Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, e cilëson si shumë shqetësues publikimin e informacioneve në rastet e hetimit të çështjeve të ndryshme.
Në këtë kuadër, Llalla ka vënë theksin në nxjerrjen e të dhënave personale të personave nën hetim, të cilin e ka konsideruar si një problem madhor për Shqipërinë.
“Problemet vijojnë të ekzistojnë. Konstatojmë se nga burimet të pakonfirmuara shpesh dalin informacione për çështje që janë në hetim apo për të dhënat personale të personave të cilët janë përfshirë në hetim. Për të gjitha këto raste nga ana jonë kanë filluar menjëherë hetimet në bashkëpunim me Policinë e Shtetit për nxjerrje të sekretit hetimor”, u shpreh kryeprokurori.
Duke parashtruar disa nga masat e marra për mospublikimin e të dhënave personale të personave nën hetim, Llalla theksoi se në vitin 2013 është miratuar rregullorja e mbrojtjes së të dhënave si dhe dhënë urdhër për përpunimin e informacionit në sistemin e prokurorisë.
“Prokuroria shqiptare, krahas rregullimeve ligjore ka formalizuar me Komisionerin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe një memorandum mirëkuptimi nëpërmjet së cilit 2 institucionet kanë ndërtuar marrëdhënie tepër korrekte bashkëpunuese me qëllim zbatimin rigoroz të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale. Në frymën e këtij memorandumi, në 10 prill të 2013 kemi miratuar rregulloren për të mbrojtur të dhënat personale në sistemin e prokurorisë, nëpëmjet së cilës parashikohet edhe detyrimi për nënshkrimin e deklaratës së konfidencialiteti nga ana e punonjësve të prokurorisë. Nëpërmjet kësaj deklarate, çdo punonjës i prokurorisë merr përsipër përgjegjësinë për të mbrojtur të dhënat personale të personave të përfshirë në hetim dhe pranon përgjegjësinë se në rast shkeljeje, pranon çdo masë disiplinore të marrë ndaj tij. Krahas kësaj rregulloreje, Prokurori i Përgjithshëm ka nxjerrë edhe një urdhër të posaçëm për përpunimin e informacionit në sistemin e prokurorisë. Nëpërmjet këtij urdhri, çdo informacion, përpara se të bëhet publik, i nënshtrohet kontrollit nga zyra përkatëse në Prokurorinë e Përgjithshme duke i kushtuar një vëmendje të posaçme mbrojtjes së të dhënave personale”, u shpreh Llalla.
“Shqipëria është në fazën e forcimit të demokracisë dhe në këtë aspekt detyrim ynë është të mbrojë të dhënat personale të personave të ndryshëm, të shtetasve shqiptarë, për më tepër të të drejtave personale të tyre. Në këtë aspekt, prokuroria shqiptare ka detyrimin e saj ligjor për mbrotjen e këtyre të dhënave dhe do të vijojë të jetë garant i mbrojtjes së të drejtave të njeriut”, tha Llalla.
po per cfare te drejta flet o trap ti deri tani nuk ke drejtuar as dhe nje dosje per ne gjykate .Per ruajtien e privatesise te njerezve te thjeshte dhe jo te atyre te zhytur deri ne gryke ne krime e korupsion. Si puna jote qepo luan me nervat e popullit e te maxhoranses nen diligjimin e krye kriminelit Berisha.Telumte ty dhe padronit tend kur ke perballe nje mazhorance te meshte e frikacake qe seshte e zonja te ju hape dosjet.Je i mbrojtur dhe nga banda hajdute he e pa skrupur lsi e krye hajdutit lopcarit te skraparit.