Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave depoziton në Prokurori një padi për ish titullarin e bordit të Kullimit Kukës Bujar Shehu, i cili sipas palës paditëse rezulton se ka kryer një sërë shkeljesh në kontratat e lidhura për Rehabilitimin e Kanalit Ujitës Uzina, Kukës.
Nga auditimi i kryer rezulton se Bujar Shehu ka lidhur një kontratë në emër të Bordit të Kullimit Kukës dhe operatorit ekonomik Nika shpk me vlerë14 408 960 lekë pa TVSH për realizimin e objektit “Rehabilitimi i kanalit ujitës Uzina, Kukës” në vitin 2012. Afati i kontratës ishte katër muaj, por në katër muaj kompania bëri vetëm 30% të punimeve.
Shehu i ka shtyrë kontratën kësaj kompanie në kundërshtim me ligjin. Dhe pse është shtyrë afati i punimeve përsëri nuk është realizuar objekti për një vlerë prej 6 018 533 lekë. Si rezultat i mosrealizimit të këtij investimi brenda vitit buxhetor 2012, diferenca e parealizuar është financuar në vitin 2013 financim i cili përsëri ka rezultuar i parealizuar.
Nga kontrolli i punimeve në objekt rezultoi se punimet në këtë objekt dhe sot nuk kanë përfunduar. Ministria e Bujqësisë i kërkon Prokurorisë të trajtojë gjithë shkeljet e përmendura më sipër.
Bravo bravo bravo, te pakten te paguajn kto qe kane abuzuar.