Hetimi parlamentar për Policinë e Shtetit/ Didi: 2 milionë dollarë shpërblime pas 21 Janarit. Kuliçaj s'e meritonte gradën

7 Prill 2014, 20:08Kronika TEMA

Pas ngjarjes së 21 janarit, Policia e Shtetit ka dhënë dy milionë dollarë shpërblime. Deklarata është bërë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi në komisionin hetimor parlamentar të ngritur për emërimet dhe shkarkimet në rradhët e uniformave blu. I thirrur për të dhënë dëshminë në Komision, Didi gjithashtu theksoi se 3 milionë dollarë të tjerë janë dhënë vetëm për spotet publicitare. Për këto spote publicitare, policia ka bërë një kallëzim penal edhe në prokurori, ndaj ish-kreut Hysni Burgaj dhe disa ish-zyrtarëve të tjerë. Por Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka zbardhur edhe gradat që iu janë dhënë strukturave drejtuese të policisë gjatë qeverisjes së PD, për të cilat tha se në disa raste janë akorduar në mënyrë të pamerituar.

“Agron Kuliçaj dhe shumë oficerë të tjerë në Policinë e Shtetit nuk e meritonin gradën që u ishte dhënë. Gradimi i Muhamet Rrumbullakut u bë para kohe dhe ai nuk e meritonte të merrte këtë gradë”, tha Didi.

Në dëshminë e tij para Komisionit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit sqaroi edhe ripranimin e tij në rradhët e uniformave blu, duke u shprehur se ka kërkuar ripranim në muajin Shtator të vitit 2013. Pas kërkesës ai është ripranuar me vendim të Këshillit të Ministrave. Didi ka deklaruar se, pas kallëzimit në prokurori nga PD-ja, prokuroria kishte vendosur pezullimin e kallëzimit për emërimin e tij në krye të Policisë së Shtetit. Didi ka sqaruar gjithashtu edhe për përvojën e tij në punë si dhe gradat që mban.

“Për herë të parë nisa punën në tetor të vitit 1991 dhe u lirova në 2006 por marrëdhëniet financiare me policinë i kam ndërprerë në vitin 2009”, ka thënë ai. Ndërsa ka treguar se, ku ka ikur nga policia në 27 maj të vitit 2009 është larguar me gradën e Kryekomisarit të marrë që nga viti 2004. “Kam mbaruar shkollën e lartë ushtarake dhe kam mbajtur gradën kryekomisar për 6 vite. Kam bërë kurs 4 mujor për policinë dhe shkollë të lartë juridike”, bëri me dije Didi gjatë fjalës së tij në Komision.

Më tej ai shtoi se në shtator të vitit 2013 kërkova ripranim në Policinë e Shtetit. Ndërkohë, Kryetari i Komisionit Arben Ristani i është drejtuar Didit se vërtetimi i personalitetit u mor në nëntor 2013, por  Didi sqaroi se vërtetimi i personalitetit nuk është kërkesë ligjore. 

Ndërsa deputeti i PS, Taulant Balla pyeti Didin nëse ai ka qenë në dijeni për hetimin që po kryhej për shkak të emërimit të tij. “Kam vendimin e Prokurorit që ka ardhur në Policinë e Shtetit. Prokuroria vendosi të mos fillojë kallëzimin penal”, iu përgjigj nga ana tjetër drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Didi.
Sipas Didit, vendimi për pezullim të çështjes erdhi pasi faktet e kallëzuara penalisht nuk ekzistojnë. Ish/ministri i Brendshëm Flamur Noka e ka pyetur Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit sa i takon çështjes se kush e ka firmosur ripranimin e tij në polici.

“Jam ripranuar dhe emëruar me urdhër të Kryeministrit më 9 tetor”, është përgjigjur Didi. Në vijim, deputeti Noka i është drejtuar Didit nëse ai ka firmosur largimin kolektive të 90 personave brenda 1 dite. Ndërsa Didi është shprehur se nuk ka bërë asnjë largim kolektiv nga puna. “600 efektivë janë rimarrë në kundërshtim me ligjin dhe 57 veta janë graduar kundër ligjit që nga 2005 e në vijim”, tha Didi.

Sipas tij, përfundimet vinë nga raporti i inspektimit të Policisë së Shtetit. Deputeti i Partisë Demoktratike, Eduard Halimi, iu drejtua Artan Didit se ai shkarkoi 400 punonjës mes tyre dhe shefa Komisariatesh. “Janë bërë inspektime për probleme me burimet njerëzore”, sqaroi Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Ndërkohë në lidhje me shpërthimet me tritol, kreu i policisë shqiptare ka pranuar se për këtë çështje ka përgjegjësi struktura e policisë. Ndërsa përsa i takon trafikimit të lëndëve narkotike drejt Italisë, Didi tha se jo e gjithë sasia e drogës që kalon përmes kanalit të Orantos e ka nisjen nga Shqipëria.

Burgaj

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj ka dëshmuar në Komisionin hetimor për ndryshimet në Polici në lidhje me lëvizje që ka bërë ai gjatë kohës që ka qenë në krye të uniformave blu. Duke folur para deputetëve, Burgaj ka deklaruar se, ka bërë 15 lëvizje në polici dhe këto i ka bërë pa asnjë rekomandim apo ndikime politike. Gjithashtu ish-kreu i Policisë së Shtetit tha se edhe dorëheqjen e ka dhënë me vullnetin e tij dhe nuk ja ka kërkuar njeri. “Nuk kam pasur asnjë mbështetje politike në karierrën time. Jam larguar me dorëheqje dhe këtë e kam bërë për arsye personale dhe nuk më ka kërkuar kërkuar njeri që të largohesha”.

Burgaj ka folur edhe për ripranimet e oficerëve në polici. “Kam bërë 5 ripranime, dhe kemi zgjedhur më të përshtatshmit. Ndërkaq 15 lëvizje kam bërë kur isha në detyrë dhe më pas dhashë dorheqjen”.

I pyetur nga  deputeti i PD-së, Eduard Halimi nëse lëvizjet në polici kanë ndikuar në punën e uniformave blu, Burgaj ka thënë se, ka pasur edhe rezultate edhe jo.

“Vendimarrja ka qenë tërësisht e imja dhe për këtë mbaj unë përgjegjesi. Ndikimet kanë qenë dhe pozitive dhe negative, por vendimin e lëvizjeve e kam marrë unë vetë pa asnjë lloj ndërhyrjeje”, ka thënë Burgaj para deputetëve të Kuvendit.

Ndërkaq, deputeti i PS-së, Paulin Sterkaj ka pyetur Burgajn se, si i ka bërë lëvizjet dhe në cilin ligj është mbështetur për këtë gjë. Duke iu përgjigjur pyetjes Burgaj tha se, kishte zbatuar Ligjin për Policinë e Shtetit. “Kam zbatuar ligjin për Policë e Shtetit. Me ligj emërimet dhe shkarkimet i takojnë drejtorit të Përgjithshëm të Policisë por konsulta në lidhje me emërimet ka pasur me çdo ministër”, ka deklaruar Burgaj.

Komisioni Hetimor ka nisur seancën e pyetjeve ndaj Xhevahir Karajt, drejtor i personelit në Policinë e Shtetit. i pyetur nga Arben Risanti, kreu i Komisionit Hetimor, se çfarë kriteresh kanë përdorur për ripranimet në punë, Karaj u përgjigj se është zbatuar ligji sa i takon rasteve kur është pranuar kthimi i efektivit në punë apo largimi i tyre nga policia.  “Kam pasur proces gjyqësor me Ministrinë e Brendshme, vendim i cili lenonte që të mos zbres në gradë. Kam qenë kandidat për deputet për PS në vitin 2001, por nuk fitova dhe tani jam emëruar drejtor Policie në Shkodër.”, tha gjatë seancës së pyetjeve Xhevahir Karajt.

Nga ana tjetër, deputeti i Partisë Demoktratike Flamur Noka ka bërë me dije se rezulton që për të njëjtën punë, janë paguar dy persona. Ndërkohë, Karaj i është përgjigjur se nuk ka asnjë rast të tillë, pasi ajo është procedurë që shkel ligjin.

11 komente në “Hetimi parlamentar për Policinë e Shtetit/ Didi: 2 milionë dollarë shpërblime pas 21 Janarit. Kuliçaj s’e meritonte gradën”

  1. tfgs says:

    me Rrumbullak e Kulisha nuk shkohet ne Evrope o Zikeeeeeeeeeeeeee….!
    o Zot ,cfare nuk degjon nga Albanistani…………..!!??

    1. ari says:

      tfgs-me tritol dhe droge dhe ditlindje te hajnit me 600 ngjala po-rama prap i hengri ngjalen metes.

  2. BRAVO U QOFTE! KURDOHERE PASKERKENI ZBATUAR LIGJIN . Edhe kur garda vrau me 21 janar e zoti Burgaj kundershtoi prokuroren e pergjitheshme e u fut ne shalet e SALIUT,ligjin zbatoi .JU NUK PASKERKENI FAJE? Po, paskerkeni te drejte, FAJIN E KA POPULLLI QE U MAJMET, SA DHJAMI NUK U LE TE SHIKONI NGA SYTE! PO,PO,POPULLI E KA FAJIN!

  3. europiani says:

    nje nga shembujt e shumte te abuzimit me parate e taksapaguesve shqiptare nga Shpellaret e Ndyre qe ulurijne per gjoja padrejtesi e korrupsion!!!

    Vetem ne Shqiperi shperblehen kriminelet ne vend qe te rrasen ne burg.

  4. NJERI says:

    Vetem per shperblimet monetare e grada qe edhe kjo eshte para , duhen shkarkuar kushdo qofte – pse se vran 4 njerez te pafajshem ? ! MOs . TI kthejne ato,i kan marr padrejtesisht ……

  5. Tironc Tropojani says:

    Po sna that gje, se cu be me ato 2 Milion Dollaret, e lexuam qe jane dhene shperblime, po a mban njeri pergjegjesi dhe a duhet ti kthejne mbrapsh nqfs jane dhene ne kundershtim me ligjet? Kush mban pergjegjesi?

  6. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)Madona prej Sauku says:

    e dashun Zholefin.
    Ti hyjlesha e Bukuris mashkullore.
    te adhunoj per puçrrat e surratit qe i mbulon aq bukur me krem te shtrenjt Review Lancôme Génifique Serum qi ta sjell dhandri prej Parisi.
    Na mungon inoranca jote ne drejtimin e Parlamentit,oj Viagra e Saliut dhe e tan GARDES.
    Zholefin je shum e modhe,aq e modhe sa kur ta shof kaptinen ne televizion me dukesh si ARUSH JEZERCE.
    Zholefin ti morre fun se bashku me plakun Mere te Viçidolit,ju te dy keni ne balle VULEN e te DEGJENERUARVE sepse e keni kthy parlamentin ne Nevojtore ku ti nxjerr nga goja TAMPONAT qe mban naten brenda shpelles tate prej DIZENJATOREJE,dhe ai nxjerr mllefin ngaqe nuk i punon me Iriqi,..dhe Lirija ja ka mbyll me dry tunelin qe lidhte Shqipnin me Serbin.
    Zholefin Berisha kur do ta shpalles martesen tate me Saliun???
    Ti je pasuesja ma e denje e Saliut.
    Ti je tabele e PD ku qellonte Pashuku me gjith vrullin dhe epshin prej mashkulli te uritun dhe ju e shperblyt me 2 milin dollar.
    ZHOLEFIN.
    Ngrehu oj burrnesh se po hetoj kuliçat dhe tan klysht e Gardes qe ju mbronin dikur juve,ju mbronin dhe jua punonin me perkushtim ? .

    1. Open your mind says:

      Hajde tragjedi,hajde.Flamur Noka,Eduard Halimi duhen te jene ne burg,keta jane deputet dhe ne komisione hetimi.

  7. ARUSHA says:

    dritan dajti i njef keta rrembythje mire se kush jane

  8. tarrasi says:

    didi dhe sajmir mut tahiri po shkatrrojn policin eshtetit dhe as ne komisjon nuke din site rrejn vetm llafe koti dallohen qartasi qe jan te lidhur me mafjen dhe hajdut

  9. Siguria says:

    Didi duhet te arrije te binde se eshte i afte per ate pune apo jo se deri tani ka qene hija e Tahirit.Vertet nk mban pergjegjesi per emerimin etij po per ata drejtore qarqesh qe ka emeruar me grden komisar dhe kane qene super aktive ne fushate?Kush e beson depolitizimin e policise?Kurse Burgaj duhet te kishte ikur i pari pas 21 Janarit,bashke me Shemsi Prencin qe i la policet ne meshire te fatit pa asnje organizim duke ju lene terren protestuesve te benin ato qe bene.Sepse i kishin te gjitha informacionet se cfare donin te benin ate dite dhe kush i organizonte.Ishte dobesia e tij ne organizimin e policise qe coi deri ne shkaktimin e viktimave nga garda.Ne fund beri dhe nje mbyllje te turpshme duke hequr ata qe kishte emeruar vete ne kembim te qetesise se tij,qe nuk besoj se do ta gezoje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje