Dëmi ekonomik që i është shkaktuar shtetit në fushën e koncensioneve llogaritet në 6.8 milionë euro. Shifra bëhet e ditur nga KLSH në përfundim të auditimit në Ministrinë e Energjitikës dhe Industrisë me objekt: “Mbi zbatimin e ligjshmërisë dhe rregullshmërisë ekonomiko-financiare për koncesionet në periudhën 01.10.2011 deri më 31.12.2012”. Sipas raportit të KLSH-së, gjatë kontrollit u konstatua një nivel i ulët i realizimit të investimeve për shumë nga koncesionet e dhëna. Për këtë mosrealizim në afatet e parashikuara sipas kontratave koncesionare, janë llogaritur penalitete në masën 10 % të vlerës së investimit të munguar, të cilat duhet të arkëtohen nga 10 shoqëri koncesionare në shumën 578 milion lekë. Gjithashtu raporti bën të ditur se nuk është përllogaritur, kontabilizuar dhe kërkuar nga Autoriteti Kontraktor detyrimi i dy shoqërive koncesionare në fushën e bakrit, gjithsej në shumën 253 milion lekë.
Nga auditimi, KLSH ka konstatuar një dëm ekonomik për 956 milionë lekë, ose afërsisht 6.8 milionë Euro, e konkretisht:
1. U konstatua një nivel i ulët i realizimit të investimeve për shumë nga koncesionet e dhëna. Për këtë mosrealizim në afatet e parashikuara sipas kontratave koncesionare, janë llogaritur penalitete në masën 10 % të vlerës së investimit të munguar, të cilat duhet të arkëtohen nga 10 shoqëri koncesionare në shumën 578 milion lekë.
2. Nuk është përllogaritur, kontabilizuar dhe kërkuar nga Autoriteti Kontraktor detyrimi i dy shoqërive koncesionare në fushën e bakrit, gjithsej në shumën 253 milion lekë.
3. Nga auditimi i monitorimit të kontratave për periudhën objekt auditimi, rezultoi mungesë e llogaritjes dhe e arkëtimit të penaliteteve në masën 0.005% të vlerës së investimit për çdo ditë vonesë, kjo në rastet e paraqitjes me vonesë të projekt zbatimit të kontratave koncesionare, për faj të koncesionarit, por që nga Autoriteti Kontraktor nuk janë marrë masa ndaj koncesionarëve për zbatimin e këtij kushti të kontratës dhe penalizimin e 13 shoqërive koncesionare, gjithsej në shumën 85 milion lekë.
4. Kompanitë koncesionare përkatëse nuk janë penalizuar për mosrealizim të prodhimit vjetor, sipas kushteve të kontratës. Nisur nga ky fakt, për mosrealizim të prodhimin vjetor, i parashikuar sipas kontratave koncesionare, janë llogaritur penalitete në shumën 39 milion lekë, gjithmonë referuar vetëm kontratave të audituara.
Nga auditimi, KLSH ka konstatuar gjithashtu një sërë problemesh të mprehta të zbatimit të kontratave koncesionare, sidomos:
a) Mungesa e rregjistrit të koncesioneve, i cili nuk është hartuar nga Autoriteti Kontraktor, në kundërshtim me ligjin nr.9663, datë 18.12.2006 “Për koncesionet”, i ndryshuar dhe VKM nr.27, datë 19.01.2007 “Për miratimin e rregullave të vlerësimit dhe të dhënies së koncesioneve”, i ndryshuar, Kreu VIII, pika 7.
b) Ulja e prodhimit vjetor të energjisë elektrike nga ana e koncesionarit, me miratimin e projektzbatimit të ndryshuar, në kundështim me legjislacionin në fuqi.
c) Vonesa jo vetëm nga koncesionarët (për të cilat llogariten penalitete për Koncesionarin), por dhe nga Autoriteti Kontraktor e vetë Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore. Një gjendje e tillë ka qenë shkak për fillimin me vonesë të punimeve në objektet koncesionare dhe në ndërtimin e hidrocentraleve, sipas afateve të parashikuara në kontrata.
d) Nga auditimi i dokumentacionit për monitorimin e zbatimit të kontratave koncesionare në ish Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore janë vërejtur problematika dhe konflikte të shoqërive koncesionare kryesisht për kuotat e veprave energjitike. Grupi i Oponencës Teknike Shtetërore dhe Grupi i Identifikimi të Projekteve Propozimeve (GIPP) në METE, në disa raste, përpara realizimit të proçedurave konkuruese, nuk kanë vlerësuar me korrektësi të gjitha detajet mbi analizën e rentabilitetit, fizibilitetit dhe të përshtatshmërisë teknike të projekteve të paraqitur, duke sjellë edhe konfliktet midis operatorëve ekonomikë.
e) Nga auditimi është konstatuar se kushtet e parashikuara në Kontratat Koncesiononare, për kërkesa apo probleme të së njëjtës natyrë, janë të ndryshme, duke i vënë koncesionarët në pozita të pabarabarta edhe pse procedurat e përzgjedhjes mbështeten në të njëjtën bazë ligjore. Në hartimin e disa kontratave nuk janë pasqyruar mendimet e Avokatit të Shtetit, duke mos parashikuar afate të paraqitjes së projektzbatimit për miratim nga Autoriteti Kontraktor, mungesë të Pagesës Koncesionare, të penaliteteve për mosrespektimin e afateve, apo nivel i ndryshëm penaliteti për shkelje të njëjta të kushteve të kontratës. Këto mangësi të kontratave krijojnë mundësinë që koncesionarët të mos vihen para përgjegjësisë e të mos penalizohen në rastet e mosrespektimit të kushteve të projektimit, realizimit dhe përfundimit të koncesionit në parametrat e projektuar, duke i favorizuar ata, krahasuar me interesat e Shtetit, që mbeten të pa mbrojtura dhe, siç ka rezultuar, të rrezikuara nga papërgjegjshmëria e këtyre operatorëve ekonomikë.
g) Koncesionarët nuk paraqesin informacion mbi realizimin e investimeve në vlerë, mungojnë situacionet për punimet e realizuara, faturat tatimore e doganore, nuk paraqiten bilancet e shoqërive koncesionare për aktivitetin vjetor, etj. Mungojnë procesverbalet e fillimit të punimeve, procesverbalet e mbikëqyrësit për punimet e kryera, etj. Mungesa e dokumentacionit ka bërë të pamundur vlerësimin real të investimeve të kryera, duke sjellë edhe pamundësinë e llogaritjes së penaliteteve nga Autoriteti Kontraktor.
l) Nga auditimi i kryer në monitorimin e kontratave koncesionare janë konstatuar raste të transferimit të aksioneve deri në masën 100% (edhe menjëherë pas lidhjes së kontratës koncesionare) duke ruajtur vetëm emrin e shoqërisë koncesionare të krijuar mbas lidhjes së kontratës koncesionare me fituesin, dhe duke i lënë formalisht të drejtat e detyrimet kësaj të fundit, në cënim të plotësimit të marrëdhënieve kontraktuale dypalëshe. Raste të tilla kompromentojnë marrëveshjet koncesionare dhe marrëdhëniet me Shtetin, lidhur me përgjegjësitë e koncesionarit gjatë gjithë kohës së koncesionit.
ll) Nga auditimi i dokumentacionit rezulton se për vitet 2011 dhe 2012, vetëm për një numër shumë të vogël të HEC-eve të futur në prodhim, është kryer testimi në prani të përfaqësuesve të Autoritetit Kontraktor dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Prania e Autoritetit Kontraktor në testimin e veprave është e domosdoshme për të saktësuar respektimin e kushteve të kontratës të cilat janë të pandryshueshme si, fuqia e instaluar dhe prodhimi vjetor i energjisë, pa lënë mënjanë kushtet e tjera që kanë të bëjnë me vlerën e investimit të realizuar, makineritë e pajisjet e vëna në punë, etj.
Keto jane qesharake,demet jane shuuuume here me te medha.
Me te vertet qe demet jane shume me te medha se keto qe jane paraqitur po nuk mjaftojn vetem ti nxjerrim po shpallni fajtor pergjegjesit per keto se kto jane lek te vjedhura.
Asnje lek nuk osht vjedhe, jon te gjitha ne rregull.
O miranda e shef ti ca eshte bo apo jo??? shif i her mir shife se leqe dalin leket manget po as nje projekt nuk eshte realizu sipas kushteve, si per kohe e si per cilesi punimesh e si per pages detyrimesh, shikoje se eshte raport nuk eshte intervist kjo.
RINIJA SHQIPETARE E ‘PERDHUNUAR’ NE GJUME
Kush nuk mbeshtet nismen:’KU JANE PARATE E SHQIèETAREVE E PASURIJA E SHQIPERISE PER 22 VJET’o nuk eshte shqipetar o eshte idjot i lindur o bastard politikan.Tere rinija ne rrjetet e informacionit te kerkoje:
URGJENT SEANCE DEGJIMORE DIREKT NE TELEVIZION ME DY KRERET E BANKES SE SHQIPERISE E PROKURORISE.Po qe se nuk jane te inkriminuar si istitucione te pa varura ti thone POPULLIT ku kane perfunduar parate e pasurite e POPULLIT e kush do shkoje ne gijotine ne emer te POPULLIT.
rini mos prit Bota seshte me e jote,del nga kllapija e rehatija 5 vjet avdes apo iniversitet e 50 vjet VDES.
pse 22 vjet dhe jo 70 vjet?
Mban njeri pergjegjesi per keto apo?