LETRA/ Legalistët i shkruajnë Saimir Tahirit: Ndalini komunistët

10 Prill 2014, 09:07Kronika TEMA

Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Sulejman Gjana i ka shkruar një letër Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, duke i kërkuar që të marrë masa ndaj incidentit të para disa ditëve, kur shtatores së Mbretit Zog iu hodh kavo për ta rrëzuar. Më poshtë letra e plotë:

Zoti Ministër,

Më 7 prill 2014, sipas informacioneve në media, 3 persona të ngarkuar nga subjekti politik “Partia e Punës e Riorganizuar”, kanë tentuar të rrëzojnë me kavo metalike shtatoren (bustin) e Mbretit Zog I që ndodhet në Bulevardin Zog I, Tiranë.

Drejtuesi më i lartë i subjektit politik “Partia e Punës e Riorganizuar” ka marrë përsipër kryerjen e këtij akti, madje ka deklaruar se ka vendosur që në të ardhmen ta realizojë patjetër këtë akt.

Zoti Ministër,

Veprime te tilla ekstremiste të qarqeve të caktuara bien ndesh me rendin kushtetues dhe ligjet e vendit. Në një shoqëri pluraliste dhe demokratike respektohen të drejtat, liritë dhe bindjet e gjithsecilit, përderisa nuk shkelin dhe cenojnë liritë, bindjet dhe ndjeshmëritë e të tjerëve.

PLL konsideron se Mbreti Zog I hodhi realisht themelet e shtetit shqiptar dhe jetësoi pavarësinë e vendit, dhe se Monarkia ka qenë forma qeverisëse më eficiente gjer më sot. Madje, roli i Mbretit Zog I është vlerësuar edhe nga Shteti Shqiptar dhe shumë politikanë të të gjitha bindjeve politike. Ne nuk i imponohemi askujt që të përqafojë domosdoshmërisht idetë tona dhe të jetë detyrimisht i ndjeshëm për simbolet dhe figurat që pëlqejmë dhe nderojmë ne; por funksionojmë brenda një rendi demokratik duke zbatuar rigorozisht rregullat e lojës politike dhe rendin kushtetues.

Ne nuk besojmë kurrë se subjekti politik që inicion veprime të jashtëligjshme, duke qenë anëtar i koalicionit të maxhorancës, përfaqëson idetë dhe bindjet e kësaj maxhorance.

Ndaj u drejtohemi Ju, Zoti Ministër, që të ndërmerrni të gjitha masat dhe veprimet konkrete, qoftë politike, qoftë pjesë e detyrës Suaj si Ministër i Brendshëm, për t’i prerë rrugën veprimeve të tilla destruktive që cenojnë rëndë ndjenjat, bindjet dhe besimin jo vetëm të legalistëve, por të qindramijëra shqiptarëve brenda kufijve shtetëror si dhe në të gjitha trojet shqiptare dhe në Diasporë, nga Australia gjer në Amerikë.

Ne si subjekt politik jemi treguar mjaft të matur dhe të vetë përmbajtur, pasi kredoja jonë politike është bashkëkohore dhe i shërben kohezionit shoqëror e paqes sociale dhe jo anarshisë e destabilizimit. Në sajë të kësaj kredoje politike, ne nuk kemi ndërmarrë asnjë veprim konkret, madje as polemizues, që do të trazonte gjakrat, por besojmë në institucionet e shtetit demokratik, siç besuam 11 vite më parë kur iniciuam nismën për Statusin e Familjes Mbretërore që u miratua me konsensus nga të majtët dhe të djathtët.

Zoti Ministër,

Kemi bindje të plotë se qëndrimi ynë i matur do të kuptohet drejt nga institucionet e shtetit si kontribut për demokracinë, shtetin ligjor e që i shërben situatës aktuale dhe integrimit të vendit tonë në BE dhe kurrsesi si dobësi.

Ne jemi plotësisht të bindur se Ju, dikasteri që drejtoni, madje dhe maxhoranca, do ta vlerësoni me përkushtim maksimal këtë promemorie.

18 komente në “LETRA/ Legalistët i shkruajnë Saimir Tahirit: Ndalini komunistët”

  1. Uji i ftohte says:

    Kerkese e drejte e legalisteve,nese vazhdojne keshtu komunistet,,Ahmet Zogu iken,,.

    1. Ilirjana Stringa says:

      Mbaj mend njehere, kur isha e vogel, teksa luaja kukllash me Saimirin… ai u merzit sepse donte te bente zerin e femres… asokohe nuk kishte Barbie dhe kukullat i benim me corapet e gjyshit te Mirit…

      U ta shikonit, sa i mire qe ishte Miri.. mu si cupez me sy te bukra…

      Bravo Saimir, te dua fort, te perqafoj. Shtypua koken legalisteve! Sepse tani nuk je me i vogel por je “burre” me pushtet!

      1. Elsa says:

        Legalistet jane bere si do kishoti. Luftojne me hijen e enverit

        1. Adriatik says:

          Shikoj harten e ketij islamiku te varur ne mur. Ka zaptuar gjithe ballkanin me kufinjte e vilajeteve osmane.

    2. sula says:

      O sul,allah hile,mos u merr me ate qe kane pas ndjekur te paret tuaj,e beri shtetin ai ,zogu,por pastaj si te gjithe udheheqesit ,qe e pasuan, filloj te vras njerzit e vet.Ai ishte siç ishte lereni te kalbet me kockat atje ne varr,nuk i hynë me ne pune askuj.

  2. Kondi UK says:

    Nqs ju zagollistet krenoheni me nje figure legeni ,pse komunistat mos krenohen me figuren e Hoxhes dhe ti ngren nje bust !

    1. sh q i p says:

      dy fjale per kete debilin gjana. e para , ate bust nuk u mor mendimi qytetar per ta vene aty. e dyta, ju o fanatike te mreterive fantazem nuk ju vjen pas as o,1% e shqiptareve. te degjova nje dite tek mburreshe si idiot i lindur, tek thoje se e duan kosovaret. merre mbretin legen e çoje ne kosove po qe se ata e pranojne. per seren e ndyre te gjanave e te grupit na bashkoi kenga matjane , ju lindni, rriteni, e vdisni me enderra shtriganesh. po nese pretendon ti o gjane debili qe ske as tru e as koke, qe gjoja ai mbreti yt legen e tradhetar paska bere gjera te dobishme per kete vend, na i radhit pak sukseset e tija. hekurudha 0, universitete 0, arsim baze 0, analfabetizem 90%, sherbim shendetsor inezistent, industri me ca manifatura mesjetare. elektrifikim as 10% e territorit nuk mbulohej. po une nje gje s’kuptoj o kafshe te lindur e te rritur. per çfare arritjesh flet o mjeran? me permendte lirine e fjales nje karagjoz te utv e cim pekes katunarit. po cilen liri, ate ku njeriu ishte i privuar nga elementet baze te jeteses. njerez qe ne shumicen derrmuse nuk kishin shkelur kurre asfalt e trotuare. njerez qe s’njihnin as normat me elementare te civilizimit, po jetonin me flaken e kandilit e me malarjen tere kohen. per çfare arritjesh na perrallisni ju perverse? per kantijeret e hapura ne çdo cep te vendit? per zhvillimin masiv te fushave te ndryshme, art, arsim, kulture, shkence, ndertim, trasport, bujqesi, energjitike, etj. cilat nga keto zhvilloi ai mbreti hajdut e tradhetar? po ne s’kemi pse merremi shume me ju. ju keni mbetur si ato reliket e vjetra te lena e te mbuluara nga pluhuri i kohes. ju jeni ne erresire e s’mund ta shihni driten se verboheni. e vetmja mundesi qe ju dha per te ngjallur fantazmen mbret jua beri peshqesh njeriu me i felliqur qe ka jetuar ndonjehere ne keto ane. dhe ai eshte sali ram berisha nga shpellat e vicidolit. saimir tahiri nje gje duhet te beje mire. te shohe se kush nxit terrorin e fondamentalizmin. te shohe kush jane inspiruesit e financuesit. pastaj te shohim se kush duhet ti drejtoje letra ministrit.perkundrazi, pare qe shtatorja e enverit u hoq pa referendum popullor, te behet tani nje referendum i mirefillte e te shohim, ta shohin edhe gjanet e ivanet, se ke bust duan te mbajne shqiptaret.

  3. Ju te ashtuqujturit Legalishit ,
    jeni dobicat e serbis dhe te huajve qe shkerdhenin zogun e kurves ,
    s’jeni shqiptare .Ju duheni zhduke sa me par nga shqyppnia se jeni vazhdim i gjakut te helmuar zogollian

  4. Malo says:

    Sa per Partine e Legalitetit ajo duhet respektuar si gjithe te tjerat. Sa per Ahmet Zogun ai eshte nje antishqiptar i shitur te serbet, pastaj te italianet dhe mbas 1939 te te gjithe por se deshi asnje. Ata qe krenohen me Ahmet Zogun duhet te jene vetem serbet sepse atyre u ka sherbyer. Ndersa ne shqiperi Zogu duhet te kete nje vend per varr qofte edhe ne Burgajet, por nuk duhet te kete bust. Kjo duhet te arrihet vetem me referedum. Por te gjitha keto mosmarrveshje dhe inicje per tu riabilituar nje seri kriminelesh te popullit shqiptar, jane te paguara nga Seria e vjeter dhe njerezit se saj qe kane arritur te drejtiojne kete vend per njezet e ca vjet. Sa per krahasimin me Enverin sduhet te mundohet askush sepse secilit ja jep vendin qe i takone historia dhe enciklopedia boterore. Aty Enveri eshte ne krahun e Zhvillimit dhe perparimit, ndersa Zogu eshte ne krahun e fashizmit dhe te dstruktivitetit. Anonimet mundohen kot.

  5. Nastradini says:

    Të paktën Enveri e shtypi, por nuk e tradhëtoi dhe nuk e shiti, këtë vënd, siç bëri Ahmet Zogolli…

  6. zamo says:

    Enveri si figure do reabilituar.
    Ne fund të fundid pse njihen meritat e Zogut dhe Jo të Enverit.

  7. Viktor hoti says:

    Njihen te Zogut se keshtu i leverdis Sales per ti hapur rruge mbreterise se tij serbe . Enver Hoxha ishte me lart nga te dy se nuk merrej me pordha.Ne eshte se zogu krijoi se pari shtetin shqiptar , Enveri i dha personalitetin shteteror ne gjithe boten sa edhe De GOli u tha francezeve: Mos u trembni nga amerikanet, merrni shembull nga Enver Hoxha me sovjetiket! Te fala zogisteve nga italianet e serbet . Viktor Hoti

    1. kujtesa says:

      – Perse duhet patjeter te krahasohet Zogu me Enverin ?

  8. kompasi says:

    Duhet nderruar menjehere himni kombetar i shqiperise ,pasi ne kete himn komunist thuhet se prej lufte vec ai largohet ,qe eshte lindur tradhetor .Zogu vertet ia mbathi ,por jo nga frika por sepse ai nuk donte tia linte ne dore pushtuesit fashist floririn e shqiptareve.Kjo eshte e verteta ,ai nuk e braktisi popullin ne rrezik .

    1. kujtesa says:

      – Kujto nje cike kush ishin ato shqiptare antizogiste qe erdhen me fashizmin dhe moren pushtetin ? Ato qe derguan Kuroren Vitor Emanuelit ? I jep nje cike emer per emer dhe do kuptosh perse familja Mbreterore u vendos te largohej !? Si do rrinte te vritej ose te merrej rob nga disa kuislinge qe gjith jeten kishin jetuar te paguar nga Jugosllavija e Italija.?
      – Pastaj u larguan po ne te njejten menyre Mbreti i Polonise,i Greqise,i Jugosllavise i Hollandes dhe askush nuk i perflet per keq.
      – Ke degjuar ndonjehere nga Serbet qe te denigrojne familjen e tyre mbreterore? E pra familja mbreterore Serbe e mori thesarin dhe me karvan e dergoi deri ne gjirin e Kotorrit.Aty aviacioni gjerman ne beteje me anijet angleze nuk i lejoi dhe gjysmen e mori e gjysmen e moren gjermanet.
      – Serbet kane guximin e mburren qe kur Skenderbeu luftonte kunder Turqve ,Mbreti Serb i dha per grua motren Sulltan Muratit dhe Sulltan Mehmeti eshte djali i saj.Dhe Serbet thone se :me kete veprim shpetoi gjuha serbe e kisha serbe.
      – Jeni dobet ne histori.

  9. 4999 qelbesira + skypionin prezervativin e sales says:

    Jam kundra zogut. Por hedhja e bustit me menyra antilugjore eshte e denushme. Kryetari I partse komuniste dhe tre shoket e njesitit gueril duhet te procedohen nga prokyrori. Kane kryer nje akt te palugjshem.
    Ligji duhet te jete Ibarabarte

  10. Lomi pri Baldushku says:

    Ju legalistët keni shku për lesh qy m’1944. Sala me t’vetët, masi nrejti shtatoren e Zogut, m’qershor t’2013, shkoi ne ai për lesh. M’zgjedhjet e 2015 Sala, Luli ne t’vetët kon për t’dal t’qeth ne t’rrujt tullë, pa lesh m’kaptin ne kon për t’ardh m’nivelin tuj. M’kët rast keni për t’pas munsin me u bashku ne me bo partin legalopdëiste. Keni për tu rrit ne keni me u bo nji parti me 2 ose 3% elektorat. M’kët kohe keni për të nrejt ene shtatoren e Salës. U themi me e vu m’krah t’Zogut ne midis t’dyve me shkrujt: DY TRADHTARËT MO T’MDHEJ T’KOMBIT SHQIPTAR. Burrat, m’darke von gjth qejf mund bojn shurën nërmjet të dyve. Hajt tyrqeta pri Lomit m’Baldushk.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje