Trafikanti i drogës ka devijuar rrugën kryesore, kur ka kuptuar se po ndiqej nga policia.
S.K., një i ri nga Fieri po transportonte një ngarkesë me 150 kg hashash nga Lazarati drejt vendlindjes së tij.
Në aksin kombëtar Gjirokastër – Tepelenë, pa mbërritur tek Uji i ftohtë, ku qëndron një postobllok i përhershëm policor, ai kupton se po ndiqej nga agjentët antidrogë.
Atëherë vendos të devijojë rrugë dhe kthehet drejt fshatit Hormovë.
Duke përfituar nga errësira e orëve të para të mëngjesit, S.K. braktis mjetin në afërsi të pasarelës së Hormovës dhe vetë largohet.
Mjeti më të cilin po trafikonte drogën u zbulua se ishte me targa false, por policia ka arritur të identifikojë trafikantin dhe e ka shpallur në kërkim.
Lënda narkotike ishte e ndarë në 120 pako dhe ishte fshehur në bagazh dhe në sediljet e mjetit.