Këshilli i Lartë i Drejtësisë i kërkon Ministrisë së Drejtësisë që të caktojë sa më parë ndihmësat ligjorë në trupat gjyqësore në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë dhe të Apelit. Përmes një deklarate, KLD thekson se duke vlerësuar rëndësinë që ka funksionimi normal i gjykatave administrative, të cilat me shpejtësinë dhe korrektësinë në vendimmarrje japin një imazh pozitiv tek opinioni publik, KLD, bazuar në vlerësimin e situatës në të cilën ndodhen realisht këto gjykata në raport me përmbushjen e kompetencave dhe detyrave të tyre, si dhe duke mbajtur parasysh ngarkesën e lartë të çështjeve e cila po rrezikon seriozisht zbatimin e afateve të përcaktuara nga ligji nr.49/2012 “Për organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Adminstrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”, konstaton se mungesa e ndimësave ligjorë, cënon të drejtën e qytetarëve për gjykim brenda një afati të arsyeshëm.
Letra e plotë
Këshilli i Lartë i Drejtësisë si autoriteti shtetëror ligjërisht përgjegjës për mbarëvajtjen dhe kontrollin e veprimtarisë së gjyqtarëve të gjykatave të shkallës së parë dhe të gjykatave të apelit, konstaton me shqetësim faktin e ngarkesës së madhe të punës në gjykatat administrative në të gjithë vendin dhe në mënyrë të vecantë të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë dhe Gjykatës Administrative të Apelit.
Duke vlerësuar rëndësinë që ka funksionimi normal i gjykatave administrative, të cilat me shpejtësinë dhe korrektësinë në vendimmarrje japin një imazh pozitiv tek opinioni publik, KLD, bazuar në vlerësimin e situatës në të cilën ndodhen realisht këto gjykata në raport me përmbushjen e kompetencave dhe detyrave të tyre, si dhe duke mbajtur parasysh ngarkesën e lartë të çështjeve e cila po rrezikon seriozisht zbatimin e afateve të përcaktuara nga ligji nr.49/2012 “Për organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Adminstrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”, konstaton se mungesa e ndimësave ligjorë, cënon të drejtën e qytetarëve për gjykim brenda një afati të arsyeshëm.
Për shkak të kësaj situate, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në mënyrë të përsëritur, i bën thirrje Ministrit të Drejtësisë, që në zbatim të kompetencave të tij ligjore të parashikuara në nenin 6 të ligjit nr.49/2012, të përcaktojë sa më shpejt numrin e ndihmësave ligjorë në këto trupa gjyqësore dhe të mundësojë fillimin e funksionimit të tyre.
Mospengimi i funksionimit të ndihmësave ligjorë në gjykatat administrative, do të ndihmojë ndjeshëm trupat gjyqësore gjatë ushtrimit të veprimtarisë e tyre, do të shërbejë në balancimin e ngarkesës së punës në gjykata, në rritjen e efikasitetit dhe të përgjegjshmërisë në dhënien e drejtësisë. Në këtë mënyrë gjykatat administrative do të jenë në lartësinë e prishmërive të qytetarëve, në lartësinë e arsyeve për të cilat ligjvënësi i krijoi.
…shenomeni dhe …
KLD qe shkel ligjet hapur me demtim te drejteperdrejte te te drejtave te njeriut ! Me sa duket po qan per te rregulluar ende seren e saj. Mos u ngopshi kurre , tju vije turp qe merreni me punonjesit qe si keni nen cadren tuaj. Beni mire punen tuaj me se pari per te patur moral per te kerkuar nga puna e tjetrit .Apo ju vu perpara me fakte Ministri i Drejtesise dhe doni ti kunderviheni me ate qe sju takon. TURP
Prisni ju te KLD se nuk i ka bere akoma listat Meta, e nuk jane derdhur akoma parate , pse keshtu behen keto pune, duhet organizuar ankandi , me thoni si i ka bere ndryshimet ne ministri Nacua , a i ka shpallur vendet vakante a ka bere konkurime , asnje por ka futur njerezet e LSI, e ne te mjeret presim te shpallen vendet vakante e shikojme faqen zyrtare te ministrise se drejtesise, plot te punesuar ne ministri dhe vendet nuk shpallen , vetem per kete nuk duhet te qendroje me Nacua ne ate detyre.