Një zjarr ka rënë në një banesë në një fshat të Elbasanit, ku për pasojë është djegur një çift bashkëshortësh.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mlizë të komunës Shushicë.
Bëhet e ditur se viktimat janë çifti i bashkëshortëve Dhimitër e Sanie Sinani. Dyshohet se zjarri fillimisht ka rënë në kuzhinën e banesës së tyre, në katin e dytë, duke u përhapur me shpejtësi në të gjithë shtëpinë.
Çifti i bashkëshortëve kanë parë flakët që përfshinin banesën dhe janë munduar t’i shuajnë ato, duke humbur kështu edhe jetën.
Dyshohet se shkak për zjarrin është bërë shpërthimi i një bombole gazi
Braktisja e prinderve nga femijet,fenomen i shemtuar i koheve te sotme ;moderne;dhe ja pasojat e kesaj maskarade.U prefshin ne paqe keta fatkeqe.