Një pedagoge e Institutit të Gjeoshkencës në Tiranë ka vuajtur një tmerr për 12 vite me radhë nga një person, që e ka përndjekur vazhdimisht.
Më në fund, gjykata ka vendosur që ta dënojë me 10 muaj burg autorin, Esat Gruda.
Sipas gazetës Panorama, viktimë e kësaj përndjekje është pedagogia Fatbardha Cara.
Për 12 vite me radhë, 54- vjeçari Gruda e ka përndjekur atë.
Edhe pse është dënuar dy herë në vitin 2007 për kanosje në dëm të pedagoges Cara, ai nuk është ndalur.
Gruda, me pension invaliditeti, i pamartuar dhe me arsim të mesëm, ishte fiksuar pas pedagoges dhe nuk e linte të qetë.
“Do të të vras. Nuk do të të lë të jetosh,” i thoshte ai.
Në gjykatë ka dëshmuar edhe vëllai i viktimës. Ai thotë se ngacmimet e tij i kanë shkaktuar të motrës vuajtje mendore dhe psikologjike.
Ai tha se autori ia ka nxirë jetën Fatbardhës, duke e detyruar që të mbyllet brenda në shtëpi.
Vetë autori i krimit e pranoi në gjykatë fajësinë, por hodhi dyshimë për një inskeim për ta përzënë nga shtëpia.
Kur do te mesoni qe te shkruani gjuhen ashtu sic duhet? Nuk shkruhet “vite” kur eshte fjala ne shumes, por “vjet”. Nuk shkruhet “viktime” sepse nuk kemi te vrare ne kete mes por shkruhet “e demuara”(ne kete rast eshte nje femer). Ndersa ne fjaline e fundit thuhet qe i pandehuri “hodhi dyshime…”. Mund te na e shpjegoni se cfare eshte kjo fjale e re ne fjalorin shqip dhe qe ju e shkruani “dyshime”?
Per cfare inskenimi thueht ata qe gjoja donin ta debonim nga shtepia? Nga cila shtepi dhe cfare lidhje kishte i akuzuari me te demuaren, per pune debimi nga shtepia. Ju gazetare, mund te na i shpjegoni me qarte informacionet qe i merrni dhe i hidhni ne leter, por pa e vrare pak trurin se cfare po shkruani?
Kur do te mesoni qe te shkruani gjuhen ashtu sic duhet? Nuk shkruhet “vite” kur eshte fjala ne shumes, por “vjet”. Nuk shkruhet “viktime” sepse nuk kemi te vrare ne kete mes por shkruhet “e demuara”(ne kete rast eshte nje femer). Ndersa ne fjaline e fundit thuhet qe i pandehuri “hodhi dyshimë…”. Mund te na e shpjegoni se cfare eshte kjo fjale e re ne fjalorin shqip dhe qe ju e shkruani “dyshimë”?
Per cfare inskenimi thuhet ata qe gjoja donin ta debonin nga shtepia? Nga cila shtepi dhe cfare lidhje kishte i akuzuari me te demtuaren, per pune debimi nga shtepia. Ju gazetare, mund te na i shpjegoni me qarte informacionet qe i merrni dhe i hidhni ne leter, por pa e vrare pak trurin se cfare po shkruani?
Kritik fjala viktime nuk perdoret vetem ne rastet kur ka te vrare,ne rastin e mesiperm eshte korrekte,per te tjerat ke te drejte.
Ne shume gazeta le per te desheruar drejtshkrimi i gjuhes shqipe.Ka te drejte “Kritiku” nuk kuptohet se cfare lidhje kishte petagogia me banesen e perndjekesit.Ka njerez te fiksuar ne kete bote,me ka ndodhur edhe mua nje gje e tille ,por jo per nje kohe kaq te gjate,eshte e frikshme t`a mendosh qe nje njeri te te ndjeke hap pas hapi per 12vjet, ja paska bere jeten ferr zonjes manjaku!
Per Kritikun: Po “e demuara” kush tha qe shkruhet, kritiko…