Totozani: 1 Maji, ditë reflektimi për shoqërinë

1 Maj 2014, 11:56Kronika TEMA

Avokati i Popullit, Igli Totozani, në një mesazh për 1 Majin shprehet se kjo është një ditë pushimi, por jo ditë feste.

“Është më së paku  një ditë reflektimi për shoqërinë tonë dhe për të gjithë ata vendimarrës të cilët në një mënyrë, apo një tjetër janë të lidhur me të drejtat e punëtorëve”, thekson Totozani.

Sipas tij, “është rasti të mendojmë për punësimin, për hapjen e vendeve të reja të punës që do të mund t’i japë më parë se frymarrjen ekonomisë sonë, shpresën për një jetë më të mirë qytetarëve tanë. Është pra koha të përkrahim cdo nismë, e cila do të synojë të reduktojë këtë plagë që rëndon sot mbi shumë qytetarë tanë”.

“Mos harrojmë, një qytetar i papunë është sot një familje që ka humbur shpresën dhe një familje e pa shpresë është një shoqëri pa të ardhme. Por, sot është gjithashtu dita kur mendimi dhe vullneti ynë duhet të drejtohet tek mbrojtja e marrëdhënies shoqërore të punës. Është sfidë hapja e vendeve të reja të punës, por më shumë se kaq mbetet sfidë mbrojtja e kësaj marrëdhënie për të gjithë ata qytetarë, të cilët e kanë një të tillë. Për këtë lipset zbatimi me rigorozitet i legjislacionit dhe të gjithë atyre mekanizmave dhe instrumenteve, të cilët mbrojnë punëmarrësit tanë nga cdo dhunim i të drejtave të tyre të parashikuara deri në nivel kushtetues. Askush nuk qëndron mbi ligjin dhe askush nuk duhet të ndjehet i lirë në shkeljen e parimeve të tillë universalisht të mbrojtur sic është siguria juridike. Askush nuk meriton ta humbë një punë për shkaqe që nuk kanë lidhje me performancën e tij. Dhe kjo vlen për cdo qytetar, kudo ku punon, në administratë, në ndërtim, në minierë”, shprehet Totozani.

Në vijim ai shton “qytetarët tanë, si çdo qytetar europian meritojnë të gëzojnë një jetë të parashikueshme pra një të ardhme personale dhe familjare sa më të sigurtë”.

4 komente në “Totozani: 1 Maji, ditë reflektimi për shoqërinë”

  1. Per ne @Tepelene says:

    Po mire poe jema e keti Totzanit, Drita Totzani ish pedagoge ne fakultetin e mjekesise edhe pararelle te Universiteti Vitrina ne lenden Anatomi, na bente propagand per te ftuar ata qe skishn kaluar ne shtet per Mjekesi te regjistroheshin tek ky kampus filo Turk i Valashjarve. Edhe ky na flet per shoqerin…….kur e jema e tije ka ber bujen per kampusin Viktrime…yyyyyyy

  2. Adem says:

    Igli, e mbylle projektin me BE ? Ta pranuan raportin financiar ?

  3. femine says:

    1 Maji ne Austri eshte dite demostracioni.kurse ne Shqiperi shkon cdo gje
    me mire se kudo.

  4. Oketo says:

    Ca njerezish qe jeni qe merreni me familjen e Avokatit ! Ai dhe prinderit e tij jane njerez te nderuar . Une kam qene student i Znj.Drita, ajo shquhet per profesionalizem dhe korrektesi !
    Shqiptaret jane te tille nuk lene njeri pa i vene nje vegje !!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje