Tjetër aksident në aksin Levan- Tepelenë, vdes një 25- vjeçar

21 Prill 2014, 17:09Kronika TEMA

Një tjetër aksident u shënua ditën e sotme, këtë herë në aksin Levan- Tepelenë, pranë fshatit Varibob në Fier.

Një furgon, ku udhëtonin tre persona, u përplas me një veturë dhe më pas me bordurën.

Si pasojë e aksidentit gjeti vdekjen 25- vjeçari Qazim Aliaj, ndërsa u plagosën Leonard Aliaj dhe Myfteak Zylalaj.

Nga vetura nuk pati të plagosur.

Më herët u shënua një aksident në Maminas të Durrësit, ku gjeti vdekjen një vogëlushe 7 vjeç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje