Operacioni shqiptaro-grek/ 7 persona në pranga për drogë, sekuestrohen 250 kg marijuanë (VIDEO)

10 Prill 2014, 14:30Kronika TEMA

Shtatë persona kanë përfunduar në pranga dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pas një operacioni të përbashkët mes policisë shqiptare dhe asaj greke. Si pasojë e këtij operacioni është bërë e mundur edhe sekuestrimi i 250 kilogramë marijuane.

“Si rezultat i një operacioni të përbashkët ndërmjet policisë shqiptare dhe asaj greke të koduar “PARKING 90”, gjatë ditës së djeshme, është bërë e mundur goditja e një grupi kriminal në fushën e trafikimit të narkotikëve, arrestimi i 7 personave dhe shpallja në kërkim e 2 autorëve të tjerë të implikuar, si dhe sekuestrimi i sasisë prej rreth 250 kg lëndë narkotike marijuanë.

Më datë 08 prill 2014, në bashkëpunim me autoritet policore greke të luftës kundër drogës në Selanik, është bërë sekuestrimi i sasisë prej 250 kg lëndë narkotike marijuanë dhe arrestimi shtetasve:

Edmond Xhimi Kabashi, vjeç 32, banues në Korçë.

Julian Shyqo Bedollari, vjeç 30, banues në Korçë.

Georgios Kyriakos  Moysidis, vjeç 29, banues në Thiva, Greqi.

Lënda narkotike është gjetur e fshehur në kamionin me targë AA526JB.

Po në Greqi është bërë shpallja në kërkim e shtetasit shqiptar Erion Hilli Velo, vjeç 34, lindur në Lushnjë, Shqipëri dhe rezident në Athinë, Greqi, i dyshuar si personi pritës i sasisë së lëndës narkotike.

Njëherazi nga strukturat e Policisë së Shqiptare është zhvilluar operacioni për kapjen e bashkëpunëtorëve të tyre në Shqipëri, ku u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasve:

Fadil Lutfi Demal, vjeç 49, lindur në Fier e banues në Elbasan.

Gentian Qemal Dervishi, vjeç 32, banues në Tiranë.

Ergest Margarit Prifti, vjeç 28, lindur në Gjirokastër e banues në Tiranë.

Ezmir Hysen Jauri, vjeç 29, lindur në Krastë, Burrel e banues në Tiranë.

Po ashtu është shpallur në kërkim e shtetasit: Naim Asllan Maloku, vjeç 46, banues në Çerkezë, Tiranë”, thuhet në një deklaratë të Policisë së Shtetit.

2 komente në “Operacioni shqiptaro-grek/ 7 persona në pranga për drogë, sekuestrohen 250 kg marijuanë (VIDEO)”

  1. tourkofagos says:

    o Zikeeeeeeeeeeeeeeee,e dergove gamorin me hasisi mer korrak……

  2. Mato evlati says:

    po ti mer klandestin elineallvane, po prisje gamorin prej anes tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje