Partia Demokratike padit në Prokurori hartuesit e MEMO-s që shpallte me mandat të paligjshëm kryetaren e AMA-s, Endira Bushati. Deputetët e PD-së Genc Pollo, Myqerem Tafaj, Luçiano Boçi, Astrit Veliaj, Eleni Qirici dhe Bedri Hoxha do të depozitojnë në Prokurori një kallëzim penal ndaj Sonila Kadaresë, këshilltares në shërbimin e monitorimit në Parlament.
Sipas demokratëve, Këshilltarja e Parlamentit akuzohet për shpërdorim detyre, korrupsion pasiv dhe falsifikim dokumentash. Memoja e publikuar ditë më parë nga Drejtoria e Monitorimit të Institucioneve të Pavaruara, thekson se që prej datës 24.09.2012 e në vijim, Endira Bushati, qëndron në detyrë pa mandat të ligjshëm.
Demokratët e cilësojne memon të falsifikuar, ndërsa kanë akuzuar mazhorancën se kërkon të vërë nën kontroll politik Autoritetin e Mediave Audiovizive.
Race e cuditshme keta ushtaret e Saliut ne PD ! Te paturpshem kur ishin ne pushtet, akoma me te padenje e pa lyre edhe ne opozite !.
Edhe sikur te mos marrim statusin ne Qershor,fytyra si ENDY RA BUSHATI,duhet te largohen nga administrata e politizuar nga Sali Berisha,mos u trhiqni pas,nuk shkohet ne europe me Militante te shemtuara dhe te paafta.