Akuzat për drogën/ Didi: Është çështje e drejtësisë, jo e politikës (VIDEO)

18 Prill 2014, 15:32Kronika TEMA

Pas debateve dhe akuzave të opozitës  se Ministria e Mbrojtjes po përdor Forcat e Armatosura për transport të lëndëve narkotike ka reaguar Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi.

Didi i ka kërkuar politikës të mos merret me investigime apo çështje në hetim që i përkasin Agjensive ligjzbatuese. “Nëse do të gjenden prova të besueshme atëherë policia do t’i bëjë publike ato”, tha Drejtori i Përgjithshëm nga Gjirokastra.

I pyetur për projektin e ngritjes së një poste policie në Lazarat, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit tha se nuk është më e rëndësishme, sesa prezenca e policisë në këtë zonë.

“Parandalimi i kultivimit të marijuanës në Lazarat sipas Didit, nuk bazohet tek prezenca e një poste policie. Policia do jetë e pranishme në Lazarat dhe ska sesi fokusohet në egzistencën e postave, por e rëndësishme është të ndihet autoriteti i policisë që të kryejë funksionet e saj, të japë ndihmën e vet dhe të sigurojë rend dhe siguri publike”, theksoi Didi.

Kreu i Policisë ndodhej në Gjirokastër si pjesë e një aktiviteti sensibilizues të nxënësve të shkollave të organizuar nga Policia Rajonale dhe Drejtoria Arsimore, për parandalimin e kultivimit të marijuanës.

4 komente në “Akuzat për drogën/ Didi: Është çështje e drejtësisë, jo e politikës (VIDEO)”

  1. er says:

    ore tani ca merreni me keto budalliqe?? boll more merruni me pune shteti, merreni me llafet e PDs. eshte bere qesharake!

    1. teti says:

      nuk besoj me tek opozita shqiptare. i vuri kapakun! njerez qesharak! meritojne 100 vjet ne opozite!

  2. myzeqari says:

    O Didi te jete per ty ti vetem per te tundur deren je. Ty te mori politika dhe te dha nje poste drejtuesi si Stavri nga Fieri qe e bene drejtor pa dashje.

    Ju o Did jeni per te ngrene fasule.Dy vete jeni me mustak ju ti dhe Nishan suma. Po ti ja merr njecik ne kthese o Did.

  3. 1prilli says:

    Shume e drejte. Madje sduhet harruar qe dora qe s’kafshohet puthet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje