Nëntë persona janë plagosur mëngjesin e sotëm në një aksident rrugor në Shkodër.
Një familje me 3 anëtarë dhe 6 ushtarakë janë plagosur pasi automjet e tyre janë përplasur me njëri tjetrin në Kryebushat të Shkodrës.
Të plagosurit janë drejtuesi i njërit prej mjeteve Sokol Hasmekaj, bashkëshortja e tij 47-vjeçarja Blerina Hasmekaj dhe djali i tij S. Hasmekaj.
Gjithashtu të plagosur kanë mbetur edhe 6 ushtarakët Gentian Rrahmani 25 vjeç, Sevahir Mataj 26 vjeç, Sytki Zaganjori 59 vjeç, Genci Leka 26 vjeç, Edmond Zhupa 34 vjeç dhe Pashk Matjashi 53 vjeç.
15-vjeçari S. Hasmekaj dhe tre nga ushtarakët e plagosur janë dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë për një ndihmë më të specializuar.
Ushtarakët e plagosur janë vizituar në spitalin e Shkodrës edhe nga Ministra e Mbrojtjes, Mimi Kodheli e cila garantoi shërbim të plotë ndaj tyre.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, por policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
te droguare ushtaraket e kodhelit pas aksionit per pastrim.teze shofera ka vu kodheli aty.
Detyrimisht ç’do asksident rrugor të konsiderohet veper penale si “tentative per vrasje” e qellimeshme dhe ai qi shpallet fajtore të denohet ne baze të atij neni. Vetem keshtu do të para ndalohen aksidentet auto të cilat rrjedhin nga papergjegjshmenia e drejtuesve të mjeteve.