Shkodër/ Plumb kokës tregtarit të duhanit

21 Mars 2014, 10:10Kronika TEMA

Një 48 vjeçar është qëlluar mbrëmë rreth orës 22:30 me plumb në kokë në qytetin e Shkodrës.

Ndue Çini, i njohur si tregtar duhani, u qëllua dy herë nga një person, i cili i kishte zënë pritë para banesës.

Çini ndodhej në makinë dhe kishte ngadalësuar për të hyrë në shtëpi, ndërkohë që edhe fliste në telefon.

Ai nuk ka pikasur asnjë që t’i afrohej dhe ka qenë i shkujdesur kur autori me pistoletë në dorë i është afruar te dera e makinës.

Autori e ka qëlluar dy herë dhe ka përfituar nga errësira për t’u larguar.

Duket se ai e ka menduar të vdekur 48-vjeçarin, i cili është transportuar nga familjarët në spitalin e Shkodrës.

Mjekët e urgjencës bëjnë me dije se gjenda e tij është shumë kritike.

Mësohet se Ndue Çini merrej me tregti cigaresh dhe duhani të grirë.

Po ashtu në bashkëpunim me vëllezërit ai kishte në pronësi disa dyqane në qytetin e Shkodrës.

1 komente në “Shkodër/ Plumb kokës tregtarit të duhanit”

  1. dp says:

    Duhani i demshem per shendetin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje