Fehmi Abdiu: Ka skenar për akte dhune në Kuvend

31 Mars 2014, 09:55Kronika TEMA

Ish- kryetari i Gjykatës Kushtetuese, zv/rektor i Universitetit “Iliria”, Fehmi Abdiu, thotë se nuk sheh asnjë shenjë përmirësimi të klimës maxhorancë-opozitë në Kuvend.

“Unë u shpreha qartë se statusi dhe pozicioni që ka marrë ish-kryeministri nuk është në përputhje me kriteret demokratike të parlamentarizmit. E thashë këtë pasi shumica e shqiptarëve nuk mund ta paranojnë faktin që ish-kryeministri Berisha të ngrihet e të flasë me dhe pa leje sa hërë të dojë dhe, ndërsa shpesh replikon për problematika delikate, jashtë rendit të ditës, shan dhe fyen këdo që i del përpara etj. Për më tepër ai flet me gjuhën e ujkut, kultivon një gjuhë të tillë në sallën e parlamentit dhe ne rrimë dhe e dëgjojmë. Kjo nuk është as normale, as ligjore. Ju më pyesni nëse ka ndodhur ndonjë ndryshim pozitiv muajin e fundit. Me keqardhje pohoj se nuk ka ndodhur asgjë pozitive. Gjatë këtij muaji të fundit unë kam ndjekur seancat parlamentare dhe të them të drejtën, jo vetëm nuk kam vënë re ndonjë përmirëim, por konstatoj një përkeqësim. Kjo është e pafalshme”, shprehet Abdiu.

“Me votim plebishitar në 23 qershor, shqiptarët i thanë Berishës: Ik se nuk durohesh më! Ai numër zgjedhësish që votuan mazhorancën e re që kryeministri i ri e përmend shpesh, qe dhe kufi për Sali Berishën”, nënvizon ai.

Abdiu thekson se kjo gjuhë ka ndikuar në rritjen e kriminalitetit në vend.

“Maxhoranca bën përpjekje për ta luftuar kriminalitetin me mundësitë që ka, mirëpo opozita me veprimet dhe deklaratat që bën, merr në mbrojtje kriminalitetin. E kuptoni që përjetojmë një gjendje absurditeti? Në këto kushte mendoj se nëse liderët “nuk lëvizin nga istakami”. u takon deputetëve të marrin iniciativën për ta ndrequr këtë situatë. Kriminaliteti nuk luftohet me qëndrime diametralisht të kundërta që po shohim aktualisht,” shprehet Abdiu në gazetën Dita.

Abdiu shprehet se është momenti për të bërë ndryshimet kushtetuese, mirëpo duhet mençuri, maturi dhe gjithëpërfshirje për këtë problem.

8 komente në “Fehmi Abdiu: Ka skenar për akte dhune në Kuvend”

  1. Kadafi says:

    Të lumtë, profesor Abdiu! (Ke qënë profesori im, në Shkodër…) Të tillë intelektualë i duhen këtij vëndi, jo si “prof.dr.” të tipit Berisha, Mziu etj. që “mbijnë” me tituj bombastikë, si barërat e këqia dhe “i lëpihen” çdo pushteti…

  2. Lilo says:

    Shume e drejte dhe bindes argumenti , kemi kuptuar qe dicka nuk shkon ne parlament dhe se ska vend qendrimi i Ilir Metes.

  3. Kadafi says:

    Gabim, e ngatërrova me Nuri Abdiun. Kërkoj falje.

  4. XHEVO says:

    Jane te verteta Profesor,me ate nivel intelektual qe ka sot ky parlament do kete dimer.ata mbrojne krimin se erdhen nga rruga,jo nga dija e kultura,qendronin mbi tanke etj…….. .

  5. Tomorri says:

    Ne se ndodh diçka e keqe ne parlament pergjegjesia do ti bjere 100%Ilir Metas i cili deri tani nuk ka bere asnje hap perpara.Flet per rregullore dhe nuk e zbaton,flet per dinjitet dhe e çon ne fund te kembeve,flet per respekte ai nuk egziston fare etj, atehere perse duhet kryetari i parlamentit.
    Ne se qeveria po ben te pamunduren per te çare rrethimin ne na duket sikur Ilir Meta ngre gardhe te reja duke mos vepruare me kopetenca te dhena nga ligji.Vetem shprehja “beni ju keshtu duke çfrytezuare tolerancen time”qe ketu kjo ka marre fund çdo gje.
    Ne parlament po pregatiten situata shume te renda,Ilir Meta leri shakate ne se e ke me te vertete ne se jo largohu se edhe keshtu i shrebehet vendit duke mos i rene meqafe,mjafte me nuk durohen keto situata.

  6. hajdari says:

    fehmi ke vajtur me te varri i kumandarit me 16 tetor mo

  7. NjeQytetarOptimist says:

    E kemi kuptuar o profesor qe kemi nje “flori” ne parlament..Por “floriri” po ndryshket dhe po kthehet ne teneqe… I rrjedhuri humbi me vote plebishitare qe ta lene tek cepi si denim, ky I jep podjumin sa here ja jep qelemendreja atij..Kujtova se ishte keq parlamenti kur ishin keta ne opozite, tani eshte kthyer ne nje han..Kemi “flori” qe eshte luajal..Mendon per “integrimin” e vendit duke ja dhene fjalen nje psikopati qe “prezanton” opoziten..

  8. Sadush Cani says:

    PER KETE GJENDJE NE PARLAMENT,E PER LIRI VEPRIMI TE SALI BERISHES,PERGJEGJESIA BIE MBI ILIR METEN,PO KY NUK E KUNDERSHTON DOT,PASI I KA BORXH ATE CESHTJEN E BLLOKUT,PAVARSISHTE SE ILIRI E MBAJTI NE PUSHTET. Toleranca ka nje kufi. Po e le tjetrin te hipi mbi qafe eshte zor per ta zbritur e aq me shume Saliun qe po vdes per pushtet. Nje mazhorance e forte ne numra tulatet para 3-4 llapaqenerve te opozites
    Harbuti e do harbuteshe,pasi nuk merr vesh me te mire!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje