Drejtoria e Përgjithshme e Policisë përmes një njoftimi për shtyp ka bërë publike datat e zhvillimit të testimit fizik për 2958 aplikantët.
Kështu testimi fizik për aplikantët do të fillojë me datë 7 prill dhe do të zhvillohet deri në datë 8 maj 2014 pranë Stadiumit Kombëtar.
Në njoftimin e dhënë mësohet se aplikantët të cilët duhet të paraqiten me dokument identifikimi, raport mjekësor të lëshuar nga mjeku i familjes, fletën e pranimit në testin me shkrim me fotografi dhe të firmosur e vulosur nga Drejtoria e Policisë së Qarkut.
Ndërkaq testimi fizik do të zhvillohet në varësi të qarkut të cilit aplikantët i përkasin në datat si më poshtë:
Aplikantët e Qarkut Tiranë në datat 7-18 prill
Aplikantët e Qarkut Shkodër në datat 18 prill dhe 21 prill
Aplikantët e Qarkut Lezhë në datat 21 dhe 22 prill
Aplikantët e Qarkut Kukës në datën 22 prill
Aplikantët e Qarkut Korçë në datat 22 dhe 23 prill
Aplikantët e Qarkut Gjirokastër në datat 23 dhe 24 prill
Aplikantët e Qarkut Fier në datat 24, 25 dhe 28 prill
Aplikantët e Qarkut Elbasan në datat 28, 29 dhe 30 prill
Aplikantët e Qarkut Durrës në datat 30 prill dhe 2 maj
Aplikantët e Qarkut Dibër në datat 2 maj dhe 5 maj
Aplikantët e Qarkut Berat në datat 5 dhe 6 maj
Aplikantët e Qarkut Vlorë në datat 6, 7 dhe 8 maj.
Policia sqaron se për zhvillimin e testimit fizik do të paraqiten të gjithë ata aplikantë, të cilët kanë grumbulluar mbi 50 pikë, bazuar në hyrjen në fuqi të ndryshimeve të Rregullores së Personelit të Policisë së Shtetit. Në total do ti nënshtrohen testimit fizik 2958 aplikantë.
3000 aplikante do te thote 3000 studente te rinj apo si?Apo do perzgjidhet nje e dhjeta,qe jane 300?Sqaroheni njehere kete se duket sikur brenda 10 vjeteve te tera familjet shqiptare do kene nxjerre nga nje polic per koke.Roma ka 3 milione banore.Pyesni sa police ka Roma dhe aq nevojiten ne tere Shqiperine.Sesa nje vend eshte i zhvilluar ekonomikisht e sheh tek marrezia per tu bere police te thjeshte me dy-tre universitete.Atehere i bie qe oficeret e policise te mbarojne te gjithe ne Harward,Yale,Cambridge e Oxsford.
e o BESO e 300 spartanet jan