VIDEO LAJM/ “Respekto të gjallët!”

26 Prill 2014, 19:45Kronika TEMA

“Respekto edhe të gjallët!” është mesazhi që Ministria e Punëve të Brendshme po jep për publikun përmes një fushate të koordinuar me sektorin e komunikimit privat.

Fushata u ideua dhe u realizua vullnetarisht dhe pa asnjë kosto për taksapaguesin shqiptar nga agjencia McCann Tirana në përgjigje të kërkesës së ministrisë për bashkëpunim.

Kjo ndërhyrje, e cila synon ndërgjegjësimin e shoferëve dhe këmbësorëve sa i takon rregullave të trafikut, është e një rëndësie parësore, duke qenë se të dhënat e aksidenteve me pasoja mbi jetën paraqiten shqetësuese.

Ndërsa qytetarët që tentojnë të kalojnë në vijat e bardha shpesh injorohen nga shoferët, këta të fundit nuk hezitojnë të respektojnë traditën, duke u ndalur menjëherë para kolonave mortore që shoqërojnë të ndjerin në varrezë apo kortezheve të këmbësorëve që kalojnë rrugën.

Puna për realizimin e fushatës u përqendrua pikërisht mbi këtë paradoks, duke ngritur kultin e jetës mbi atë të vdekjes dhe duke “vendosur projektorët” mbi të gjallët, në një kohë kur vetëm në vitin 2013, në aksidente rrugore humbën jetën 95 këmbësorë.

Kështu, një kortezh prej 95 vetash, për të përfaqësuar cilindo këmbësor që ka humbur jetën, të veshur me të zeza dhe me kurora lulesh në duar iu drejtuan pikëkalimeve të vijave të bardha, dhe trafiku u ndal menjëherë për të respektuar kortezhin.

Pasi kortezhi kaloi rrugën, pjesëtarë të procesionit u ndalën dhe hapën një banderolë ku shkruhej “Respekto edhe të gjallët”. Reagimet ishin të larmishme, nga habia deri te duartrokitjet, por aksioni i përsëritur disa herë, u prit mirë në një masë të madhe nga shoferët dhe këmbësorët.

10 komente në “VIDEO LAJM/ “Respekto të gjallët!””

  1. mimmo says:

    Inisiativa eshte teper humane ,edukative! Vleresohet,por zbatimi duhet pa diskutim te jete serioz!!!Falenderime inisiatoreve!!!

  2. xhonson says:

    Pallavra!
    Shteti te vendose SEMAFORE dhe KAMERA ne cdo kryqezim!
    Percdo shkelje te filmuar,te vihen gjobat maksimale pa asnje dallim!!!
    Vetem rreptesia e denimit mund t’i vere ne FRE SHQIPTARET!!!
    Femrat shofere jane te PA AFTA per te drejtuar makinat!!!
    Perdorimi i celularit ne makine ne levizje te ndeshkohet me gjoba te renda!!!

    1. X says:

      Me duket qe po flitet per vijat e bardha ,ku nuk ka kryqezime.Dhe ju burrat para se te flisni per grate shofere nuk duhet te pini me shume se nje gote birre…

  3. Pyka says:

    Fantastike!!! I pergezoj krijuesit e kesaj fushate shuuuume te goditur!!!

    Gjithsesi, druhem se shqiptaret njohin vetem gjuhen e gjobave dhe jo kesi fushatash ndergjegjesuese.

  4. Treviso says:

    Nuk munde te vihen semafore kudo qe jane vizat e bardha por duhet respektuar rregullorja. Mesa pashe ne kete filmim, mendoj se duhet ndaluar trafiku ne qender te Tiranes se dhe po te zbatohet rregullorja nga shoferet bllokohet i gjithe trafiku i Tiranes.Duhet te behet nje studim i mire per ta rregulluar gjendjen e trafikut sidomos ne qender te sheshit Skenderbei.

  5. Xxxbox says:

    Ne jemi vk si popull ne pergjithsi me ose pa makin kshq ska per te pas sykses kjo si iniciativ (a mos ndoshta duhet nje iniciativ per… te respektuar radhen ne poste psh? etj etj)
    Un per vete i sapo kthyer ne shqiperi dhe “beja europjanin” duke respektua kembesorin, me goditen nga mbrapa. Qe ateher ciaooo

  6. lavirja e bulevardit says:

    Komplimente ideatoreve!

    Shume interesente dhe e goditur!

  7. toni says:

    Per mua kembesoret kane shume faj, I shkelin rregullat me shume se shoferet dhe per ta nuk ka gjoba, kjo e veshtireson me shume trafikun. Policat qorra as qe e marrin mundimin qe ti flasin kembesoreve qe kalojne rrugen vend e pa vend…, kaos nga te gjitha anet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje