Tahiri: Për tre muaj kemi sekuestruar 16 ton drogë

10 Prill 2014, 16:33Kronika TEMA

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, deklaroi se rezultatet e punës së Policisë së Shtetit në luftën kundër drogës janë inkurajuese dhe dëshmojnë përpjekjet e pandalshme për goditjen pa kompromis të këtij trafiku.

Ai tha në seancën parlamentare se brenda 3 muajve të parë të këtij viti, është kapur shumë më tepër, krahasuar me 9 mujorin e fundit të qeverisjes së kaluar. Tahiri shtoi se bashkëpunimi i frytshëm me policitë partnere ndërkombëtare është konfirmuar edhe në takimet që kanë patur me kreun e opozitës.

Një fjalë e urtë thotë: “mjerë kush nuk di të heshtë, kur s’ka çfarë thotë”.

 Sigurisht, lufta kundër trafiqeve të paligjshme dhe veçanërisht drogës, është një sfidë dhe mbetet një sfidë. Ne e njohim për të tillë dhe Policia e Shtetit, mund t’ju garantoj, është e gjitha në këmbë për të luftuar trafiqet e paligjshme të narkotikëve.

 Rastet e tregojnë shumë qartë dhe statistikat flasin shumë qartë. Mjafton t’ju them që nga janari 2014 deri në fund të marsit 2014, janë kapur 16 ton marijuanë, që është 3 ton më shumë se ç’është kapur nga janari i vitit 2013 deri në shtator 2013!

 Pra, sa kemi sekuestuar ne në këto tre muaj është shumë më shumë se ç‘keni bërë ju në 10 muaj të qeverisjes suaj në vitin 2013. Dhe ne prapë nuk jemi të kënaqur me këto rezultate, për sa kohë ajo që u mboll në kohën që ju rrinit në karrige është akoma shumë më shumë.

 Mos abuzoni me statistikat e partnerëve, sepse jua kanë thënë edhe juve, jua kanë thënë qartazi në takime, ia kanë thënë edhe Kryetarit tuaj në detyrë – ajo është punë e përbashkët me Policinë shqiptare. Një pjesë që sekuestrojmë ne këtu dhe një pjesë që japim informacion për partnerët tanë që sekuestrohet atje.

 Por më lejoni t’ju them, mos e politizoni punën që bën Policia e Shtetit. Lëreni Policinë e Shtetit të bëjë detyrën. Dhe ju përdoreni këtë foltore për t’u dhënë përkrahje punonjësve të Policisë së Shtetit.

 Dhe heshtni kur nuk keni çfarë të thoni”, tha Tahiri.

3 komente në “Tahiri: Për tre muaj kemi sekuestruar 16 ton drogë”

  1. Komunisti i flakur says:

    Po, edhe pastaj? Mos e ndali gjithe kjo lufte e pakuptimte perdorimin e hashashit ne Europe apo Shqiperi? Jo, vetem sa shpenzuat taksat tona kot!

    Te legalizohet!

  2. Anastas says:

    Legalizojeni mer te degjeneruar, mos beni lufte kot!

  3. raimond vlonjati says:

    Me deficent se ky Tahiri nuk kam pare.
    I deklaroni keto gjera haptas qe keno zene aq e kaq ton droge dhe haroni se keshtu beheni objekt humori ne bote
    I nxirni bojen Shqiperise…

    Po tallej mbreme nje humorist amerikan me faktin qe ne Shqiperi eshte kapur 4 ton droge….

    Po si ka mundesi keta skopionsat e PS kane nje nivel civil kaq te ulet?

    Keta kane mbaruar shkollat jashte shtetit,
    nuk e kuptojne keta dudume se duke publikuar keto shifra i krijojne Shqiperise nje imazh negativ…???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje