Si u hoq festa e Bajramit dhe Pashkët nga komunizmi!

20 Prill 2014, 21:20Kronika TEMA
Si u hoq festa e Bajramit dhe Pashkët nga komunizmi!

Pasi feja vihet nën kontrollin e shtetit nëpërmes ligjeve, në vitin 1967 nis lufta klasore për çrrënjosjen e botëkuptimit fetar si dhe mbyllja fizike e kishave dhe xhamive.

Kjo, ishte fill pas fjalimit të Enverit më 6 shkurt 1967, për ta zhveshur popullin nga besimi fetar dhe futur në botëkuptimin marksist-leninist. Në vitin 1967, Komiteti Qendror, sektori i edukimit, nxjerr një raport informativ mbi rezultatet e para të luftës kundër fesë dhe disa masa që u morën për çrrënjosjen e saj, duke u zëvendësuar me ideologjinë marksiste-leniniste.
Ky raport është siguruar nga Arkivi Qendror i Shtetit dhe me këtë shënohet dhe fillimi i luftës së hapur të qeverisë komuniste kundër fesë, duke e lidhur veprimtarinë e tyre me elementë armiqësorë. Ku u përqendrua fronti i luftës kundër fesë? Cilat ishin karakteristikat e saj kryesore? Nga besim, feja kthehet në një vatër lufte ideologjike, duke u cilësuar nga Partia Komuniste si “një hap i madh revolucionar i paparë deri tani në historinë e vendeve socialiste”. Cilat ishin masat që mori Enver Hoxha për të likuiduar klerikët profesionistë? Cilat ishin masat që mori partia për të zhdukjen e legjendave dhe “çudirave” për vendet e shenjta? Si u kufizuan ritet dhe festat fetare me vendim qeverie? Viti 1967 është periudha më e errët për besimtarët, ku shënohen persekutimet më të egra të diktaturës.
Sipas porosisë së Enver Hoxhës, KQ i Partisë së Punës së Shqipërisë, në vitin 1967, lëshon vendimin për heqjen e festave të Bajramit dhe Pashkëve.
Në dosjen arkivore nr. 191, F.14/A.P viti 1967 zbardhen disa nga drejtimet kryesore të politikës dhe ideologjisë së partisë komuniste në luftën kundër fesë.
Më poshtë botojmë një pjesë të raportit informativ ku flitet mbi rezultatet e para të luftës kundër fesë dhe masa që u morën. E gjitha është një ironi për të krijuar atmosferën “armiqësore” të besimtarëve me fenë duke e nisur në ‘50 këtë luftë përçarëse për ta kurorëzuar me shembjet fizike të kishave e xhamive në vitin 1967.

***
Raporti informativ mbi rezultatet e para të luftës kundër fesë dhe disa masa për thellimin e mëtejshëm të saj:
-Lufta për marrjen e kishave dhe xhamive u zhvillua në të njëjtën kohë edhe kundër dogmave, riteve e besimeve fetare, që përbën thelbin e luftës kundër fesë. Kjo e çoi luftën kundër fesë brenda në çdo familjeje dhe kjo është lufta më e mprehtë, më e gjerë dhe më e thellë sesa marrja e kishave dhe xhamive. Ajo prek e trondit direkt ritet fetare si botëkuptim, festat e zakonet që janë futur e shkrirë në jetën e përditshme të njerëzve.
Edhe në këtë drejtim ka rezultate të mira. Diskutimi i gjerë mbi këto probleme në kuvende e mbledhje të ndryshme të popullit, zotimet që u morën dhe lufta që po bëhet për t’i vënë ato në jetë, është një shkollë e madhe revolucionare për masat. Si pasojë e kësaj pune, një pjesë e ikonave, kandilave, librave fetarë, mbishkrimeve etj., që ishin simbole të perëndisë në shtëpitë e besimtarëve dhe që çdo ditë u faleshin, u likuiduan dhe u dorëzuan.
Ceremonitë e festat fetare u kufizuan dhe po zëvendësohen në një pjesë të mirë me festat tona kombëtare, lokale etj. Kështu, Bajrami i vogël, më 22 mars u festua shumë më pak se çdo vit tjetër. Kjo jo vetëm në qytete dhe në shumicën e fshatrave të zonës fushore e kodrinore, por edhe në mjaft fshatra të zonës së malësisë. Në ditën e Bajramit, në përgjithësi, nuk pati mungesa në punë, siç ndodhte vitet e tjera, po ashtu në shkolla nuk pati mungesa të fëmijëve siç ndodhi p.sh. vjet, ku në disa fshatra të rretheve të Krujës, Tiranës, Peshkopisë etj., ditën e Bajramit mungonin shumica e nxënësve. Po kështu ndodhi edhe me Pashkët që ishin në fund të prillit. Karakteristikë ishte se shumë organizata partie, duke aktivizuar organizatat e masave, arsimtarët, institucionet kulturoro-artistike, morën masa më të mira se vitet e tjera, për të festuar mirë 1 Majin dhe festat e tjera, duke organizuar mbasdite argëtimi, shfaqje artistike publike jashtë qytetit, etj.
Duke pasur parasysh porosinë e shokut Enver, që thotë se: “Megjithë propagandën tonë të organizuar kundër fesë, riteve, dogmave, institucioneve fetare dhe klerikëve profesionistë, të kemi vazhdimisht parasysh që të mos futemi në luftë të hapët me njerëzit e popullit, sepse në popull do të ketë edhe njerëz të ndershëm të lidhur me partinë dhe patriotë të flaktë që do të ruajnë në ndërgjegjen e tyre edhe për shumë kohë, mundet edhe deri sa të vdesim, besimet e tyre. Puna me ta do të jetë një përpjekje bindjeje e vazhdueshme e me durim të madh…

***
-Lufta kundër fesë duhet të trajtohet edhe sipas krahinave të vendit, sipas fshatrave, lagjeve e familjeve të veçanta, sepse edhe shkalla e besimeve fetare është e ndryshme.
Në secilin prej rretheve kanë vepruar disa fe. Por midis tyre ka dallime, sepse diku ka vepruar më shumë një fe sesa një tjetër. Një pjesë e krahinave të Veriut, si Shkodër, Lezhë, Mirditë, historikisht feja katolike ka patur influencë të madhe. Kjo duket edhe nga numri i kishave katolike që ka patur. Kështu, në Shkodër, numri i tyre arrinte në 67, në Lezhë dhe Mirditë nga 24. Në disa krahina të Jugut, si minoriteti (Sarandë, Gjirokastër), një pjesë e Korçës, Kolonjës, Vlorës, Fierit, Beratit e Lushnjës, Durrësit etj., feja orthodhokse ka patur një influencë të madhe. Në Korçë ka patur 132 kisha të mëdha e të vogla, në Gjirokastër 86, në Sarandë 21, në Kolonjë 90, në Vlorë 31, në Fier dhe Lushnjë nga 40 etj. Feja myslimane ka qenë më e përhapur në zonat e Elbasanit, Gramshit, Librazhdit, Dibrës, Kukësit, Tiranës, Burrelit etj. Kështu, në Dibër kishte 122 xhami, në Burrel 70, Librazhd 50 etj. Në Tepelenë, Përmet, Skrapar, Krujë dhe rrethin e B.Currit, influencë më të madhe kanë patur dervishët (shehlerët) si sekt i fesë myslimane.
Këto karakteristika, në rrethe të ndryshme të vendit kanë kërkuar dhe kërkojnë edhe një punë të diferencuar të propagandës sonë ateiste-shkencore. Kujdes të veçantë nga organizatat dhe komitetet e partisë kërkon minoriteti, ku influenca e fesë orthodhoske është më e madhe, në rrethin e Sarandës nga popullata minoritare që përbën 41.3% të popullsisë së rrethit, rreth 2500 frymë prej vitit 1932-1943.
Qëndrimi ndaj fesë për komunistët është një çështje parimore. Çdo komunist duhet të jetë ateist, sepse botëkuptimi fetar është i papajtueshëm me botëkuptimin marksist-leninist, që përbën bazën ideologjike të partisë tonë. Prandaj, kjo çështje nuk mund të lihet pa u vënë re dhe pa u ndalur. Në radhë të parë këtu është fjala për t’i edukuar komunistët, për t’i zhveshur nga çdo paragjykim e besim fetar, për t’i kalitur që të kapërcejnë çdo lëkundje, çdo nënshtrim për hir të “zakonit”, të “traditës familjare” etj., nëpërmjet kritikës parimore e shoqërore në organizatat e partisë. Lëkundja ndaj besimeve fetare është shfaqje e oportunizmit ndaj ideologjisë reaksionare, prandaj dhe nuk pajtohet me figurën revolucionare të komunistit.
Organizatat bazë, organet udhëheqëse dhe aparatet e partisë në rrethe, duhet t’i kthehen herë pas here këtij problemi, ta analizojnë, të bëjnë studime, të përcaktojnë drejtime e aksione të mëtejshme, të përgjithësojnë eksperiencën pozitive. Sektorët e edukimit kanë një rol të veçantë. Aktivizimi i gjerë i inteligjencës, ngritja e komisioneve ose grupeve për studimin e problemeve të veçanta ose për përgatitjen e leksioneve, lektorëve, bisedave, botimi i materialeve propagandistike dhe buletineve të ndryshme e forma të tjera pune, që janë praktikuar nga disa rrethe, të organizohen e praktikohen më gjerësisht edhe nga rrethet e tjera. Format e punës që ka përdorur çdo rreth sipas nevojës e kushteve konkrete të tij, janë të shumta e të ndryshme. Duke i parë ato me sy kritik të përgjithësohen e përhapen më të mirat, dhe sipas nevojave, vetë jeta do lindë forma të reja më efektive.
Në luftën për çrrënjosjen e botëkuptimit fetar, në punën për edukimin shkencor të masave, organizatat dhe komitetet e partisë duhet të udhëhiqen e të mbajnë mirë parasysh letrën e shokut Enver për këtë çështje në përputhje me kushtet e tyre konkrete /Express/

11 komente në “Si u hoq festa e Bajramit dhe Pashkët nga komunizmi!”

  1. gent says:

    Do vijë dita, në mos ka ardhur, që ti kthehemi përsëri këtij vendimi e ta vejmë në fuqi. Ndoshta përgjysmë – vetëm mbylljen e institucioneve fetare si kërcënim serioz për stabilitetin e shtetit.

  2. rrnoft pd says:

    Sigurisht qe ishte nje nga gabimet qe beri Enver Hoxha,por ja qe Komunizmi na i zaptoi mendjen Enverit,po ta kishte zene Demokracia Enverin,e kishte bere Shqiperine vertet nje Zvicer apo Norvegji te Ballkanit.Ku jemi dhe sa duam te shkojme aty ku kerkuam ne ndryshimet e 1990es?

  3. Dielli mbi KORAB says:

    Fene njeriu e krijoi,ashtu si marksizmin po njeriu e krijoi.
    Feja te ben te besosh ne forca te pashpjegushme,marksizmi te sqaron per forcat shfrytzuese.
    Feja mundohet me te bind qe vuajtjet ne kete jete do te marrin fund dhe se parajsa na pret,ndersa marksizmi te sqaron se ne kete jete duhet luftuar per te jetuar si i barabarte.
    Feja eshte ne sherbim te perçarjes dhe pushtueseve,marksizmi eshte ne funksion te popullit.
    Por Feja e mundi Marksizmin, se njeriu ka frike nga e verteta.

  4. Historiani says:

    Cfare bene komunistet kunder fese qe nuk e kishin bere te krishteret apo myslimanet kunder feve pagane? Lerini hipokrizite.

  5. Ay says:

    Nje nga Gabimet me te medha te Kominizmit. Si dhe je nga idiotsite me te medha te shqipetareve heqja e fese.

  6. Rrofte feja katolike ,feja e shqipetareve te vertete.

    Pershendes te gjithe ata vellezer kosovare qe u konvertuan kohet e fundit ne katolike, tek feja e stergjysherve te tyre,zoti i ndihmofte.

    Dhe uroj qe edhe shqipetare te tjere te kosoves ,shqiperise ,maqedonise,malit te zi,presheves dhe diaspores te ndjekin kete shembull.

    BRAVO-BRAVO-BRAVO

  7. xhonson says:

    A e shihni se cfare KRIMESH po ben FEJA neper bote e aq me teper ne Shqiperi????
    LAVDI E PERJETESHME HEROIT KOMBETAR ENVER HOXHA!!!
    I PAHARRUAR QOFTE KUJTIMI I TIJ!!!

  8. Ai says:

    Ka bere gjene me te mire qe mund ti kete ndodhur kombit Shqiptare. Vetem per kete meriton te jete HERO I kombit shqipetare. Ndersa per te tjerat ka qene KRIMINEL I kombit shqipetare.

  9. tafil guri says:

    mire ja beri.meru tani ma ata qe rekrutoin femij per ne luft ne siri.apo pregatisin kamikaz dhe vrasin njerez te pa fajshem.

  10. Sa mire do ishte qe edhe sot te ndermerrej nje lufte e tille kundra klerikve rreaksionare , sidomos te ketyre qe udhehiqen nga Janullatosi grek dhe sheiket islamike . FEJA E SHQIPTARIT NE RRADHE TE PARE DUHET TE JETE SHQIPTARIA ,jo keta kriminelet grek , turko arabe e tjere . Une per vehte nuk i perkas as te nje besimi fetar , prinderit e mije kane qene besimtare mysliman , por ama mua gjithenje me kane pas orjentuar qe te arsimohem sa me shume e te shof perpara , sipas te vertetave qe jane argumentuar nga shkenca , ndaj gjithemone u jam mbetur borgj per gjithecka kane bere per mua . Edhe shteti i atehereshem ne kete pike ka pjesen e vet ne formimin tim ateist , jo per te urryer njerezit , por per te qene gjithemone ne sherbim te tyre e per te mos u pajtuar me dukurite negative dhe besimet e kota qe bijne ndesh me rrealitetin dhe qe behen pengese per ecjen perpara te njerezve . Une mund te sjell shembuj me shumice si argumente per perligjjen e pikepamjeve te mija anti fetare e reaksionare . Nga gjeografia , shembulli i ekzekutimit te dijetarve te medhenje nga inkuzicioni kishtar ; i Xhordano Brunos , i Galileo Galileos , i Nokolla Kopernikut e sa e sa te tjereve qe zbulimet ne shkence e teknike cilsoheshin si herezi gjoja ndaj zotit dhe kisha duke shfrytezuar autoritetin e vet i ndeshkonte ashper dijetaret deri duke i djegur deri ne tuurra te druve siq bqeri me Galileo Galileon …e shume e shume te tjere …. Nga historia si ajo e mesjetes , e kohes se re dhe e diteve te sotme percarja me e madhe dhe ngelja mbrapa nga popujt e tjere qofshin dhe fqinjet , SHQIPTARVE u ka ardhur dhe nga feja pasi gjithe ritet e lutjet ndaj allahut zotit , prrallisen ne gjuhet e huaja turko -arabo – greke dhe masa e njerezve besimtare nuk kuptojne as dhe nje gje edhe sikur ato te jene sharje apo ofendime ndaj vet atyre . Le te kthehemi e te shikojme pak mbrapa ne historine e viteve te shekullit NENTE MBEDHJETE , ndesa perandoria e kalbur turke fqinjeve ballkanas si serbve , grekeve e te tjereve u a kishte dhene me kohe lejen per te hapur shkollat ne gjuhen e tyre amtare , shqiptarve vazhdonte t’ua mohonte ate , sepse ashtu duke i mbajtur ne injorance e pa dituri e kishin me te lehte t’i percanin e ti sundonin me lehte , deri dhe duke i kundervene mes veti myslimanet si turq , kunder ortodoksave shqiptare si greke , apo katoliket me …. Edhe ne ditet e sotme erresire , vese te keqia dhe prapesi kultivojne keta klerike te te gjitha relegjioneve fetare deri duke rene ndeshe dhe me ligjet e shtetit te sotem demokratik , siq eshte rasti i hoxhallarve me orjentim orjentalo arab per te mobilizuar njerez hallegjinje per ne luften gjoja te shejte ne “mbrojtje te vellezerve myslimane” ne Siri apo gjetiu ku behen luftra vllavrasese . Nga sekte te ndryshme me ushqim shpirteror po nga ata , kane dalur fallxhore , gjoja “mjek popullor” qe genjejne njerezit e pa ditur e hallexhinje me rrenat e tyre duke u shitur ato me para biles dhe ne shuma shume te medha ,siq bejne e mashtrojne BURDUSHET E Prizerenit , siq bene ne durres i vetequajturi “mjeku popullor” i sherimit te rreumatizmes apo i semundjeve te ndryshme nervore , ……. Me e keqja se dhe televizore te tilla si puna e Klanit neper mes gazetarir ARJAN QENIT behen propagandues te ketyre mashtruesve qe dhe ashtu siq paraqiten pak sa me ndryshe nga prifterinjte , hoxhallaret apo shehleret , ushqimin korruptiv per te zhvatur nga njerezit rrezikzinje halegjinje e kane tek besimi i kot siq jane dhe ato qe me te drejte populli shqiptar nen drejtiminne shtetit te atehershem i pate goditur dhe tulatur , por qe me gjthe ate pune te madhe qe u be , nuk u arrit qe te shkuleshin ne rrenje e qe te mos na lulezonin sot keshtu me kaq shumce si KEPURDHAT mbas shiut . Publikime te tilla te atyre vendimeve te ndermarra nga shteti shqiptar i asaj periudhe me siguri edhe perse nuk behen ne ate sens , do jene nje ndihmese e mire per te pare e krahasuar prapesite e sheikeve te diteve te sotme . Me siguri keto si te tilla do te shtojne tek njerezit e zhgenjyer nostalgjine e atyre viteve te arta .

  11. Te njejten gje beri dhe Sali qeni, e hoqi si feste dhe njerezit sot jane ne pune, dmth kete te hene e ku qendro dallimi njesoj eshte si ne komunizem ashtu edhe ne post komunizmin e docerve te komunistave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje