Makina e kreut të policisë së Lezhës përplaset me një motorr, një i lënduar

22 Prill 2014, 13:57Kronika TEMA

Makina me të cilën udhëtonte drejtori i Policisë së Lezhës Niko Brahimaj është përfshirë në një aksident rrugor.

Në momentin e aksidentit, makina drejtohej nga shoferi i kreut të policisë së Lezhës, ndërsa vetë Brahimaj ishte në vendin e pasagjerit.

Aksidenti ndodhi rreth orës 14:00 në aksin Lezhë – Tiranë, afër Thumanës.

Makina e policisë me të cilën udhëtonte Brahimaj, është përplasur me një motorr.

Për pasojë personi që udhëtonte me motorr ka mbetur i plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.

Një grup i posaçëm hetimor është ngritur për të sqaruar gjithë rrethanat e ngjarjes.

1 komente në “Makina e kreut të policisë së Lezhës përplaset me një motorr, një i lënduar”

  1. Frasheri says:

    Uroj sherim te shpejte. Aksident mund ti ndodh kujtdo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje