Tahiri: Gjykatat, dënime të lehta për të arrestuarit me tritol (VIDEO)

21 Prill 2014, 16:04Kronika TEMA

Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim paketën ligjore, që parashikon ashpërsim të dënimeve penale për veprat kriminale që lidhen me përdorimin e lëndëve eksplozive, shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor, vjedhje e energjisë elektrike dhe shitjen e kartave SIM në mënyrë të palicencuar.

Nisma ligjore u mbrojt nga ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri dhe zv/ministri i Drejtësisë Arben Isaraj. Ndryshimet e propozuara nga Ministria e Brendshme u argumentuan me përballjen e shoqërisë shqiptare me fenomene të rënda kriminale.

Ngjarjet me eksploziv kanë një ritmikë thuajse të njëjtë, të paktën për periudhën që unë kam marrë në krahasim që nga tetori 2012 deri në mars 2014, si krahasim 6-mujor me 6-mujor. Rastet janë po aty, 36, gjatë tetor 2012-mars 2013, diçka te 40 të tilla në tetor 2013 – mars 2014. Ndërkohë që gjykatat kanë ndjekur një politikë, përsëri më vjen keq t’a them, liberalizuese, lidhur me dënimet në këto raste”, tha ministri Tahiri.

Krahas veprave penale të kryera me lëndë plasëse, gjatë kësaj periudhe janë konstatuar edhe shkelje të rregullave të ruajtjes, magazinimit dhe transportit të lëndëve plasëse për përdorim civil nga ana e subjekteve të licencuara në këtë veprimtari.

“Nga inspektimi që ka bërë Policia e Shtetit në thuajse të gjitha magazinat e subjektet e licencuara për import, tregtim dhe mbajtje të lëndëve eksplozive për qëllime të përdorimit civil, 100 % ishin jashtë kushteve teknike. Aq sa në galeri minierash eksplozivi gjendet edhe në tokë. Magazinat nuk përmbushnin as kushtet për mbajtjen e lëndëve eksplozive për përdorim civil dhe ndërkohë transporti bëhej me mjete tërësisht jashtë kushteve. Dhe vetëm fati nuk ka dashur që të ndodhte ndonjë hata, sepse këtu bëhet fjalë për eksploziv në sasira shumë të mëdha. Në momentin që ne nisëm inspektimin, diku te 12 ton i kemi sekuestruar për mospërmbushje të kushteve teknike lidhur me mbajtjen e eksplozivëve. Dhe kjo është një situatë që e trashëgojmë në këtë kaos paligjshmërie prej vitesh. Dhe mjafton t’ju them që është po ky eksploziv që përdoret edhe për ngjarje kriminale”, theksoi ministri i Brendshëm duke iu referuar 3 shpërthimeve në Komisariatin e Fushë Krujës.

Në draft, parashikohet dënimi për të inkriminuarit në aktivitete apo vepra penale ku përdoret eksplozivi, të bëhet nga pesëmbëdhjetë deri në njëzet vjet burgim, ndryshe nga dënimi aktual që është dhjetë deri në njëzet vjet burgim.

Amendimet e tjera të Kodit Penal, përcaktojnë që drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur, nën efektin e lëndëve narkotike apo pa dëshminë përkatëse të aftësisë, dënohet me burgim nga dhjetë ditë deri në tre vjet. Gjykata mund të vendosë zëvendësimin e dënimit me burgim, me dënimin me gjobë.

Gjithashtu, shitja e kartave SIM me numra serialë mobile nga persona të paautorizuar dënohet me burgim nga pesëmbëdhjetë deri në tridhjetë ditë ose me gjobë nga pesëqind mijë deri në dy milionë lekë.

Opozita mungoi gjatë gjithë diskutimit të ndryshimeve në Kodin Penal.

11 komente në “Tahiri: Gjykatat, dënime të lehta për të arrestuarit me tritol (VIDEO)”

  1. Mondi says:

    eshte qesharake! ata jane terrorist!!!!

    1. velo says:

      Duhet me patjeter nje reforme e thelle.

      Kjo eshte drejtesi e mohuar nga ata qe bene krime gjer dje

      1. loci says:

        ore e dime e dime. Kemi shprese tek ju . Duhen bere ndryshime rrenjesore. Voten tone e keni pas e e keni per ti hequr keta qurravecet e saliut. BEsojme tek JU

        1. Xani says:

          DREJTESI.. Kete duam. E kjo do vije nga puna e mire e te gjithe juve ..

          kemi votuar dhe besojme ?

          1. Gerti says:

            Bravo Tahiri. Duket qe doni te beni shtet me cdo mjet. Kjo eshte shpresedhenese per te gjtihe ne popullin

    2. Andi says:

      Opozita me mospjesmarrjen tregonqe eshte pro tritolisteve dhe i mbeshtet veprimet e tyre. Me mire qe nuk ishin sepse pozita i forcoj denimet e ketyre gangstereve te Saliut.

      1. Flo says:

        Kjo drejetsia jone me ne krye Nishanin duhet rregullu se sben. Eshte bere nje mish mash i madh

        1. LINI says:

          jepi Saimir. tregojua te gjitheve se gjerat mund te behen me mire.

          keta sduan drejtesi te drejte se jane te zhztur ne llum

          1. Elsa says:

            Kjo eshte drejtesia e shtrember e saliut.

            te gjithe banditet e tij duhet te shkojne para drejtesise..

  2. AC/DC says:

    Po nuk u fut ne burg ai qe i vuri tritolin Shqiperise duke filuar me ligjin 1751, ne vitin 1992, piramidat,zgjedhiet e vitit 1996, me shkaterrimin e shtetit dhe vellavrasjen ne vitin 1997(pasoja qe po i vuajme dhe sot),me grushtin e shtetit ne 1998, duke vazhduar me Gerdecin, 21 janarin,degjenerimin e sistmit te drejtesise dhe shume gjerate tjera, cdo mase tjeter eshte gjysmake per te mos thenee barabarte me zero.

  3. Kendveshtrim tjeter says:

    Duhet reforme bir i xhaxhit !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje