Lirimi i Nikës/ KLD: Masat ndaj gjyqtarit i merr ministria (po këta çfarë bëjnë?)

7 Prill 2014, 09:21Kronika TEMA

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka reaguar pas debatit të ndezur në vend për korrupsionin në drejtësi.

Debati erdhi pas lirimit nga burgu të një krimineli, që u ekzekutua disa ditë më vonë.

Gjykata e Apelit e liroi të akuzuarin Gjin Nika, ndërsa Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i shkroi presidentit Bujar Nishani për këtë çështje.

Por KLD, që mbahet si qeveria e gjyqësorit, i lan duart nga kjo çështje. Ata thona se masat për gjyqtarët i merr Ministria e Drejtësisë.

“Këshilli i Lartë i Drejtësisë është njohur me faktin se Ministri i Brendshëm, ankesën e tij lidhur me procesin e vendimmarrjes nga Gjykata e Apelit Tiranë ia ka dërguar për dijeni edhe Ministrit të Drejtësisë.

Duke pasur në konsideratë faktin se Ministri i Drejtësisë është i vetmi organi, i cili ka me ligj të drejtën ekskluzive të iniciojë procedimin disiplinor për gjyqtarët në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, KLD është e gatshme të shqyrtojë me përparësi një kërkesë eventuale të ,inistrit për rastet e pretenduara nga ministri i Brendshëm”, tha Elis Kuçi, zëdhënës i KLD-së.

6 komente në “Lirimi i Nikës/ KLD: Masat ndaj gjyqtarit i merr ministria (po këta çfarë bëjnë?)”

  1. Kritiku says:

    Metode tipike shpellare e huazuar nga kryeshpellari Berisha, qe instaloi nje shtet shpellaresh dhe eshte e veshtire tani qe ta shkulesh me gjithe rrenje. Kjo injorance instituticionale tregon se cfare njerezish jane vene ne pikat kyçe te pushtetit gjyqesor. Kur behen gabime, fajin e kane te tjeret dhe asnjehere ai qe eshte pikersiht ne shtepine ku ndodh faji. Ky eshte perceptimi i shpellareve! Duan qe fajin e mosndeshkimit tia lene ne duart e Ministrise. Kur neser Ministria e Drejtesise te kerkoje denimin e gjykatesve fajtore, do te ngrihet KLD-ja, bashke me Presidentin sakat nga trute dhe te mbeshtetur nga tellallet e PeDe-se(Vorpsi, Bogdani etj) dhe do ta quajne si veprim politik qe behet per te denuar kundershtaret politik. Kur te kerkohet qe vete katundarja, me dy klase shkolle, Hajdari, te jape llogari per “krimin” e saj te lirimit te krimineleve, do te dalin tellallet e PD-se duke uleritur se po cenohet figura “madheshtore” e te ndjerit Hajdari, sepse po i denohet katundarja me burg.
    Dhe do ta quajne goditje politike, cdo gje qe kerkohet qe te zbatohet ligji ndaj shkaktareve te shkeljeve te ligjeve.

  2. Besiana Gushi says:

    LLOGJIKE GANGSTERESH

    Kuçi, si spurdhjak i teorive kospiracioniste te te vetequajturve pishtare te drejtesise, percjell nje mesazh kriminal e neperkembes per restaurimin e drejtesise ne vendin tone.

    Po ti hedhesh nje sy vendimit te Gjykates se Apelit, per rastin e lirimit te Nikes, ne shikim te pare vendimi duket si tejet i drejte. Duket sikur edhe ne mungese te nje ligji per kohen maksimale te dhenjes se nje deshmie, arsyetimi i ketyre paladineve ligj krijues te Gjykates se Apelit te bazohet ne nje llogjike te paster (de jure), por siç tregon edhe historia e tere ketyre viteve te tranzicionit, si baze e mundeshme mund te jete korrupsioni (de facto).

    Kalimi i “gjetjes se fajtorit” ne duart e Ministrit te Drejtesise, ben pjese ne kete loje te rrezikeshme qe vazhdon te masakroje te drejten dhe pritshmerine e shqiptareve per te patur drejtesi te paster. Dihet qe llogjika e korruptuar e gjykatesve te Apelit, ne marrjen e nje vendimi te tille, nuk ka sjkelur ligjin, sepse ai mungon.

    Ne nje drejtesi te drejte nje arsyetim i tille eshte edhe i pranueshem, por jo per rastin konkret: gjyqtaret si ne mijra raste te tjera kane vene ne plan te pare interesat e tyre te ndyra te pasurimit personal me çdo kusht e mjet edhe ne kundershtim te hapur me llogjiken e paster.

    Dfhe sikur te mos mjaftonte ky rast, nxorren edhe marjoneten e tyre mediatike, Elis Kuçi, te sfidoje Ministrine e Drejtesise per kallzim ligj-shkeles te klanit kriminal te sh-drejtesise qe ai perfaqeson.

    Pak dite me pare Elvis Çefa u prenoncua me frazen “Integriteti profesional i gjyqtarit eshte i lidhur me pagen qe merr”, sot vazhdojne te sfidojne nje popull te tere me lojen e ping-pongut, duke kerkuar ti lene kopilin tek dera ministrit te turnit.

    Nuk mund te quhet ndryshe vetem llogjike gangsteresh kriminale qe luftojne drejtesine nga podiumet me te larta te saj, duke filluar nga vete dordoleci Bujar Nishani.

  3. Mullah Omari says:

    Kjo eshte e sakte dhe i jep dore Kapter mustaqelliut te laje duart.
    Proçedimin e nis dhe masat i propozon ministria, KLD u “ve vulen” ose i anullon.
    Ministria e drejtesise duhet ta degjoje e ti dale ne krah Tahirit te varfer duke iniciuar procedurat per çdo gjyqtar qe akuzohet duke ia lene keshtu dopio-gjashten Mustaqelliut dhe sherbetorit tjeter te Berishes, nenkryetarit Elvis Cefa.
    Ka vetem nje problem te vogel: Minister i Drejtesise eshte Naço, adjutanti i Kryetarit te Kuvendit (dhe Kryehajdutit me bllok) , Ilir Metes nga Skarapari (cope 1 siç thoshte dikur Fatos Nano per te)…. no comment.

    1. salah says:

      Nasic Naco, gjyqtari Dhurato Bilo (edhe Skraparit) në Durrës, mafia gjyqësor në Durrës, si prokurori e re Seferei Braho, bir i Spartak Braho. Një droga prominene dhe gangster familjes për 15 vjet në Durrës, duke përfshirë “donna” Braho

  4. al says:

    Qeveria nuk duhet te vonohet ,por te ,miratoje ligjin per gjygjesorin,duke shkrire kld dhe krijimin e gjykatessupreme.mjaft me kete kld qe po vepron ne menyre antishqiptare dhe po minon marrjen e statusit per ne be.ne si popull nuk mund te paguajme nje kld qe udheehiqet jo nga ligjet e shtetit por nga sali berisha dhe banda e tij.popullkerkon drejtesi ,me zor nuk do mbajme cefen dhe shoket e tij.ne te gjithe boten gjygjtari matet me zbatimin e ligjit ne vendimet qe merr,ndersa tek ne matet me parate qe marrin.kontroli i figures se personave publik te filloje punen per pasurite qe kane vene shume gjygjtar nepermjet korrupsionit dhe tia coje ne tavoline perfaqesuesit te pd ‘nishani dhe kukllrs cefa.saliu po saboton shqiperone per te cuar deri ne fund misionin qe i ka dhene udb.

  5. gjon says:

    LIRIMI I GJIN NIKES NGA GJYKATA E APELIT ESHTE NJE RAST I PASTER KORRUPSIONI.PER KETE KRYETARI I KESHILLIT TE LARTE3 TE DREJTESISE ZOTI NISHANI SE BASHKU ME MINISTRIN E DREJTESISE Z. NACE DUHET TE ISHIN SHQETESUAR MENJEHERE PA PRITUR KERKESEN E MINISTRIT TE BRENDSHEM.SIGURI8SHT QE NISHANI DUHET TE MARRE LEJE TEK BERISHA NDRSA NACO TEK ILIR META.KESAJE I THONE MERRE ME LENG SE MISHI U MBARU.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje