Gjendet kundratanku me të cilin u sulmua vila e kryetarit të komunës Farkë

24 Prill 2014, 11:01Kronika TEMA

Është gjetur arma me të cilën mendohet se u sulmua banesa e kryetarit të komunës së Farkës, Fatbardh Plaku.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 25 mars 2014.

Policia e Tiranës thotë se ka gjetur një armë tip bazuka kundratank në Liqenin e Farkës, në zonën ku ndodhet edhe banesa e Plakut.

Arma është gjetur nga banorët e zonës.

Policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve që kanë kryer këtë krim.

Policia e Tiranës thotë se ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën kundërtank dhe është dërguar për ekzaminime të mëtejshme në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë.

Vetë kryetari i komunës tha se nuk ka asnjë konflikt.
Kamerat e sigurisë së banesës së tij kishin fiksuar momentin kur predha godet banesën.

Mediat kanë publikuar të dhëna për një konflikt gjyqësor të Plakut, ndërsa online është hedhur edhe një video ku ish- kryeministri Sali Berisha e sulmon Plakun si të babëzitur.

Berisha e akuzonte për ndërtimet e larta në këtë zonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje