Tahiri: Kujdes shëndetësor i veçantë për Forcat Speciale. Këputëm lidhjet e krimit me forcat e rendit

3 Prill 2014, 11:34Kronika TEMA

Reforma në Policinë e Shtetit, pritet të jetë më e thella e 23 viteve të fundit.

Kjo u bë e ditur nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, sipas të cilit kjo reformë aktualisht është në fazën finale të hartimit të saj.

Ministria e Brendshme ka dërguar për trajtim mjeksor jashtë vendit rreth 65 punonjës policie të plagosur. Vetëm për trajtimin mjeksor për 4 punonjësit e fundit, janë shpenzuar nga fondi rezervë i Këshillit të  Ministrave, mbi 118.000 euro.

Qeveria pas hyrjes në fuqi të ligjit, do të paguajë sigurim shëndetësor të veçantë për punonjësit e policisë në forcat speciale. Nga viti ‘91 deri sot, 253 punonjës policie janë vrarë e plagosur në luftë me krimin.

“Kemi vendosur që shteti të marrë përsipër barrën e përgjegjsisë dhe të paguajë për kurimin e kujtdo që ka nevojë për trajtim mjekësor të specializuar, brenda dhe jashtë vendit. Dhe kjo do të thotë më shumë siguri, duke mos e lënë në dorën e ministrit, kryeministrit apo qeverisë, cilëtdo qofshin këta, sepse qeveria paguan sot menjëherë policën e sigurimit shëndetësor, të veçantë, dhe shërbimi mjekësor do të jetë i garantuar pa pasur nevojë për përpjekje shtesë. Do të thotë më shumë garanci për shëndetin e punonjësve të policisë, tani që shteti merr përsipër, me këtë projektligj, trajtimin e veçantë mjekësor, me procedura mjekësore parandaluese, diagnostikim dhe kurim, përfshirë këtu dhe avionin special mjekësor, kur është e nevojshme”, u shpreh ministri.

“Por gati 20 % e tyre janë vrarë e plagosur në 1 vit e gjysëm, gjatë vitet 2012 dhe gjysmës së 2013”, tha ministri Tahiri.

Sistemi i kamerave në patrullë po pilotohet dhe shumë shpejt do vijojmë me kamerat në trupin e punonjësit të policisë. Shumë shpejt kjo do jetë praktikë standart në policinë e shtetit, për të garantuar monitorim të plotë të standarteve të shërbimit dhe shmangie totale të abuzimeve qoftë me të drejtat e njeriut, qoftë me xhepin e qytetarëve”, tha ministri Tahiri në fjalën e mbajtur në Kuvend gjatë diskutimit të p/ligjit mbi trajtimin mjekësor të forcave të policisë.

Në vijim, Tahiri u shpreh se janë këputur mundësitë që krimi të depërtojë, apo akoma më keq, të komandojë Policinë e Shtetit.

“Veç disa akuzave të pabaza, për konsum politik nga opozita, askush nuk akuzon dot sot drejtuesit e Policisë së Shtetit për lidhje me krimin. E mirëkuptoj që sot shumëkujt i duket si objektiv i harruar, pikërisht pse është objektiv që ne kemi realizuar. Kur vjen zgjidhja, harrohet problemi. Por mos harroni se deri dje lidhjet e krimit me policinë, deri në pikën sa nuk na besonin më partnerët, ishin ulur këmbëkryq në Policinë e Shtetit”, tha Tahiri.

Ministri tha se është minimizuar në maksimumin e vet korrupsioni brenda rradhëve të policisë.

“Siç jemi të vetëdijshëm që mund të ketë ende raste, por ama ata që e bëjnë sot, jetojnë me rrezikun që herët a vonë, do bien në duart e drejtësisë. Sepse nuk paguhen shefat, lekët nuk shkojnë në kupolë”,  theksoi Tahiri.

 

22 komente në “Tahiri: Kujdes shëndetësor i veçantë për Forcat Speciale. Këputëm lidhjet e krimit me forcat e rendit”

  1. Linda says:

    Ai shefi i policise rrugore ne Elbasan i keputi duke i gjobitur(parate ne xhep)shqiptaret e Maqedonise dhe Kosovaret,nuk mund te hapish gojen se te drejtohet me fjalet,,vdiq Saliu vdiq veriu,,.

    1. gertjan says:

      Duhet reformim!Te gjenden metoda efikase me qellim qe te mos abuzohet me qytataret nga ana e policise e jo vetem.
      Me pelqejne nismat e ndermarra gjer me tash nga z.Tahiri,nisma qe synojne minimizimin e korrupsionit.

      1. morri i kuq says:

        Ne trup dhe ne makine me GPS, Kamera dhe Mikrofone.
        Ky eshte standard amerikan. Me mire te shkojne leket tona ketu se ne sisteme anti-miting e anti-proteste.

    2. egi says:

      PERGJESI, KJO ESHTE PRAKTIKE AMERIKANE!

    3. enxhi says:

      Fantastike nga ana e qeverise.

      1. besa says:

        Bravo ministrit Tahiri kjo ishte shume e nevojshme.

    4. loren says:

      I papare ministri Tahiri, pune fantastike.

  2. Mira says:

    Sam Tahiri dhe barkdërrat Robokopë…! Nga mos qeshë Europa me ne…!

    1. morri i kuq says:

      Qesh me ty moj lope. Apo je arusha Mira?

      1. Mullah Omari says:

        Lopa ka vlere edhe per qumesht edhe per mish, me mire “arushe”

    2. Europa says:

      Prit ndonje dit kur te propozoj edhe kamera e mikrofon ne halè ky Tahir Sajmiri…epo kur u be dhe ky modern mos ngelt njeri ne at vend..O Tahir, po ti mund ti vesh GPS, Kamera, Mikrofon..teknollogjin e fundit amerikane e japoneze, por keta jan shqiptar mor Tahir e nuk din me i perdor o derr me zile qe ngelet duke ber hitparada me gomarlliqe.

  3. sala says:

    Ju lumte !
    Une kam pasur besim se nje dite do vendosej rendi.Kjo dite me duket se erdhi.

    1. Ola says:

      Te lumte Z. Tahiri!

      Duhen reforma te thella ne policine e shtetit, deri tani quhej policia e turpit, por jam i sigurte qe do ta riformoni policine qe te jete ne sherbim te qytetereve.

  4. BERTO says:

    o tahir po le nom ,lloj e lloj budalleqesh qe nuk po shpik!punonjesit te policise ngriti rroge mbi 700 dollar,dhe pastaj shih rezultatet.

  5. sajmir ik says:

    me ne fundu u shfaq Tahir llukulluku babashta.

  6. shqiptar says:

    bleu uniforma te reja e te bukura si ne perendim se jane veshur per ibret cope cope e te gjithe barkderra sikur jane me barre bleu unfiormat ne usa ata i kane te mira mos merrni feshfesh truk e terital te cpifur kinez per ti futur leket etenderave ne xhep leri kamerat me mbrapa

  7. nga larg says:

    te vjen me te vertete keq kur shef ca injorante me plote kuptimin e fjales qe I perkasin nje brezi te deshtuar perkrahesish Berishian qe pa kurfare ideje bashkohore qofte dhe morale rrin e bejne komente pa lidhje ….o rrusha shko e futjani ndonje fare luledielli dhe ngrohuni ne diell afer PD se vetem kete dini te beni dhe lijeni Sajmirin ne punen e vet qe ti sherbeje njerzve te thjeshte dhe pa kurfare komplikacionesh ideologjike sikurse keni ju dhe Berisha juaj.

    me respekte nga larg

  8. Me ne fund ,nji fund per te fundosurit !
    Shtet !
    Skeni pare gje akoma …….

  9. lakuriq me duar në xhepa says:

    Edhe unë jam “nga larg”. Ok!

  10. Frasheri says:

    I ri me vizion dhe kurajoz. Urime Zotit Tahiri

  11. Me duket se keshilltare per informatiken te z.Tahiri jane po ata persona qe keshilluan Berishen nje here e nje kohe per dixhitalizimin e bujqesise dhe blegtorise……
    O z. Tahiri… Ti ke sistemet e kontrollit te personave, makinave, bizneseve etj etj. qe jane si ne kohen e babaqemos…. me radio policet kontrollo pak kete targen kontrollo ate targen…. ( Me duket se ai projekti qe kishit nder mend me bo policat me ipad paska deshtu qe po shkoni te kamerat ) po dhe ky i fundit me duket se do deshtoje, fundja ku jane kamerat e udhekryqeve, apo ato i beri basha ndaj ne nuk duhet ti perdorim apo ti veme ne pune ashtu sic duhet se i ka vjedh leket basha dhe ne nuk duhet te perlyhemi me projekte te hajduteve….
    Me duket se keni probleme te medha persa i perket konsulences IT.

    Do ju sygjeroja te mernit nje te mire te tille… mbase dhe nga jasht… po te mireprisnit dhe specialistet e brendshem … dhe jo ata qe ju kan dorezuar CV ne sit te PS po te gjithe…
    P.S. Prap me duket se do deshtoni se fundja kush do i seleksionoje, ata qe keni aktualisht ne pune qe jane te xhaxhi SALIT….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje