Vizita në SHBA/Naço: Prania e FBI në Shqipëri, pozitive

4 Prill 2014, 11:36Kronika TEMA

Bashkëpunimi me Shtetet  e Bashkuara të Amerikës është thelbësor në forcimin e Drejtësisë Shqiptare, ndaj dhe prania e FBI, për trajnime në Shqipëri do të ishte pozitive, ka thënë ministri i Drejtësisë Nasip Naço, gjatë një takimi me Zv/Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA-së James M. Cole. Gjatë takimit, ministri i Drejtësisë ka kërkuar mbështetje për vazhdimin e programeve të ndihmës në fushën e Drejtësisë nëpërmjet OPDAT, ICITAP, USAID.

“Kërkojmë prezencën e FBI për trajnime dhe veprime operacionale të përbashkëta. Kjo do të na ndihmonte në objektivat tonë. Ne jemi të vendosur për të luftuar korrupsionin në të gjitha nivelet dhe me çdo mjet. Paketa Anti Korrupsion do të luftojë dhe dekurajojë korrupsionin“, ka nënvizuar  ministri Naço, i cili ka shtuar se, rishikimi dhe plotësimi i marrëveshjeve lidhur me ekstradimet dhe transferimet është parësore për qeverinë shqiptare.

Nga ana e tij, Cole ka përshëndetur reformat ligjore antikorrupsion të ndërmarra nga qeveria dhe ka dhënë mbështetjen e tij lidhur me vijueshmërinë e ndryshimeve në Kodin Penal dhe Kodin e Procedurave Penale.  “I rëndësishëm është bashkëpunimi ndërmjet institucioneve duke marre si model Njësitë e Përbashketa Hetimore. Shkëmbimi i informacionit element i rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, u shpreh Cole.

Një tjetër takim gjatë vizitës që po zhvillon në SHBA, ministri i Drejtësisë Nasip Naco e zhvilloi me me përfaqësues të lartë të DEA-s (Administrata e Zbatimit Ligjor mbi Substancat Narkotike), mes të cilëve James Soiles. Kreu i drejtësisë shqiptare ka kërkuar ndihmën e DEA-s për ndërmarrjen e veprimeve të përbashkëta operacionale, ndërsa e ka vlerësuar me mjaft rëndësi asistencën edhe me trajnime të specializuara.

Misioni i Administratës së Zbatimi Ligjor mbi Substancat Narkotike (DEA), lidhet me zbatimin e ligjeve dhe rregulloreve të SHBA-së mbi substancat e kontrolluara, dhe sjelljen në sistemin e drejtësisë penale dhe civile të SHBA-së ose të ndonjë juridiksioni tjetër kompetent, të organizatave të përfshira në kultivimin, prodhimin ose shpërndarjen e substancave të kontrolluara që shfaqen ose synohen për trafikim të paligjshëm në SHBA.

DEA rekomandon dhe mbështetet programet parandaluese që synojnë uljen e pranisë së substancave të paligjshme në tregjet ndërkombëtare dhe të brendshme.

2 komente në “Vizita në SHBA/Naço: Prania e FBI në Shqipëri, pozitive”

  1. lakuriq me duar në xhepa says:

    Të gjithë këta ndërkombëtarët, më duket se tallen me neve…Nuk është se na mungojnë ligjet (gjë që e dinë mirë), por na mungon “drejtësia” që do t’i zbatojë ato…Por “drejtësia” është e Salës dhe Sala, është “i përkëdheluri” i tyre, është “burri i shtetit” që “hedh në erë Gërdecin” (me implikim të firmave amerikane), që vret demostrues në bulevard…(me “miratimin” me heshtje dhe “lëvdata” nga miqtë tanë).

  2. Djall me brire says:

    Psh te vine ata te FBI te mesojne si behen ekspertizat nga mjeshtrat e universitetit “kristal”. Mund te marin dosjen “Meta” dhe ta bejne tekst studimi edhe per shkollat e FBI ne SHBA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje