Bashkëshortja e gjyqtarit: Rrezikon jetën, është në burg me njerëzit që ka dënuar vetë

23 Prill 2014, 08:24Kronika TEMA

“Bashkëshorti im ra në ‘grackë’ pasi nuk është e vërtetë se ka marrë ryshfet. Shteti po përpiqet të luftojë korrupsionin duke bërë shembull dhe ‘kryqëzuar’ një njeri të nderuar në Pogradec”.

Kështu deklaroi dje bashkëshortja e gjyqtarit Dhimitër Pojanaku, i cili u arrestua pak ditë më parë nën akuzën e korrupsionit.

Adelina Pojanaku (drejtoreshë e një shkolle 9-vjeçare në Pogradec) pohoi se e ka takuar të shoqin në dhomat e paraburgimit dhe se është tejet e shqetësuar jo vetëm për vendimin e dhënë nga gjykata, por edhe rrezikun që i kanoset atij, pasi Pojanaku aktualisht po “bashkëjeton” me persona që ai i ka dënuar.

“Kjo ishte edhe më e rëndë. Bashkëshorti im u dërgua në paraburgimin e burgut të Drenovës, një burg i sigurisë së lartë, në të cilin “strehohen” edhe shumë persona, të cilët janë dënuar nga Dhimitri. Tashmë gjyqtarit-poet i duhet të “banojë” në burgun e Drenovës. Atij i duhet të pranojë presionin e qëndrimit në burg mes shumë të burgosurve të rrezikshëm. Për më tepër i duhet të qëndrojë në qeli, në kushte të rënduara shëndetësore, pasi është i sëmurë kronik me zemër dhe vuan nga tensioni”, shprehet ajo për GSH.

Ajo u bën apel organeve të drejtësisë që ta largojnë bashkëshortin e saj nga dhomat e paraburgimit në Burgun e Sigurisë së Lartë të Drenovës dhe të hetohet në gjendje të lirë.

5 komente në “Bashkëshortja e gjyqtarit: Rrezikon jetën, është në burg me njerëzit që ka dënuar vetë”

  1. BERTI says:

    GJYQETARET JANE NJEREZIT ME TE VUAJTUR DHE ME FUKARENJE TE KETIJ VENDI …………PO NA VIKA SHUME KEQE

    1. Argita_B says:

      Nese eshte kapur ne flagrance duke mare ryshfet atehere quhet njeri i koruptuar dhe kjo denohet nga kodi penal shqiptar. A me teper qe eshte dhe gjyqtar dhe e njeh shume mire ligjin. Si mund te biesh ne gracke dhe te pranosh rushfetin!!
      Per sa i perket pjeses qe eshte i semure me zemer, per kete ka mjeke ligjore gjykata te cilet marrin vendime. Nje gjykates i burgosur nuk ka perse te trajtohet me mire, apo me keq se sa nje i burgosur tjeter qe ka vjedhur nje apo ka plaçkitur pasi nuk ka ligj qe ta parashikoj kete. Perpara drejtesise duhet te jene te gjithe njesoj.

  2. Duhet qe te ndershmit e Rames dhe Metes ti fillojne denimet nga
    Ata qe kane grryer Shtetin.
    Shume e sakte Ponjaku duhet te hetohet ne gjendje te lire2

  3. Rikard Balsha Jr. says:

    CHERCHEZ LA FEMME – KERKONI SHKAKUN TEK GRUAJA

    Aleksander Dumas (i vjetri) ne librin e tij “Mohikanet e Parisit” te botuar ne vitin 1854 shkruante: per çdo problem qe me sjellin bashkepuntoret e mij i them gjithnje te kerkojne femren qe ndodhet pas atij problemi.

    Edhe tregimtari i pa arritshem i te gjitha kohrave O. Henri permend nje fraze te tille ne tregimin me te njejtin titull “Cherchez la Femme”.

    Historikisht njihet si perdoruesi i pare i shprehjes “cherchez la femme” Kardinali Richelieu (Risheljë).

    Pa u zgjatur ne shume perdorimin e kesaj fraze ne letersine dhe publicistiken boterore, desha te kujtoj Sali Shpellarin qe e perdori krejt pa vend ate me se fundmi fale injorances totale te tij, duke tentuar te ofendonte Edi Ramen.
    Adelina Pojanaku, si drejtoreshe e nje shkolle nente vjeçare, duhet ta dije e ta ndjeje me mire se kushdo tjeter, perlyerjen e saj ne kete akt te ndyre korrupsioni aktiv te burrit te saj qe aq shume e adhuron.
    Ne vend te “mia culpa-s” merr guximin edhe te shfajesoje aktin e bashkeshortit si te pa vend dhe paraburgimin e tij si te pa pranueshem si per “meritat” ashtu edhe “semundjet” e per me shume per “denimet” e tij.

    Hipokrizia e “La femme” te Pojanakut te prangosur per korrupsion ne drejtesi, kerkon nderhyrjen edhe te ministres se arsimit Nikolli, per ta larguar nga detyra edhe kete syrgjynosje te pa fytyre, si person i pa desheruar per te edukuar femijet tane.

    Gazetaret qe i dhane mundesine te flase, “harruan” ta pyesnin per Llotarine Amerikane qe kish fituar i shoqi per te jetuar ne Amerike, se bashku me te.
    I duheshin para, shume para, per te jetuar si sheike ne shtetin amerikan.

    A ishte ajo qe e shtyu te perlyhej ne kete korrupsion te ndyre?

  4. Une jam, ti je. says:

    More i kujt partie eshte ky Panajaku? Vetet te jete ky ai qe perfaqeson te korruptuarit e gjyqesorit ne Shqiperi?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje