“Thuaj vëllezërve të vijnë në Siri, të marrin rroba e xhepin plot se është vështirë”

22 Mars 2014, 10:10Kronika TEMA

“Thuaj vëllezërve që vijnë këtej, të marrin rroba dhe xhepin plot se është e vështirë…”

Kështu e nis bisedën e tij Hasan Korvafaj me imamin e vetëshpallur të xhamisë së Mzezit, Bujar Hysa, i cili ndodhet prapa hekurave, si i dyshuar për rekrutimin dhe dërgimin e besimtarëve myslimanë shqiptarë për xhihad luftarak në Siri.

Biseda është përgjuar nga policia dhe ndodhet e zbardhur e plotë në dosjen e Prokurorisë për Krime të Rënda, e cila po heton lidhur me grupin e personave që dërgonin besimtarë në Siri.

Sipas organit të akuzës, ata luftonin për llogari të organizatës Al-Nusra.

Edhe pse në dosje nuk saktësohet, kjo mendohet të jetë ndër bisedat e fundit telefonike që Hasan Korvafaj ka zhvilluar me imamin e vetëshpallur para se ai të vritej gjatë luftimeve në Siri.

GSH ka mundur të sigurojë pjesë të dialogut mes Korvafajt dhe Hysës, ku besimtari i vrarë në Siri, i lutet imamit të vetëshpallur të xhamisë së Mzezit, të porosisë besimtarët e tjerë që do të bëheshin pjesë e luftimeve, që të merrnin rroba dhe para, duke e cilësuar “se është vështirë”.

“Shtëpitë, dua t’i shes ato që kam atje, se dua t’i blej këtu. Deri në 40 mijë dollarë jepe”, shprehet Korvafaj, i cili lë të nënkuptohet se ndodhet në gjendje të vështirë për lekë.

Bujar Hysa i përgjigjet që “jam keq pas operacionit”, mesa duket duke e lënë të kuptojë se nuk ka mundësi ta ndihmojë vetë.

Në një telefonatë të përgjuar po atë ditë, Hasan Korvafaj shpreh shqetësim lidhur me një prej miqve të tij në Shqipëri, i cili sipas tij, e ka mashtruar lidhur me çmimin e shitjes së shtëpive.

“Më duket se ai po më mashtron. Mua më thotë i shita 30 mijë, ndërkohë i ka shitur 100 mijë”, thekson Korvafaj, i cili pak ditë më vonë ka gjetur vdekjen.

Hasan Korvafaj ka udhëtuar drejt Sirisë në korrik 2013.

Bashkë me të drejt vendit në luftë kanë udhëtuar dhe bashkëshortja dhe tre fëmijët e tij.

Zyrtarisht thuhet se Hasan Korvafaj ka gjetur vdekjen, ndërsa gruaja dhe fëmijët e tij ndodhen në Siri.

12 komente në ““Thuaj vëllezërve të vijnë në Siri, të marrin rroba e xhepin plot se është vështirë””

  1. Bubureci Kolorados says:

    Heqte kemben zvare.

    1. sh q i p says:

      epo, me kembe te mbare. per hajer ishalla. jo vetem familjet , po edhe fisin. e dini ç’po me shkon ne mendje. assadi ka rene dakort te eliminoje lendet helmuse me ndhmen e perendimit, ne kembim keta i çojne keta mjekroshat qe ti eleminoje assadi. pune me mend dhe e paqme.

  2. TheAtheist says:

    Te lumte pushka o Bashar al-Assad! vazhdo me kete ritem se hero do te konsiderohesh ne Shqiperi.

  3. sali taleban berisha says:

    PO PASTROHEN ISLAMIKET E SHPELLARIT Berisha PO IKIN PER LESH KARI NE SIRI:

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Ky Bashari po me fillon ta pelqej..Po heq mbetjet tokside nga Shqiperia..

    1. mirel says:

      Po paska harruar kundragazin

  5. Shqip says:

    Po pse ore Hasan korbi shkaterrove jeten tende. Ishe zotri ne punen tende me biznes me shtepi me shok e miq. Shkove si qeni ne vesht ngele si kermat ne toke te askujt. Pervec te tjerash shkaterrove edhe jeten e femijeve duke i marre me vete. Tani edhe Valin (gruaja e Hasanit) do ta punojne “vellezerit” musliman se besoj akoma e ka bukurin qe kishte.

    1. Nabukodonosor1 says:

      Shume e drejte.

  6. Ku eshte shteti qe nuk i kap keta kriminel kanibal qe manipulojne me keta te mjere, qe i shesin ata, ua shesin shtepite, e i vrasin si qen.Ku eshte ky shtet shkerdhate qe nuk i merr ne mbrojtje qytetaret e vet nga keta monstrum te qelbur.Shtet i plehut.

  7. tourkofagos says:

    O Zikeeeeeeeee,nisu per ne Syria mor gyzel,por vec marmides mbush edhe xhepin me leke se nuk ia del dot……..

    1. mirel says:

      kujdes ti muti i grekut se te marrin per taleban para Zikes.

  8. vasil says:

    Pse na turproni o plerat e shqiperis?Qe me shume jeni xhihadiste se shqiptare sa kure kalojme neper rruget e tiranes e shofim perce e mjeker ciapte e alkaiedes na duket vetja sikur jemi ne kabule te afganistanit Ja ne emer te perces imamet e vetshpallur po ju cnderojne grate e vajzat Yshttttttttttttttt gomer qe po ju heqin prej kapistre mafiozet e alkaedes Po ku keni pare e lexuar ne kuran ju mo plera qe te kete xhihad e vrasie I lini rehate myslimanet e ndershem te predikojne kuranin ashtu sice e ka krijuar i madhi zote

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje