Të gjithë janë dakord me deklaratën e ‘zarfit’, përveç atij që e ka ... thënë

23 Prill 2014, 09:18Kronika TEMA

Në mbledhjen e radhës të Konferencës Gjyqësore, Presidenti Bujar Nishani tha se një pjesë e gjyqtarëve nuk e nisin ditën e punës pa pritur zarfin e avokatit, prokurorit apo qytetarit.

Deklarata shkaktoi shumë bujë dhe është ripërsëritur disa herë nga Ministri i Drejtësisë që prej atëherë.

Por duket se vetëm dikush nuk është më dakord me këtë deklaratë.

Presidenti Bujar Nishani nuk ka preferuar që ta fusë gjëkundi në faqen e tij zyrtare këtë deklaratë, por është mjaftuar me një njoftim të shkurtër ku thotë se sistemi duhet të reformohet nga brenda dhe jo nga politika.

2 komente në “Të gjithë janë dakord me deklaratën e ‘zarfit’, përveç atij që e ka … thënë”

  1. futja kot says:

    i kan shkulur veshin per kete deklarate qe ka bere

  2. dymi says:

    Bravo kapter Nishani! Te reformosh sistemin e drerejtesise nga brenda eshte njesoj sikur te krijosh nje komisariat policie me hajdute e vrases per te luftuar hajdutllekun dhe kriminelet vrases. Me nje fjale vari melcite ne qafe ujkut qe te ti ruaj nga macja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje