Kodheli: Integrimi i plotë i Ballkanit është garanci për sigurinë

3 Prill 2014, 20:22Kronika TEMA

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila ndodhet për një vizitë zyrtare në Lituani në kuadër të konferencës me tematikë “NATO Open Door: Ten Years after the ‘Big Bang’”, që po zhvillohet në Vilnius në datat 3 dhe 4 prill, deklaroi se integrimi i plotë i Ballkanit është garanci për sigurinë rajonale dhe më gjerë.

Në këtë konferencë marrin pjesë ministrat e Mbrojtjes dhe ministrat e Punëve të Jashtme të: Belgjikës, Gjeorgjisë, Sllovenisë, vendeve Baltike, vendeve anëtare të Kartës së SHBA – Karta e Adriatikut (A-5) si dhe vendet vëzhguese.

“Ekziston në Europë një rajon i shkatërruar nga konfliktet nacionaliste gjatë dekadës së fundit të shekullit të XX. Bosnje dhe Hercegovina, Serbia, Kosova, së bashku me Maqedoninë dhe Malin e Zi nuk janë bërë ende pjesë e Aleancës”, tha Kodheli.

Sipas saj, të pesta këto vende ndjekin rrugëtimin e tyre specifik drejt Aleancës, me vullnet dhe axhendë të ndryshme.

Për ministren e Mbrojtjes, gjërat bëhen edhe më shqetësuese, pasi kjo zonë e kontinentit tonë nuk është e integruar as në BE. “Aleatët e NATO dhe partnerët europianë kanë dyshimet e tyre, kushtëzimet e tyre ekonomike, axhendat politike dhe shqetësimet sociale për ta. Për këtë arsye, në këtë periudhë të rikthimit të konflikteve nacionaliste, mendoj që integrimi është i vetmi mjet për të parandaluar konflikte të tjera,” tha Kodheli.

“Kjo zonë është vazhdimësia jonë. Ne ndajmë të njëjtat vlera europiane dhe kemi të njëjtat qëllime për të ardhmen. Nëse do të ketë më shumë vullnet politik, e përsëris, vetëm më shumë vullnet politik, nuk do të eksportohen më konflikte nga lindja. Kështu do të jemi më të fokusuar në kufijtë e Aleancës dhe do të jemi të aftë të pengojmë preokupimet që vijnë prej saj, kërcënimi parësor i kësaj Aleance”, nënvizoi ajo para të ftuarve.

2 komente në “Kodheli: Integrimi i plotë i Ballkanit është garanci për sigurinë”

  1. besi says:

    gerveni gerveni vazhdon te jete ne NAT?????? MIMI nuk je e zonja te komandosh nje gjeneraluc jo me te jesh e zonja te integrosh ballkanin.

  2. Mallakastrioti says:

    @@ E Nderuara z.Kodheli!..Fjala jote e Radhes a u Mireprite nga Perfaqesuesit e Shteteve qe nuk jane “Integruar” akoma ne NATO?? Ju vete si Mendoni?? Nuk e di por mbase edhe ta Donte “Puna” qe te Shpreheni keshtu..por me mire do te ishte te Degjonit te tjeret….
    He e Nderuara Zonje..me falni mbase edhe do tju Duket “Ngacmim Nervash”,keto qe po ju them..por me mire se Shqiperia askush nga Vendet qe permendni, nuk ka pervojen e Duhur nga Aleancat…ju Lutem Zonje me qe keni nje Poste te Rendesishem tani..do te ishte mire qe te Filloni dhe Moderrnizoni Ushtrine Shqipetare nese kemi…..do te ishte mire qe te kishim edhe Pilote per Avion F_16-te..te kishim edhe Tanke Leopard..ect…te kishim edhe Nendetese..se paku te kishim 30% te atyre qe na la pas Xhaxhi…dhe e nderuar filloni me mire nga Gjermania..dhe jo Turqia…sepse Turqia ate “Ndihme” qe te jepe ta Kushtezon me “Perce” dhe Hapje Xhamishe…Gjermania eshte nje Vende qe shqiperia duhet ta Fusi ne Prioritetet e saj ..si per Ndihma ushtarake ashtu edhe per Pregatitjen e Personelit…
    Sote jemi ne NATO..dhe Neser nuk jemi…apo nuk Ndoshi keshtu edhe me Traktatin e Varshaves???Historia Perseritet Zonja Ministre e MSH-re..dhe te me Falesh per Keto qe shkruova..he se “Pshatar” jame une…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje