Prokuroria e Tiranës pezullon hetimet për humbjen e portofolit të deputetit të ndjerë të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, i cili humbi jetën në një aksident rrugor më 20 nëntor 2013.
Lajmi konfirmohet për GSH-në nga zyrtarë të prokurorisë, të cilët thanë se nga hetimet nuk u bë i mundur zbulimi i autorit apo autorëve të vjedhjes së portofolit të deputetit të ndjerë.
Hetimet për vjedhjen e portofolit u zhvilluan krahas atyre për të hedhur dritë mbi shkaqet dhe rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti që i mori jetën Sokol Olldashit.
Muaj të tërë hetime nuk kanë dhënë rezultat, ndaj për këtë shkak prokuroria ka vendosur ta pezullojë dosjen dhe t’ia delegojë Policisë së Tiranës, për të kryer hetime të mëtejshme. Aktualisht, dosja mund të konsiderohet pa autor dhe mund të rihapet nëse gjenden fakte apo prova të reja.
Ndërsa nuk është hedhur dritë mbi zhdukjen e portofolit, organi i akuzës është duke hetuar për të zbardhur aksidentin e ndodhur mbrëmjen e 20 nëntorit, ku makina luksoze me të cilën udhëtonte deputeti doli nga rruga dhe i shkaktoi vdekjen.
E vrau saliu ate.. e qeroi
E qeruamn te tijet ate
andi-e vrau rama me tahirin dhe i vodhen portofolin si hajna qe jane-polici i tahirit kishte pare portofolin ku u zhduk.mos valle negjmija e futi ne vagin kur polici i tahirit po ruante.
“Aksident” rrugor????
po cilin vrases ka gjetur prok?.une mendoj ,ai qe ka vrare ka vjdhur dhe portofolin ,se portofoli nuk eshte zog e fluturoi,por ne nuk kemi as prokurori as sherbim intelixhent,as din e imam,kemi arritur ne nje pike ,ku thuhet ,te vret naten e te qan diten.
Gjyna,per nje portofol,me i marr jeten nje njeriut.
aty ku vrasja eshte ne nivelet elarta te shoqerise, nuk eshte eveshtire te gjendet por nuk duan ta gjejne.ky eshte sistemi yne me mire nje thesare sesa nje mik…
Fatkeqesia e Olldashit ishte se dinte shume ,po ashtu edhe Poni.Familja nuk ishte e qete per sa kohe keta jetonin.Ka akoma te tjere qe dijne shume aq sa per te komprometuar familjen ?-Koha do ta tregoje se kush akoma do te pesoje ndonje aksident dhe kush ndonje infarkt .
Po vendin e aksidentit kush e dogji disa dite pas aksidentit? Apo dhe kjo nuk u gjet?
Koment per Z,Kozeta Mamaqi,nena e te ndjerit,Sokol Olldashi.
E shikon se si po lozin me dinjitetin dhe personazhin e djalit Tuaj ,banditet e politikes shqiptare .E vrane dhe e percollen ,gjoja me nderime shteterore, per te mbyllur gjithecka…..
– Vetem Ti ,Kozeta Mamaqi e kishe ne dore qe ta zbardhje te verteten e vrasjes makabre qe i bene djalit Tuaj .
Ne momentin qe ishe ne makinen me arkivolin e birit Tuaj, te devijoje rrugen dhe ta fusje ,trupin e pa jete ,te Sokolit ,direkt tek ambasada Amerikane ose ajo Italiane, me qellim qe ti behej autopsia dhe ekspertiza ligjore e sakte, ketej ne Itali apo ne Amerike .
Qe ate dite te ishe larguar qe nga ata sende qe flasin,se njerez nuk jane ….
Jam i bindur,qe nqs Ju ,familjaret e Tij ,do te beni percapje ,per te zbardhur te verteten e vrasjes te Sokolit, do te merni pergjigje qe Biri Juaj ka bere krime te renda ne Shqiperi…..
si kunder pergjigje te kerkesave te drejta dhe njerezore te Tuajat .
Ashtu duhet te beja more bir. Te me kishe shkruar me pare. Faleminderit qe nuk fyen kujtimin e djalit tim te shtrenjte si keta ta tjeret me lart. Te ruajte zoti dhe ty si Kolin.
Ngushullime zonja Kozeta per humbjen e pariparueshme te Kolit ! Me sa po lexoj”Ceshtja Olldashi”
do te perfundoje si ”Ceshtja Sabiel” ?!
Pershendetje miqesore nga larg !