Pas ndarjes nga ish-e fejuara, 23- vjeçari Mario Bejdollari ka vrarë me thikë të atin e saj dhe plagosur të ëmën.
Autori i dyshuar i krimit është futur nga dritarja e banjos në shtëpi në momentin kur dritat ishin të fikura dhe familja kishte rënë në gjumë.
Banesa e viktimës dhe autorit janë rreth 400 metra larg njëra-tjetrës, ndërsa dy familjet me origjinë nga Gramshi kishin disa vite që ishin shpërngulur në lagjen “24 Maji” të Vlorës.
Lidhja e krushqisë ndërmjet familjeve kishte shpeshtuar edhe më shumë hyrje- daljet, madje 48- vjeçari i kishte huazuar 170 mijë lekë të rinj familjes së dhëndrit.
Por rreth një vit më parë, vajza e tij kishte vendosur t’i jepte fund lidhjes disavjeçare me 23- vjeçarin.
Ajo kishte vendosur të arsimohej dhe aktualisht është studente në vitin e parë në Fakultetin e Infermierisë.
Që pas këtij momenti, ndërmjet dy familjeve kishin nisur konfliktet dhe ata nuk kishin më hyrje– dalje, madje i riu e kishte përjetuar keq, derisa kishte nisur ta tepronte me alkoolin.
Sipas policisë, 23- vjeçari rezulton të ketë qenë i dehur në momentin që është futur në banesën e ish- të fejuarës së tij.
Ai ka qëlluar disa herë me thikë të zotin e shtëpisë Agim Sereseli, i cili nuk ka mundur t’ju shpëtojë plagëve të marra dhe ka plagosur bashkëshorten e tij 43- vjeçare.
“U fut natën në dhomën e gjumit. U zgjova e tmerruar teksa ai po qëllonte me thikë bashkëshortin tim. Ai ishte në gjumë të thellë dhe nuk mundi të reagonte për të shpëtuar.Unë u zgjova menjëherë, dhe për të shpëtuar, u përlesha me të. Arrita të njoh ish- të fejuarin e vajzës. Më qëlloi disa herë dhe u largua kur në dhomë do të vinin vajzat. Bërtita sa munda, por më pas nuk pata fuqi”, citohet 43- vjeçarja në gazetën Panorama.
Njeriu primitiv, në kohët prehistorike, duhet të ishte më “i civilizuar” se ne…
E donte shume i shkreti!
nje konsultim me Mohamedin,beri qe gyzeli te rrembente hanxharin per tu hakmarr ndaj femres………….!
e mo Zikeeeeeeeeeeeee,me keta do te shkosh ne Evrope????
ne evrop o turkofagos ndodhin krime shum me te tmerrshme, burra xheloz te divorcuar vrasin kalamajt e vet qe ish bashkeshortja ta ndjej me teper dhimbjen
Mos u mer me tourkopsolifagos se eshte me kartele. E njohin te gjithe dhe i hapin rruge
O kafshe turkofagos….ky qe ka bo krimin dhe turkofagas vllezer te nje mamaje me baba janullatosin hahaha