Dajti vazhdon të tërheqë zvarrë drejtësinë shqiptare

29 Mars 2014, 20:33Kronika TEMA

Gjykata e Krimeve të Rënda u është rikthyer sërish emrave të avokatëve kryesisht, të dorëzuara nga Dhoma e Avokatisë, por sërish gjykimi i të pandehurit Dritan Dajti vijon të dështojë, duke shënuar 264 seanca të bllokuara.

Por, duke qenë se edhe me rifreskimin e listës së avokatëve nuk u gjet nje zgjidhje, mësohet se e vetmja mundësi shikohet ndryshimi i ligjit, ku do të tentohet të forcohet roli i avokatit në Komisionin Shtetëror të Ndihmës Juridike.

Kryetari i Gjykatës së Krimeve të Rënda, Sandër Simoni, thotë për Top Channel se gjyqtarët nuk kanë asnjë zgjidhje tjetër përveçse t’i referohen kësaj liste të re me avokatë, të dërguar nga Dhoma e Avokatise.

“Shumica prej tyre, siç jam informuar nga gjykata, nuk pranojnë që të bëjnë mbrojtjen e të pandehurit, duke nxjerrë si argument pamjaftueshmërinë e eksperiencës profesionale në trajtimin e një çështjeje të tillë delikate”, tha Simoni.

Po përse asnjë avokat nga lista nuk pranon të mbrojë Dritan Dajtin?

“Mendimet tona i kemi hedhur dhe do t’i kërkojmë Ministrisë së Drejtësisë që të bëjë analizën e rastit në fjalë, në mënyrë që të bëhen ndërhyrje të efektshme për të gjetur një zgjidhje juridike, e cila siç duket nuk mjaftohet vetëm me fortësimin e procedimit disiplinor apo me rritjen e autoritetit të gjykatës. Duhet sjellë një zgjidhje institucionale dhe juridike, një zgjidhje tjetër ligjore dhe për mendimin tonë është një fortësim i kompetencave të Komisionit Shtetëror për Ndihmën Juridike nëpërmjet kategorisë së avokatëve, të cilët të jenë të angazhuar në kohë të plotë pranë këtij Komisioni”, thotë Simoni.

Nga ana tjetër, në rrugë jo zyrtare mësohet se mes avokatëve që kanë dalë para Komisionit të Disiplinës të Dhomës Kombëtare të Avokatise, njëri prej avokateve ka deklaruar se kishte refuzuar të mbronte Dajtin, pasi ishte kërcënuar, por për këtë dëshmi të avokatit nuk ka kanë nisur ende hetimet.

Një tjetër çështje që po mban peng drejtësinë është ajo ndaj ish-komandantit të Gardës së Republikës, Xhahit Xhaferri dhe vartësit të tij, të cilët po gjykohen në mungese prej vitesh për ngjarjet e vitit 1997. Ky proces gjyqësor për vitin e kaluar ka shënuar 105 seanca të bllokuara, që të gjtha të zvarritura për shkak të mosgjetjes së adresave të dëshmitarëve.

14 komente në “Dajti vazhdon të tërheqë zvarrë drejtësinë shqiptare”

  1. tourkofagos says:

    pune korrakesh,varu ziken…..
    shtet bourdelo………..

    1. jakob says:

      Edhe ty te pelqenka shume ky shtet
      burdello, se nuk le rast pa e komentuar.

    2. Tironci Lugano says:

      Sa te pelqen dhe ty “bourdelo”

  2. jakob says:

    Edhe ne kete rast me siguri eshte faji
    i presidentit Nishani, dhe jo atyre qe
    bejne pazare politike me sistemin e drejtesise.

  3. Ledio says:

    mjer taksapagusit .

  4. Treviso says:

    Drejtesia ka 23 vjet qe ka humbur ne Shqiperi. Kjo drejtesi qe ka humbur
    eshte zevendesuar me drejtesine e Leke Dukagjinit.
    Thone se Rilindja do beje drejtesi! Dhe kjo Rilindje, me shpejt u plak se lindi. Cfar drejtesie do presim prej kesaj Rilindje te plakur pa filluar pune. Qytetareve po i humb durimi me premtimet e dhena nga Rilindja.

  5. iliri says:

    Ah ti je rrot .ari mor qyq. Si nuk tu mbyll kjo goj e qelbur por ngele vetëm tu shajt.

  6. joni says:

    TUORGOFAKOS NA I SHPIFE KET INTERNETIN SA FUTESH TI KETU SIKUR FUTET ZGJEBJA KUDO FUT TURIT PLUS FLET FJAL PA LIDHJE DHE SHQIP SADO QE KE MESUAR PRAP KEPUT FJAL PA KUPTIM DHE FLET PA LIDHJE NE VEND TE BESH ANALIZA TE NGJARJEVE DHE TE FLASESH SI NJERI I KULTURUAR DHE ME NIVEL FLET SIKUR TE KAN HEQUR GJYSMEN E TRURIT
    PER MUA TI JE SERBOMALAZEZ OSE JE KOSOVAR OSE JE KATNAR QE SDI T FLASESH E SHKRUASH MIRE SHQIP

  7. ARUSHA says:

    ketu fshihet qeverria e saliut

  8. benbenedeti says:

    Jo po hajde gjykojeni po jua mbajti legena ju.sipas shenjave ktu ka dore shteti mir e thot ai.hahaha shtet kartoni

  9. joni noka says:

    shteti ne shqiperi ka ren pertok e ka mberthyer krimi krimi po lulezon populli esht ne rrezik gjynaf

  10. patosi says:

    o po ky dajti ,u vjen hak ….mire ua ben ..se drejtesia eshte turpi i ketij vendi ……dicka di ai qe …..i mban ne tirro ….Ska per te ber prokopi ky vend me gjykatesa ordiner ,fshatar dhe rrugace ……Ai ministri i drejtesise ti shikoj mire kete kontigjent gjykatesish ….qe kurr marin pare ..te nxjerin te pafajshem dhe kur kan ber te zite e ullirit …..dhe kur nuk ke per te paguar ,te rrasin 25 vjet …

  11. Be-X says:

    vari trasten turkofagut!

  12. Memo Kovaci says:

    Merni Genc Rrulli,n te behet avokat i ti si nje nga pronaret E Rovnerit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje