Një ngjarje e rëndë u shënua në aksin rrugor Gramsh- Moglicë. Shembjet e dheut kanë shkaktuar tre punonjës të rrugës.
Burime nga policia thanë se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, kur punëtorët kanë qenë duke punuar për ndërtimin e rrugës.
Sipas informacioneve që vinë nga policia, është bërë e mundur dhe identifikimi i viktimave, përkatësisht; Sokol Elmazi, 33 vjeç dhe Oltjon Kola 21 vjeç, dhe inxhinieri i firmës, një shtetas italian.
Të tre punëtorët, të specializuar për ndërhyrje në masive shkëmbore ishin duke punuar për ndërtimin e rrugës Gramsh-Moglicë, në vendin e quajtur ‘Molla e Grabovës’, ku ndodhi dhe ngjarja.
Si pasojë e reshjeve të shumta, ka ndodhur dhe shembja.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu që kanë nisur hetimet.
Ngushellime familjeve.Ngjarje e rende