15 ditë nga sulmi me predhë i shtëpisë së kryekomunarit të Farkës, Fatbardh Plaku, Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka asnjë të dyshuar si autor për ngjarjen.
Vetë zoti Plaku, i ftuar në emisionin Tonight Ilva Tare, deklaron se nuk ka asnjë dyshim, ndërsa është besimplotë që prokuroria do të bëjë zbardhjen e kësaj ngjarje.
Në vitin e fundit të mandatit të pestë si qytetari i parë i Farkës, Plaku shprehet se do të garojë për një tjetër mandat në zgjedhjet e ardhshme lokale, i bindur se me punën e tij e ka ende një derë të hapur në këtë komunitet.
Nuk e di si ja keni bërë, por 17 vjet kryetar komune, si ia keni dalë?
Është viti i fundit i mandatit të 5-të në krye të komunës së Farkës, me një popullsi 25 mijë banorë.
Çfarë e ka bërë Farkën kaq të sukseshme në këto vite?
Faktikisht zhvillimet e vrullshme të Farkës gjatë viteve të fundit ia kanë ndryshuar tërësisht fytyrën këtyre zonave, duke filluar nga infrastruktura rrugore, furnizimi me ujë të pijshëm, zgjidhja e ujërave të zeza. Investitorë vendas dhe të huaj u tërhoqën nga kjo zonë, afër kryeqytetit. Gjitha këto bënë të ketë interesim falë dhe planit rregullues, duke e bërë një nga zonat më tërheqëse.
Po ndiqja pak planet e xhiruara sot nga gazetarja jonë, duken të bukura, por ka dhe vila pak kaotike?
Edhe Farka i është nënshtruar lëvizjeve demografike. Është e pamundur të mbahej nën fre, janë 1100 ndërtime në proces legalizimi.
Do ta marrin certifikatën e pronësisë të gjitha?
Kemi pasur dhe raste që kemi operuar me ALUIZNI-n për pezullimin e një sërë objektesh që s’plotësonin kushtet për legalizimin.
Janë banorë të pasur ata që jetojnë në Farkë?
Një pjesë e konsiderueshme po.
Komuna është e përqendruar në dhënien e hapësirave të tokës për ndërtim, apo ka dhe toka bujqësore?
Pjesa më e madhe e tokës është tokë bujqësore.
Po të ktheheshit pas në vite do kishit lejuar ndërtime kaq të larta?
Për hir të së vërtetës, po të kthehesha nuk do t’i kisha lejuar, pavarësisht se nuk janë të gjitha leje të komunës, një pjesë janë leje të këshillit të qarkut. Nga viti 2001-2003 ishin në kompetencë të këshillit. Pas 2004 filluam të merreshim me studimet, kemi qenë të bllokuar për shkak të mungesës së planeve rregulluese. Pallatet më të larta janë miratuar nga këshilli i qarkut, pastaj filluan ndërtesa deri në 5 kate, nuk është se jam krenar për këtë pjesë, por situata është kjo.
Si e shpjeguat sulmin?
Si ngjarje që as e kisha çuar në mend, as parashikuar. Por realiteti është ai që ndodhi, sulm me predhë, familja është e shenjtë për të gjithë. Nuk e di, shpresoj që drejtësia të bëjë punën e saj, të zbardhë ngjarjen, është një akt i shëmtuar. Ishte krej e papritur.
Në shtëpinë tuaj kishit kamera, kishte arsye?
Janë thjesht për sigurinë e familjes, kam një projekt që së shpejti filloj instalimin e kamerave në gjitha rrugët kryesore të Farkës. Një nga arsyet e vendosjes së kamerave kanë qenë dëmtimet e vazhdueshme, kur na janë vjedhur një sërë kapakë pusetash.
Po familja juaj si e përjetoi këtë ngjarje?
Nuk e ka përjetuar mirë fare, djali i vogël është i trembur, i tronditur. Ndodhi ajo që ndodhi, s’kam asnjë informacion dhe as dyshim konkret. Shpresoj që policia dhe prokuroria të zbardhin ngjarjen. Nuk dua të hamendësoj dhe as akuzoj pa pasur prova. Besoj tek drejtësia dhe shteti që mund të zbardhet kjo ngjarje. Jam shumë i interesuar të zbardhet ngjarja, të dalë në pah, më kryesorja është siguria e jetës së familjes. Dje ishte një Fatbardh Plaku, nesër mund të jetë një tjetër.
Opinioni kur pa vilën tuaj pati shumë komente, mund të ketë të ardhura të tilla një kryekomunar?
Sigurisht që po, përveç punës kemi dhe aktivitete të tjera, rrjedh nga një familje intelektuale, kam trashëguar prona. Vila të tilla kanë një pjesë e konsiderueshme e banorëve autoktonë. I kam deklaruar të gjitha.
Rivali juaj në zgjedhjet e fundit ju akuzonte për taksa të larta, klienteliste, për çfarë e ka pasur fjalën?
Nuk e di, këshilli përcakton taksat, nuk është asgjë në varësi të kryetarit të komunës. Për familjet kemi pasur taksa më të ulëta, ndoshta KLSH e konsideroi shkelje, por për familjet taksat janë më të ulëta. Rreth 3 miliardë të vjetra është buxheti i komunës.
A mund të themi sot se Farka është e urbanizuar?
Me plot gojën Farka është më se e urbanizuar. Mbi 300 pika grumbullimi kazanë që pastrohen rregullisht, mbi 6 mijë pemë dekorative, është shtrirë telefonia dhe interneti, kemi ndërtuar qëndra shëndetësore, shkolla, 16 kopshte, të gjitha në funksion të shërbimit të komunitetit. Sigurisht nuk është bërë përfektja.
Së shpejti kemi zgjedhje lokale, do kandidoni sërish?
Kemi punuar për të vazhduar drejtimin e komunës së Farkës, pavarësisht se çfarë mund të ndodhë. Shpresoj se do vazhdojmë, përvoja është një faktor i rëndësishëm, komunikimi dhe bashkëpunimi me njërëz, shpresoj se e kam ende të hapur rrugën. I falenderoj për bashkëpunimin që kanë dhënë sidomos në zgjerimin e rrugëve, pa shpronësime fare.
Si i keni raportet me PD?
Në mënyrë mjaft të mirë, në nivelin e duhur. Sigurisht bëj një jetë aktive.
Unë mendoj se ky “Kryekomunari profesionist”, gjuajtjen me predhë të shtëpisë së tij, e ka organizuar vetë…, për t’u dukur si “viktimë”…(kujtoni “dinakëritë” anadollako-turkoshako-shpellare të Sali Berishës)
Beji mire llogarite me popullsine e asaj zone, zoti Plaku! Te gjithe e dine se cfare pasurie keni, dhe si mund ta keni bere shtepine tuaj. (“gojet e liga” thone se keni mjaft shtepi te tjera ane e mbane). Kthejeni koken pas, dhe thirrini kujteses, a keni bere rivendosje pronash, pra a keni shitur nje toke dy apo tre here? A i blini tokat lire fshatareve (ne kembim te dhenies se lejes se pronesise) per ti rishitur disa here me shtrenjte. Ky eshte krim, per te cilin, do pergjigjesh nje dite. Si puna juaj ka shume kryetare te tille mytebere, si ata te Berzhites, Petreles, et; per te folur per ate krahine, e mos permendur te tjere ne gjithe Shqiperine. Por, perderisa ligji ka vdekur, mund te vazhdoni te beni qejf. Gezojeni kohen juaj!
Ah more bardh plaku, more qelbesire e pashembullt, mafioz i ndyre.
Jo Kryekomunare por kryekatunare.