Itali/ Bllokohet drogë me vlerë 10 milionë euro, kapen dy shqiptarë

3 Prill 2014, 08:20Kronika TEMA

Një ngarkesë drogë me vlerë rreth 10 milionë euro është kapur në Itali.

Në pranga ranë dy shqiptarë, të cilët trafikonin në kamionin e tyre 52 kilogramë kokainë e pastër.

Lënda narkotike vinte nga Holanda dhe me destinacion Piemonten në Itali.

Ngarkesa me lëndën narkotike është bllokuar në portin e Verçellit.

Droga do të hidhej në treg duke u shitur me doza.

Kokaina ishte ngarkuar në Holandë, pasi kishte ardhur nga Amerika Jugore dhe ishte ndarë në pako.

Kamioni me shoferë dy shqiptarët, kishte bërë qindra-mijëra kilometra, përpara se të kapej nga patrullat e policisë në Breshia.

Dy shqiptarët, sipas autoriteteve italiane, dyshohet se janë të lidhur me një organizatë kriminale nga Kolumbia, me degë në disa vende të ndryshme të Europës.

1 komente në “Itali/ Bllokohet drogë me vlerë 10 milionë euro, kapen dy shqiptarë”

  1. paradox says:

    ‘Qindra mijera’ kilometra he! sa here I kane rene perreth globit keto per te arritur ne itali se 40 mije kilometra eshte ekuatori?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje