Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë mbrëmjen e shkuar për emisionin e njohur të RaiUno në Itali, “Porta a porta”.
Emisioni ka trajtuar problemin e drogës së Lazaratit, që furnizon Italinë dhe Europën.
Kryeministri ka komentuar debatet e kohëve të fundit për legalizimin e hashashin.
Rama tha se është herët për të folur për këtë çështje.
“Legalizimi i marijuanës është një diskutim, të cilin do të preferoja të mos e bëja. Pastaj nuk i takon Shqipërisë të shkojë më tutje, të marrë një vendim të tillë, kur çështja e legalizimit të marijuanës mbetet ende një temë e hapur në vende më të zhvilluara se ne në BE. Për momentin jemi të të përqëndruar tërësisht në një luftë me tolerancë zero kundër krimit të organizuar dhe çdo lloj trafiku,” tha Rama.
Kurse ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri tha se Lazarati nuk duhet luftuar, por shpëtuar.
“Një operacion policor nuk mjafton, pasi problemi duhet menduar edhe për të nesërmen. Është e rëndësishme gjetja e meteve të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror”, tha ai.
drogiratuni vetse, deshire europiane model HOLLANDEZ !!
tani jeni te deshiruar prej hollandes shqiperi.
futja kot. Pse Obama cfare eshte?!!!! late nam, injorant primitiv berishian!!!
Korrekt Rama. Skemi te tjera pune ne po te legzlizojme dhe drogen.
Ikni ore te marre te rregullojme drejtesine e te fusim ne burg ata qe e bene kete vend pacavure 23 vjet
I papare Rama. kemi pune te tjera per te bere e skemi si cohemi si gjeli maje plehut
Besoj dhe une si Rama. Kemi vertete aq shuem gjerqa per te bere para se te ngrihemi kot me kot me te tilla ndermarrje. Te bejme shtet njehere mandej flasim
E ka thene aq mire sa skam cfare shtoj. Hajde bejme ca gjera et tjera madhore e luftojme krimin pastaj flasim per hashashin
Perse nuk ekzistonte ky trafik ne keto nivele para se te beshe ti kryeminister ???
Askush nuk mund te ndalet per te qene ose jo perdorus, problemi eshte se me legalizim i jep nje shembull shume te keq femijeve. Besoj se kjo eshte gjeja kryesore per te ndalur legalizimin…
kot sekeni pytur pere heroinen aty ikishte shkue lang per goje edvinit
…nese duhet ta mbajme Lazaratin peng te politikes se jashtme te shqiperise duke tentuar ti bejme presion Europes per ti dhene te kuptoje se kjo ceshtje nuk eshte vetem shqiptare por paneuropiane dhe se duhet nje investim ekuivalent me ate te shumes rreth 4 mld dollare qe gjeneron fshati i varfer (?!)ne nje vit qe ti detyroje banoret e tij te mbjellin speca e domate ne vend te Kanabisit atehere Dakord me Ju z Kryeminister.Por e verteta eshte se nuk keni kellqe per ti dhene zgjidhje kesaj ceshtjeje.Keto dilema per The Day After , jane te denja per situata apokaliptike.dhe jo per jeten e nje fshati, qofte ky edhe Lazarati qe nuk i eshte ndjere ndonjehere emri ne historine e Shqiperise e jo me ate te Ballkanit apo Europes.Keshtu qe trajtimi i ketij problemi si problem social me impakt global esht me e pakta naivitet , me e shumta paaftesi dhe mungese vullneti per ta zgjidhur problemin
I futi ne komplekse italianet. Ju tha qe kan shum probleme me detrat, emigrantet, se qeveritaret atje nuk dijn te punojn mir. Me tej sqaroi se fajin per drogen ne shqipri e ka komuniteti evropian
duhet te legalizohet!!!
ka shume te drejte kryeministri ne shqiperi eshte shume heret te behet ky diskutim,me para duhet tvendos europa dhe amerika e shtetet e zhvilluara pastaj ne
si gjithmone kryeministri rama eshte koherent me temat e diskutiveme ne vend qe shqetesojn shqiptaret di dhe x tu treguar shqiptareve se ket vendim heret a vone do e marrin ata dhe jo qeveria sepse eshte dicka qe u perket atyre