Foto arkiv
Një sasi tritoli ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në një automjet tip Benz në lagjen ‘Gjeologu’ të qytetit të Bulqizës.
Mësohet se makina është në pronësi të shtetasit Ardian Duriçi.
Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të shumta materiale jo vetëm në makinë, por dhe në ndërtesën ku jetonte dhe familja e Duriçit.
Fatmirësisht nuk ka të plagosur.
Policia ka gjetur edhe pjesë të fitilit përcjellës të lëndës plasëse, tritol.
Një grup hetimor ka nisur hetimet ndërkohë që dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të ndarjes së Ardian Duriçit me bashkëshorten e tij.