Prokuroria: Nuk kemi marrë ende vendim për hetime mbi ushtrinë

15 Prill 2014, 19:03Kronika TEMA

Prokuroria shqiptare bëri sot të ditur se ende nuk ka marrë ndonjë vendim rreth kërkesës së Ministrisë së Mbrojtjes për të hetuar mbi deklaratat e Partisë Demokratike se ushtria është përfshirë në trafik narkotikësh.

Zëdhënësi i prokurorisë, Albi Serani, i tha “Zërit të Amerikës” se brenda pak ditësh Prokuroria e Përgjithshme mori dy herë kërkesa nga Ministria e Mbrojtjes, që, bazuar në deklaratat e Partisë Demokratike mbi përzjerjen e ushtrisë në trafik lëndësh narkotike, të nisin hetime për të sqaruar situatën.

Asnjëra palë nuk ka bërë padi dhe nuk ka sjellë ndonjë fakt, tha zëdhënësi, duke shtuar se nuk mund të jepte këtë çast asnjë koment, por qëndrimi i prokurorisë mbi këtë temë do të bëhet i ditur disa ditë më pas, kur të merret një vendim lidhur me kërkesën e Ministrisë së Mbrojtjes, pra nëse vetë prokuroria mund të nisë apo jo hetime kryesisht.

6 komente në “Prokuroria: Nuk kemi marrë ende vendim për hetime mbi ushtrinë”

  1. luan says:

    Keni 4 dosje per Imamin. Hetoni ato dhe do te shihni te verteten e trafikut te droges.

    1. LEZHA CITY says:

      MERRUNI ME DOSJET QE JANE NDRITUR KUNDER ISH MINISTRAVE.

      HETONI DOSJET E SALIUT SEPSE ATA JANE ME TE RENDESISHME, POPULLI PRET QE TE HETONI SALI BERISHEN.

  2. "BALASHI" says:

    Çudi per t’ u çuditur! Jep sqarime prekuroria per kerkesen e tullumacet e ish ministrit dhe nuk thote asnje fjale per publikun per kerkesat qe ka bere Ministrja aktuale qe ka 3-4 muaj qe ka çuar dosjet ne prokurori. A nuk eshte çudi?…

  3. Daniel says:

    Por ç’fare fakti kerkon prokuroria? Ajo automatikishte do te duhet te hyje ne loje,perderisa njera parti ose nje individe akuzon per krim. Te pakten keshtu ndodh ketu ne perendim. Qeveria nuk duhet te lejoi kete indifferendizem te sistemit te drejtesise me. Kane shkuar shume dosje ne prokurori dhe vetem kaq. Rilindja po zgenjen njerzit . Nuk mundet te vazhdohet me keshtu. Ose prokurori te kryej detyren ose te largohet nga parlamenti Duhet dhene fund njehere e mire politikes se shpifjeve. Nuk lejon demokracia shpifjen dhe eshte demokratike te hiqet nje prokuror qe s’ka deshire te punoi. Pa hezitim , sa me pare. Edi Rama mos u mendo,do humbesh kontollin dhe rilindja do te mbetet ne letra. Ka 7 muaj qe ne prokurori shkojne dosje. Vertet te gjitha jane propogande. Si mundet qe nje kryeprokuror te mbaje penge jeten shoqerore ne vend. A nuk e ka nxhjere nje bllof Rilindjen e socialisteve kryeprokurori dhe te gjitha akuzat e PS ne vite,vetem propogande. Po me e renda eshte se ky kryeprokuror po bene per budallenj te gjithe shqipetaret.

  4. myzeqari says:

    Me keta palo prokurore qe kemi ne gjalle ne bote se luftohet krimi. Dilni e shihni njehere se ku jetojne prokurore e gjykates dhe do te kuptoni qe valle u intereson ketyre te luftojne krimin?

    Pallate luksoze ne zemer te Tiranes, vila luksoze ne plazhe me pishina e ambjente qe te iken truri. Ku i gjejne valle parate??????

  5. iliria shqiptare says:

    Po si nuk doli nji prokuror me bole ti dale perballe krimit e mafies po te gjithe si kurva marrin vetem rrogen qe u paguan ky popull i vuajtur.Ka lene material per te hetuar dhe demaskuar qeverisja kriminale gjate ketyre dy dekadave po sic e thashe nje pjese jane te mafies dhe te tjeret thjesht kurva.Te me falin lexuesit per gjuhen e perdorur por me revolton kjo gje se eshte e pabesueshme qe gjithe keto vite te mos kete akoma nji prokuror te denje per te mbrojtur ligjin drejtesine dhe shtetin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje