Rasti i Elbasanit/ Tahiri: Presidenti nuk po reagon, ne do vazhdojmë denoncimin

1 Maj 2014, 09:58Kronika TEMA

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri flet për Top Channel, duke komentuar vrasjen e një të kërkuari në Elbasan. Ai ishte liruar nga Gjykata e Elbasanit, pasi ishte arrestuar për vjedhje, ndërkohë që kishte precedentë penalë për vrasje

 

Ditë më parë ju i keni dërguar zotit Nishani një letër ku i rendisni të paktën 100 dosje me vendime gjykatash. A ishte rasti në fjalë në këtë dosje që ju i dorëzuat Presidentit Nishani?

Do të doja ta shmangia përgjigjen në rastin konkret, pasi në vlerësimit tonë, duke respektuar institucionin e Presidentit, por mbi të gjitha duke gjykuar se debati mbi vendimet e gjykatave mund të jetë një çështje private. Kemi vlerësuar që një debat publik i shëndoshë lidhur me vendime gjykatash, ku ka edhe vendime absurde, jashtë çdo logjike ligjore, i shërben shoqërisë. Dua t’i shmangem përgjigjes konkrete sepse jemi përsëri përballë fabulës së riciklimit të kriminalitetit. Jo rrallë ndodh që vendime gjykatash e hedhin poshtë punën e policisë dhe gjendemi sërish përballë situatave si kjo e sotmja, ku vendime gjykatash kthehen gati në vendime ekzekutimi për jetë njerëzish.

Duke marrë shkas edhe nga kjo ngjarje, a keni marrë ju një përgjigje për letrën që i keni drejtuar Presidentit?

Jo, nuk kam marrë përgjigje. Është e rëndësishme që institucionet të vihen në lëvizje për të pasur një ritëm në luftën kundër krimit. Është shumë e nevojshme që të kemi të njëjtin angazhim bashkë me publikun dhe mbi të gjitha të njëjtin ritëm mbi këtë kuadër. Ministria e Drejtësisë ka dhënë sinjale pozitive, në rastin e gjyqtarit të Kavajës ishte rasti i parë që u adresova Presidentit të Republikës, por pas kësaj ka pasur edhe 2 raste të tjera, që kanë qenë shumë më të zgjeruara dhe kjo do të kthehet në praktikë të ministrisë. Nuk është policia diga e parë dhe e vetme në luftën kundër krimit. Kush e drejton gishtin ndaj policisë, bën gabimin e madh që fsheh për sytë e publikut përgjegjësinë që kanë edhe aktorët e tjerë.

A mendoni se duhet një reagim i shpejtë i KLD-së, por edhe i Prokurorisë tashmë që kemi një rast konkret?

Konkret ishte edhe vrasja e 2 shtetasve në të dalë të Tiranës dhe ishte një rast mjaft i rëndë, pasi Gjykata e Apelit i kishte liruar edhe pse bëhej fjalë me persona me karrierë të theksuar kriminale. Inkurajoj institucionet të bëjnë detyrën, por kjo nuk mjafton, duhet një debat i shëndoshë që na vë shoqërisht në reflektim, lidhur me sa të përgatitur jemi për të drejtuar gishtin te plagët e drejtësisë penale, pa përjashtuar policinë. Një përgjigje e shpejtë që të vjen për rastin e sotëm është nëse do të ishte në burg ky person, atëherë nuk do të ishte vrarë, por kjo përsëri e redukton problemin, duhet një debat shumë më i shëndoshë në shoqëri.

A keni një listë të dytë në adresë të Presidentit Nishani?

Kam urdhëruar që strukturat e policisë në qarqe të bëjnë këtë shqyrtim dhe këtë ndjekje mbi baza mujore. Do të përpiqem që t’i bëj të ditur publikut, por edhe ministrit të Drejtësisë edhe Presidentit të Republikës për vendime, të cilat në konsideratën tonë janë liberale dhe shkojnë pastaj në absurde. E theksoj liberale, pasi vendimi në një situatë të caktuar mund të mos jetë tërësisht i paligjshëm, por liberal deri në pikën sa të lërë një kriminel jashtë, kjo ndodh shpesh. Ne do të vazhdojmë ta ndjekim këtë si praktikë pasi besojmë se sensibilizimi publik është presioni më i mirë për të detyruar institucionet të vihen në të njëjtën llogore. Me gjithë respektin që kam për institucionin e Presidentit të Republikës, KLD-në dhe për sistemin gjyqësor besoj që e përmbushim respektin ndaj njëri- tjetrit duke u vënë në mënyrë reciproke në kushtet e punës për t’i dhënë vendit më shumë drejtësi dhe luftë efikase ndaj kriminalitetit, në mënyrë që drejtësia të mos jetë vetëm për disa.

10 komente në “Rasti i Elbasanit/ Tahiri: Presidenti nuk po reagon, ne do vazhdojmë denoncimin”

  1. doda says:

    Puna e Policise se Shtetit duhet mbeshtetur nga Sistemi i Drejtësisë, pasi ka shume raste te tilla qe polica ben arestimet dhe kriminelet lirohen ne shume pak kohe.

    1. Pilo Lala says:

      Jam kurioz si vazhdon ai rasti i ekstradimit ne Itali te Qimes, qe e gjykon Fatmira Hajdari.

  2. Treviso says:

    Ne kohen e drejtimit te shtetit nga skuadra mafjoze kane funksionuar dy struktura paralele te drejtesise. Drejtesia e qeverise mafjoze dhe ligjet e Leke Dukagjinit.
    Keto proçese perpara kalonin tek drejtesia mafjoze dhe pasi shfrytezoheshin mire kalonin tek ligjet e Leke Dukagjinit. Kjo loje po vazhdon akoma, dhe do te vazhdoje derisa kupola e shtetit te mos prishet.

  3. muhamet dema says:

    perseri polici me emrin evertet muhamet dema ne qarkun e tiranes ku jam ne pune sigjithmon replika me ket ministrin ton tashme qesharak clidhje paska persidenti me ruajtjen erendit dhe qetsis puplike ai esht persident dhe jo ministeri ibrendshem je tiai qeduhet tembajsh pergjegjsin pergjithcka qe ndodhe persaiperket vrasjeve grabitjeve perdhunimeve minimeve persututcjonit mashtrimeve gjobvenjeve eshum eshum gjerave tetjera qe policija eshtetit duhet tiket nen kontroll tevazhdushem dhe tigodas ne cdo momente kur keta ngrehin koke clidhje ka pesidenti mekete pune por memir shprehu hapur shoku sajmir sejeni tekapur nga krimi dhe sjulen teconi kok se ne drejtimin e policis keni emruar njerz tepa afte dhe komisonjer te rilindjes edhe policet ethjesht qeikeni marre keto kohet efundit fryhen sipuna ejote sajmiro jemi rilindja turp tekeni qeme keta drejtus dhe polic qekeni dota shkatrrono shqiprin eshkret une si punojs policije tebej thirrje qe lereni kete post kaq terendesishem nje njeriu te qet si puna e pandeli mojkos ose ben blushit ka tetjer sate duash teka ikur cdo autoritet dhe je thjesht nje kalama dhe tegjith tetherrasin sajmir mut tahiri

    1. Pilo Lala says:

      Presidenti dhe KLD shqyrton Gjykatesit per vendimet qe kane marre. Ky hajduti e krimineli u lirua, dhe vajti vrau perseri ne Elbasan.
      Ne Amerike te e kalojne ne vrime te gjilperes Gjykatesin kur ai fal nje kriminel, dhe pastaj Krimineli del ne rruge dhe ben krim tjeter.
      Prandaj kerkon Ministri Tahiri te largohen Gjykatesit e Sales. Ata mbeshtesin krimin, dhe mbushin xhepat.

    2. sokol says:

      Ti qenke tamam polic ti sditke as me shkrujt mor I shkrete pa pika e presje do me dhene dhe mend….

  4. taku says:

    Ministri i Brendshem… bene mire te komunikoje me Kryeministrin(akoma e perdorim kete fjale ne gegrisht,se kokaeministrit do te ishte ne toskerishten e …) per shqetesimet dhe problemet,ne pozicionin e tije te Qeverise.Ky i fundit duhet te komunikonte si institucion me institucionin e presidentit. Problemi eshte se nuk e njohin,nuk duan t’a njohin dhe nuk duan ta pranojne Presidentin…,sepse bejne sikur nuk njohin nocionet shtet dhe qeveri…,ne fakt ky eshte problemi.
    Kur Ministri i Brendeshem perdoret ne kete menyre,si gure per te goditur nje institucion si Presidenti apo institucionin e Ministrit te Drejtesise,qe eshte brenda Qeverise dhe me tej Prokurorine,tregon se o perdoret keq,o i pelqen te ngateroje poziten e tije per t’ju shmangur mangesive ne digasterin qe drejton.
    Ne se strukturat e sherbimit te policise se shtetitit(apo te qeverise)drejtohen me profesionalizem,punojne me inteligjence dhe perkushtim,kuptohet fare mire se s’ka cfare te beje as Prokuroria dhe as Gjykata kur veprimet kryhen konforme ligjeve.
    Ministri i Brendeshem te rise kualitetin ne dikasterin qe drejton dhe jo te ankohet per punen ne dikasteret e tjere.
    Kemi nevoje te jetojme te qete dhe ne paqe.
    Ministri te na sherbeje (te kuptoje mire fjalen minister se c’do te thote)dhe jo te drejtoje.Per drejtim ai ka drejtoret perkates.Le ta shohe me qetesi pozicionin e tije mbase pelqen te ndroje rolin.Ka politikane te mire te cilet dine edhe te sherbejne mire.

  5. arsen says:

    Z. Minister!
    Forco besimin ne popull! Lere Presidentin!
    Vendos ne sherbim polici civile dhe spiune qe te ruajne gjith te skeduarit!
    Nxir ne rruget e qytetit oficeret per rrypa te verdhe e grada neper xhaketa!
    Fillo nga me elementaret: Parkimet dyshe, makinat me letra “shitet”, me zenien e rrugeve te biçikletave, me tabelat e shenjat e trafikut te rrugeve, ndiko tek njerzit (qe megjithse e dine) shkelin Ligjin duke “u hap bythesh”!
    Presidentin mund ta shkarkoni me 71 vota. Mos cakto afate! Ligji eshte ne fuqi dhe nuk percakton AFATE!
    Mos prisni Qershorin e pastaj te filloni raprezalje! Ose te ulni koken e te mendoni per xhepat tuj …ne te kunderten e mospranimit si Kandidat per BE

  6. Rukja says:

    Perse zoti misister(i thenshin) nuk kerkon llogari vartesve te tije…..jam dakort nje gjykates i dha arrest shtepije,dhe nje tjeter e rezoi,fundja kjo eshte per gjyqsorin.Po policia cfare beri vete tjetri parkon makinen ne qender te lagjes del si cub,pa e ca koken per policet,vjen hasmi e vrete ne makine,pak i thoni kesaj,aj mo ta kishin vrare diku ne ndonje mal,apo periferi ajde mo,nuk hariti policia,po brenda ne qytet,levizin dy lloje kriminesh,viktima ne kerkim,dhe autoret me kallash,ajde polici ajde,ku ishte policia kriminale e reformuar e zotit minister……Gjithmon sa here qe deshton policia kerkone dege te kapet…dhe ne kete raste faji eshte i gjyqesorit…Po te jete per mua e shkri policine e qarkut Elbasan,kjo eshte e pa falshme.

  7. Daniel says:

    Ha ha ha.Zoti Muhamet Dema.Nga menyra e te shkruajturit dhe mendimit je komplet polic.Me kujton policin te filmi “Koncert ne vitin 1936”.Mendoj para 23 Qershorit duhet te kesh qene shef rendi se i ploteson te gjitha kushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje