Në dy operacione kryer pas mesnate, Policia e Tiranës ka arrestuar 2 të dënuar me rrezikshmëri të lartë. Shkëlqim Alushi, i cili përdorte edhe identitetin Nufka Reçi, është vënë në pranga nga skuadra operacionale. 47-vjeçari është i dënuar me 25 vite burg, për vrasje në bashkëpunim.
Alushi kishte mundur disa herë t’i shpëtontë arrestimit nga policia.
Alushi, i njohur me pseudonimin Reci, në 11 mars 2005, në vendin e quajtur Kodra e Kuqe Zall-Herr, në ambjentet e lokali, pas një debati për motive çastit me Albert Gjokën, ka vrarë me arme zjarri Arben Zgurin, ushtar me pagesë në Repartin Ushtarak 1400 si dhe ka plagosur Albert dhe Kujtim Gjokën. Pas ngjarjes, autori i krimit Shkëlqim Alushi ishte larguar me një autoveturë me targa TR 1918 E, e cila u gjet e braktisur në afërsi të vendit të ngjarjes.
Në kuadër të operacionit të koduar “Sfida e fundit”, u arrestua edhe i kërkuari tjetër Albert Hoxha, i cili u kap në ambientet e banesës së tij në fshatin Kashar, Tiranë.
Hoxha në 22 prill 2007, në Kashar, pas një debati për motive të dobta, në bashkëpunim me Ilirjan Hajdarin, kanë tentuar të vrasin me thikë Nriçim Lleshin dhe Ilirjan Kamberin. Gjykata e Tiranës e ka dënuar atë me 20 vjet burgim.
po mire duhet te vinte partia socialiste qe gjithe keta kriminele te kapeshin,gjithe keta trafikante te kapeshin,cfare bente qeveria demokratike gjate ketyre 8 vjeteve apo thjesht i jepte garanci mos cani bythe se ju mbron doktori nga malsia,se ashtu jane mesuar maloket me ligjet e xhungles.
se kam kuptuar asnjehere pse ja ulin koken aq barbarisht.
ca kuptimi ka se mar vesh. shtaze te cmendur.
si duket do e kene mare kete metode barbare nga policia serbe dhe maqedonase kur arreston shqiptaret.