Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me 25 vjet burg për Ardian Prrenjasin, i cili akuzohet për marrëdhënie homoseksuale me të mitur dhe heqje të paligjshme të lirisë.
Ndërsa ka dyshime se ai është vrasësi i Julian Çelës, pas pranimit të këtij krimi nga ai.
Në seancën e sotme prokurori i çështjes ka dhënë pretencën për Ardjan Prrenjasin në lidhje me rrëmbimin dhe mbajtjen peng të një 10-vjeçari, ndërsa për rastin e rrëmbimit dhe zhdukjes së 11-vjeçarit Julian Çela, hetimet do të vazhdojnë.
Pas arrestimit nga policia e Tiranës ai pranoi se ishte autori i rrëmbimit, vrasjes dhe më pas fshehjes së trupit të vogëlushit 11-vjeçar. Ai pohoi para hetueseve se pas vrasjes e kishte hedhur trupin e Julianit në vendgrumbullimin e plehrave në Sharrë.
Por 8 muaj pas këtyre deklarimeve, Prrenjasi mohon një gjë të tillë. Ai doli me një version të ri përpara prokurorëve të çështjes, duke pretenduar se i ka bërë këto deklarime nga frika, dhuna dhe presioni, raporton Ora News.
Julian Çela është shpallur i humbur që prej 30 dhjetorit të vitit 2012 dhe që nga ajo ditë disa versione janë ngritur për zhdukjen e tij. Pas deklaratave të monstrës se ai e kishte vrarë, ato kanë filluar të zbehen, pasi Prokuroria ende nuk ka një prove që e lidh Prrenjasin me 11-vjeçarin.
Ndërsa një vëmendje e veçante po i kushtohet nga Prokuroria pistës tjetër, asaj të trafikimit jashtë kufinjve të vendit, por deri tani ende nuk asnjë fakt konkret për këtë.
arapi duhet cuar ne burgun grek,qe ti kete pantallonat te ulura…….