(E PERDITESUAR)- Dy vrasje u shënuan pasditen e së mërkurës, një në Elbasan dhe një në Dibër.
Në Elbasan është qëlluar për vdekje Arben Çeta, person me precedentë penalë.
Ai ka qenë i dënuar për një vrasje në vitin ‘98 dhe ka kryer 13 vite burg për këtë krim.
41 –vjeçari ka vrarë më armë zjarri Astrit Stambollxhiun, të dashurin e motrës së tij, duke mos pranuar lidhjen e tyre.
Ai u lirua nga qelitë në vitin 2011. Por Çeta mbeti një element për policinë.
Në 3 shtator 2013 ai u arrestua për vjedhje. Gjykata e Faktit në Elbasan në 4 shtator 2013, me vendim numër 536, rrëzoi kërkesën e Prokurorisë për ta lënë në arrest në burg dhe vendos masën detyrim paraqitje.
Prokuroria e apeloi vendimin e Shkallës së Parë. Në 26 nëntor 2013, Gjykata e Apelit në Durrës ndryshoi masën e sigurisë dhe vendosi arrest me burg për Çetën.
Policia e kishte shpallur në kërkim që prej asaj date dhe kishte organizuar disa operacione për ndalimin e tij, por pa sukses.
Burime policore thonë se 41-vjeçari dyshohet të jetë qëlluar për vdekje, në shenjë hakmarrje.
Ndërsa vrasja tjetër u shënua në fshatin Lurë të Dibrës.
Policia bën me dije se viktima është Shpendi Skana, 34 vjeç, ndërsa ka mbetur i plagosur Ndriçim Çuku 33 vjeç. Ky i fundit rrezikon jetën.
Nga hetimet paraprake ngjarja mendohet të ketë ndodhur pas një sherri të çastit, ku autori i ngjarjes mendohet të ketë qenë nën efektin e alkoolit.
Ndriçim Çuku ka ndërhyre për të ndarë autorin me viktimën, por ka mbetur i plagosur.
Ndërkohë policia e Dibrës ka identifikuar si autor të vrasjes dhe plagosjes shtetasin Ilir Rajta, i cili është shpallur në kërkim pasi është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Sali qeni e krijoi kete gjendje, shoke!
Natyrisht qe gjykatat kane faji te rene deri kriminal, por ketu problemi kryesor eshte se ne si shoqeri kemi nje te mete qe nuk jemi korrekt me njeri tjeterin, megjithese njerit mund ti besh nder dhe ti japesh lek hua dhe ai jo vetem nuk ti kthen por edhe te tall ne menyren me te poshter,ka te tjere qe marrin femrat shqiptare dhe i nxjerrin rrugeve te europes duke i mashtruar etj.etj. Nuk di se cmund te bente nje qytetar i ndershem ne rrethana te tilla, por ne arsyetimin tim vrasje pa shkak nuk behen,vrasje si me thene per ” sport” nuk behen,padrejtesia qe mund ti jete bere nje personi qe kthehet ne vrases eshte e asaj shkalle sa ndoshta nuk ka rruge tjeter,sepse policia dhe drejtesia nuk u paraprijne vrasjeve, por “mburren” kur kapin vrasesin. Une psh.mund te them se X person coi dokumentat per legalizim te nje shtepie qe nuk ishte e tij per legalizim,pagoi dhe tarifen e saj,nderkohe qe pronaret e saj ishin familjarisht ne Angli, e me pas e shiti si me thene per pese lek, merret me mend se si u zgjidh konflikti,por problemi eshte kush ishte shkaketari?Dhe vrasje do kete per aq kohe sa neve si shoqeri te ndergjegjesohemi per ndershmerin ne marrdheniet me njeri tjeterin e te behemi qytetar.Keto veprime jane vetgjyqesi per shkak te mos veprimit te policise dhe gjykatave.
NUK E KUPTOJ CFARE PO NDODH NE SHQIPERI…
SA BURGAXHINJ DHE KRIMINELA DUHEN TE LIROHEN NGA BURGU NGA GJYQTARET TANE TE KORRUPTUAR, QE TE REFORMOHET KJO PSEUDO DREJTESI.
MERRINI KETA GJYQTARE DHE RRASINI NE BURG.
Pyesni Zigur Qarrin dhe do ju shpjegoje qe nuk eshte faji i atyre qe vrane dhe i gjykatave por i Greqise.
Dhen gamiese malaga
e meritoi denimin vedgjygjsia e ndan pragun nga oxhaku,fjale e urte.
Nuk jane krime nga duart e kriminleve, por krime nga duart e Gjykatesve dhe te Prokuroreve! Si nuk guxojne keto Shqiptaret te mendojne sic duhet?! Nese nuk te denon drejtesia te vret vetegjygjesia, kob po mbjell kjo drejtesi e ndyre, nuk kane ku shkojne keta gjykates e prokurore, gjaku shqiptarve derdhur lume prej tyre, kafsheri ky vend, shko mer daje kercitja plumbin atij qe e meriton i pari me pas ketij qe e ka me hak denimin sa kohe drejtesia i mori parate dhe e shiti gjakun e te afermit tuaj, duhen denuar te gjithe gjykatesit dhe prokuroret qe kane lene kriminele me vrasje te bejne nga 10 vite burg, ata duhet te kalben ne burgje ose ne te kundert Shqiptaret tja nisin hakmarrjes nga punonjesit e drejtesise, ata jane fajtore te krimeve ne Shqiperi…tmerr tmerr o popull sju a ka fajin krimineli qe ju vert te afermin, por kryekriminelet e drejtesise qe i vrasin te afermit tuaj per se dyti e perjetesisht duke i lene te lire. Kriminelet tane jane ne Drejtesi….
Mjafte me,ka nje moment qe duhet thene mjaft,bile ka kaluar koha,kjo mazhorance te dali nga letargjija dhe te veproj sa me shpejt,sistemi drejtesise me ne krye Nishanin eshte I smure rende,duhen masa radikale.
e mo Zikeeeeeeeeeeeeeeeee,me keta jihadiste kerkon te futesh ne Evrope………….?????
ptuuuuuuuuuuuu,sikter milet………….
Pune shqiptaresh gjelle qensh