të gjithë aktorëve në rritjen e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë dhe shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare, në drejtim të përmbushjes së të gjitha ndryshimeve reformuese për arritjen e këtij qëllimi.

Naço po zhvillon një vizitë zyrtare në Austri ku është takuar me homologun e tij Wolfgang Brandstetter.

Kontributi i Ministrisë austriake të Drejtësisë në reformën e sistemit të drejtësisë, veçanërisht në krijimin e një sistemi të ri për vlerësimin e gjygjtarëve dhe prokurorëve ishin temë e takimit midis dy ministrave.

Ministrat Naço dhe Brandstetter kanë diskutuar edhe mbi mundësinë e nënshkrimit të një marrëveshje bilaterale bashkëpunimi në fushën e drejtësisë, për të cilën ekspertët e të dyja vendeve do të nisin punën në nivel teknik. Gjatë takimit, ministri Naço vlerësoi bashkëpunimin me prokurorinë e krimit ekonomik dhe korrupsionit në Vjenë si dhe shfaqi interes për  mundësinë e instalimit të Sistemit Informativ të Drejtësisë (RIS) në Shqipëri.

Ndërsa është ndalur në nevojën e asistencës në drejtim të reformimit të sistemit gjyqësor, Naço theksoi rëndësinë e konsolidimit të bashkëpunimit të mëtëjshëm për të mundësuar forcimin e shtetit të së drejtës.

Ministri Brandstetter është shprehur i gatshëm për nisjen e një bashkëpunimi në nivel teknik që do të krijonte mundësinë e trajnimeve dhe shkëmbimit të eksperiencës, duke garantuar rritjen e standardeve në sistemin e drejtësisë.

Brandstetter e ka vlerësuar integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian si përmbushjen e një aspirate që ka mbështetjen maksimale të Republikës Federale të Austrisë.

Në vijim të takimeve zyrtare, gjatë vizitës së tij në Austri, Ministri Naço është pritur edhe nga Presidenti i Gjykatës Kushtetuese Gerhart Holzinger.

Ministri Naço e ka njohur Holzinger me nismat te cilat janë planifikuar në kuadër të reformimit të sistemit gjyqësor në vendin tonë, pjesë e të cilave është edhe reformimi i Gjykatës Kushtetuese.

Naço e informoi Holzinger se për realizimin e të gjitha reformave është kërkuar edhe asistenca e Komisionit te Venecias, ndërsa ka vlerësuar si mjaft të rëndësishme ngritjen e grupit këshillimor i cili pritet të japi ekspertizën e tij mbi të gjitha zhvillimet e mëtejshme të sistemit të drejtësisë.

“Duhet të kapim kohën e humbur dhe ndihma juaj do të ishte më vlerë të jashtëzakonshme në këtë drejtim. Puna juaj është një shembull mjaft i mirë, i cili duhet ndjekur për arritjen e rezultateve pozitive”, u shpreh Naço.

Në këtë kuadër, Holzinger ka shprehur vullnetin për të dhënë ndihmë në reformimin e sistemit të drejtësisë shqiptare drejt konsolidimit të shtetit ligjor.

6 komente në “Naço: Gjithëpërfshirje për rritjen e besimit në sistemin e drejtësisë”

  1. jakob says:

    Dy institucionet me te respektuara ne shqiperi
    jane shendetesia dhe drejtesia,,, pyet nje here
    popullin se cfar mendon dhe do ta kuptosh zoti
    minister qe ja ke fut kot per te folur kot fare.

  2. Kendveshtrim tjeter says:

    Nje nga provat qe drejtesia te rrite besimin,eshte denimi i vrasesve te 21 janarit dhe Gerdecit.
    Keto ngjarje jane guri i proves per drejtesine,ne te kundert do shikojme nje drejtesi qe do merret me zbatimin e urdherave te titullarve,per te denuar disa ordinere.

  3. gjithe perfshirje me skrapallinj
    ik ore plehre se ju jeni njelloj si tropojanet

  4. Edi Tirane says:

    ja ku mbaroi edhe drejtsia , nji kafe me limon dy pordhe ne pej me rigon , jepini doren njeri tjetrit e futni lekte ne xhep ,,, sa mire, ne do iu bejme komente nga me te bukrat , vetem merrni lek ju, urime urime, se na kenqet me pallavra

  5. SC says:

    Drejtesi nuk ka pas e nuk ka ky vend po kur e perfaqeson ti more Naco me duket se drejtesia eshte dhjere e tera sa pastrimi duhet te filloj duke te hequr ty si mutin me te madh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje